Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, ndodhet në Bashkinë e Tropojës i shoqëruar me një grup ekspertësh të institucionit. Në kuadër të Ditëve të Hapura, Avokati i Popullit zhvillon inspektime në institucione ku orfohen shërbime për qytetarët, si dhe regjistron dhe ndjek ankesat e tyre apo problemet që hasin në ofrimin e shërbimeve nga ana e administratës publike, si nga pushteti qendror e ai vendor.
Avokati i Popullit z. Igli Totozani, ndoqi me shqetësim ankesat e familjarëve, të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike, që nuk i kalon 4.000-5.000 lekë të reja në muaj. Ata i thanë z. Totozani se pavarësisht nivelit shumë të ulët të pagesave të ndihmës ekonomike Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ua mban paratë e faturave të energjisë elektrike nga kjo asistence. Ndërsa në rastet kur këto familje duan të lidhin kontrata të reja me OSHEE-në, ato duhet të paguajnë tarifën prej 18 mijë lekësh të reja.
Avokati i Popullit tha se ndihma ekonomike jepet nga shteti për mbijetesën e këtyre familjeve, ndonëse 5.300 lekë të reja në muaj janë krejtësisht të pamjaftueshme për të garantuar një jetë normale dhe dinjitoze. Ndaj z. Totozani siguroi se do të vazhdojë të insistojë për deklarimin e minimumit jetik në Shqipëri, gjë që do të përcaktonte koston reale që i duhet një familje për të jetuar. Z. Totozani u shpreh se është e pamundur për këto familje, që mbijetojnë me 5.300 lekë të reja në muaj, për invalidët e punës apo personat e tjerë me aftësi të kufizuar, që të paguajnë faturat e dritave dhe të ujit, apo shërbimet e shtrenjta që ofron OSHEE si në rastin e hapjes së kontratave të reja. Këto janë detyrime që cdo shtet social ka ndaj shtresës më vulnerabël të shoqërisë.
Në Bashkinë e Tropojës aktualisht janë 2438 familje, që trajtohen me ndihmë ekonomike, nga të cilat 911 familje kanë persona me aftësi të kufizuar. Investimet për këtë vit janë zero, ndërkohë që papunësia mbetet tepër e lartë dhe nuk ka asnjë program për nxitjen e punësimit. Shqetësim për banorët mbetet edhe furnizimi me ujë të pijshëm.
Në Bashkinë e Tropojës numërohen 179 familje të pastreha. Vetëm 10 familje kanë përfituar trajtime me kredi lehtësuese, ku e fundit është dhënë në vitin 2012. Por edhe nëse do të kishte ndonjë program për strehimin me kredi të buta, z. Totozani konstaton se familjet e varfra përjashtohen nga kjo skemë strehimi, pasi nuk kanë aftësi likujduese për kreditë.
?Është fatkeqësi për këta banorë, të cilët jetojnë në varfëri të tejskajshme në një mjedis kaq të pasur me bukuri dhe burime natyrore?, tha Avokati i Popullit z. Igli Totozani, duke i drejtuar një apel hartuesve të politikave zhvillimore që të rivitalizojnë këto qytete të lëna në harresë, që vazhdojnë të braktisen masivisht, për shkak të mungesës së burimeve të jetesës dhe mungesës së të ardhmes.
Një përfaqësuese e shoqërisë civile në këtë zonë, paraqiti pranë Avokatit të Popullit një ankesë kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë, në mënyrë që të mos shkatërrohen këto pasuri natyrore dhe ekosistemi mjaft i pasur që ekziston aty, por të ndiqen politika zhvilluese dhe subvencionuese për investime në fushën e turizmit, ato agro-ushqimore apo bimëve medicinale. Nga ana e tij Avokati i Popullit vlerësoi angazhimin e shoqërisë civile në fushën e mbrojtjes së mjedisit.
Një tjetër shqetësim mbetet mungesa e fondeve nga ana e Bashkisë së Tropojës për ekzekutimin e vendimeve të gjykatave për indeksimin e pagesës për personat me aftësi të kufizuar.
Avokati i Popullit z. Igli Totozani, në një takim me Kryetarin e Bashkisë së Tropojës z. Besnik Dushaj, diskutoi me shqetësim mbi këto çështje dhe problematika me të cilat hasen qytetarët e kësaj zone. Ndërsa, ekspertët e Avokatit të Popullit zhvilluan edhe një inspektim në mjediset e paraburgimit të Tropojës.
Në vitet 1991-1992, kur Shqipëria ishte si ai njeriu që ka d...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka qenë sot i pranishëm në ...
Policia e Kavajës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kë...
Me urdhër të prokurorisë së Kukësit është shpallur në kërkim...
Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj Erion Veliaj, po përpiq...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka akuzuar k...
A do të ketë ndonjë ditë ndonjë strategji muzeale si duhet k...
PD-ja në gati tre vite drejtim nga Lulzim Basha ende nuk ka ...
Një shtetas 22-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasani...
Vendi im është i tëri një ankth i bukur që s’ka të sosur. Nj...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, duket se ...
Prap skandal korrupsioni në Lushnje. Pas drejtoreshës së Ars...
Kryesia e Partisë Socialiste publikoi listën e kandidatëve s...
Pas publikimit të formularëve të dekriminalizimit, në radhët...
Ditët e fundit ka nisur një fushatë nëpër degët e PD për fir...
Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Ha...
Xhovani Falkone dhe Paolo Borselino ishin lindur në Siçili, ...
Petrit Vasili, deputet dhe nënkryetar i Lëvizjes Socialiste ...
Një ngjarje e pazankontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në emis...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle i ka ko...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...