Ana më e errët e skandalit me pajisjen e përgjimeve, ajo Soros-Renzi
*Nga Kastriot MYFTARAJ Si shpjegohet që Ministria e Punëve t...
Partia Demokratike ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, se është i zhytur në krim.
Përmes një deklarate për shtyp, kreu i rendit dhe sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj, tha se një seri ngjarjesh kanë dëshmuar se Shqipëria ka pasur në krye të rendit që prej shtatorit të vitit 2013 një ministër të inkriminuar, por kryeministri Rama vazhdon ta mbajë Saimir Tahirin.
Alibeaj ka renditur skandalet në këto tre vite, të cilat sipas tij janë të lidhura me Tahirin.
Deklarata e PD
Pse Edi Rama vazhdon ta mbajë akoma Sajmir Tahirin?
Çfarë di Saimir Tahiri për Edi Ramën që nuk e shkarkon dot edhe pse ai është i faktuar botërisht si garanti i bandave më te rrezikshme të trafikut të drogës dhe krimit jo vetëm në Shqipëri por në Ballkan e më gjerë?
Vetëm një kryeministër i kapur do të sfidonte qytetarët e tij, partnerët europiane dhe amerikanë duke mbajtur në krye të rendit një njeri të implikuar e të inkriminuar deri në fyt si Saimir Tahiri.
Një seri ngjarjesh kanë dëshmuar se Shqipëria ka pasur në krye të rendit që prej shtatorit të vitit 2013 një ministër të inkriminuar, ndërlidhësin e trafiqeve të drogës e shumë krimeve të tjera. Banditët më në zë të vendit nuk kanë pasur thjesht një pikë kyçe në polici, një lidhje politike diku, por kanë pasur drejtpërdrejt në dispozicion ministrin e Brendshëm.
E nisi me një fushatë selektive e klienteliste për lojërat e fatit, ku lulëzuan miqtë e tij e u fundosën të tjerët, një krekosje korruptive e Tahirit që la pas dhe një viktimë, një mikun e tij të afërt për të cilin ai ka përgjegjësi siç ia kanë bërë të ditur dhe familjarët.
Projekti i madh i Tahirit ishte krijimi i një hambari të madh droge të pahasur më parë në vend, dhe ai organizoi gjithë infrastrukturën për këtë. Nën drejtimin e tij mbarë territori u mboll me kanabis. Pas çdo kodre me drogë është nje pakt 30 përqindësh i bandave me Tahirin. Tahiri ka një grusht njerezish koordinatorë të mbjelljes, rritjes dhe shitjes së drogës, mes tyre spikasin Habilajt, banda e Shullazit, dhe siç u evidentua Balili i Sarandës.
Kur Partia Demokratike e denoncoi në vitin 2014 emërimin e trafikantit të njohur në krye të transporteve në rajonin e Sarandës, qeveria e mbrojti dhe Tahiri u kujdes ti jepte dhe më shumë pushtet e paprekshmëri.
Kur doli se makinën private të ministrit të Brendshëm e përdornin Habilajt dhe s?kish polic ti ndalonte, Tahiri u zgjeroi atyre territorin.
Sa më shumë denoncohej lidhja e tij me Shullazin, aq më shumë ky i fundit rendonte krimet, vrasjet, gjobveniet, aq më i paprekshëm bëhej.
Shullazi u kap me policin e Tahirit në shërbim të tij, u kap duke kaluar makinën e blinduar në doganë pa kontroll, u kap në përplasje me armë, dhe në të gjitha rastet doli i pastër. Praktikisht, kupola e ministrisë dhe e policisë ishte zhvendosur në rrugën e Kavajës, në rezidencën e Shullazit.
Dhe kur u ndalua pas kërcënimit që i bëri kandidatit për rektor, Tahiri foli vetë me Shullazin përmes nëndrejtorit të policisë së Tiranës dhe e garantoi se do jetë thjesht një shëtitje, pa e ditur se prokuroria kishte punuar prej muajsh për gjetjen e provave për dhjetra krime.
Tahiri është shërbëtor i zellshëm dhe i qendron paktit me krimin. Kur goditen linja të trafikut nga shërbimet partnere ai shfajësohet se nuk ka dijeni, nuk e kanë prej tij. Ai i vuri shkrepsen provave të drogës në laborator për të fshirë gjurmët e bashkëpunetorëve.
Me Tahirin në krye, u ngrit impianti më i madh i kokainës në Ballkan, në Xibrakë të Elbasanit, impiant që dhe sot do te ishte në punë nëse nuk do zbulohej nga policia gjermane.
Kreret e policisë me të cilët ai drejton, janë të gjithë një hartë interesash kriminale, të promovuar në postet kyçe nga Shullazi, prej besnikërisë që kanë treguar ndaj tij. Partia Demokratike i ka denoncuar me emra dhe me fakte dhe do të vazhdojë ta denoncojë në ditet në vijim kupolën e narkotrafikut në Policinë e Shtetit.
Janë këta më të besuarit e Tahirit, të cilët prishin provat në vendngjarje, zhdukin armë e telefona që janë dëshmi e lidhjeve me krimin dhe dëshmi e krimeve të mëparshme.
Saimir Tahiri e pranoi vetë se kishte bërë biseda private në zyrë e në plazh me Bamin e akuzuar si vrasës me pagesë. Pra, ministri i Brendshëm ishte ulur me të si përfaqësues i njerës prej bandave. Janë disa vrasje pa autor sot, sepse autorët i njeh dhe i di Saimir Tahiri, kanë mbrojtjen e tij.
Sa kohë të jetë Ministër i Brendshëm i vendit Saimir Tahiri, bandat janë në pushtet, droga leviz ngado, krimet kanë licensë. Tahiri duhet të largohet menjëherë, ai është turpi i shqiptarëve, dhe shfytyrimi më kriminal i ndonjë ministri të Brendshëm në 25 vite.
*Nga Kastriot MYFTARAJ Si shpjegohet që Ministria e Punëve t...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, shkruan se mediat ...
Detaje te reja kane dale pas publikimit te videoskandalit te...
Blutë e kryeqytetit kanë arrestuar dy biznesmenë me akuzën p...
Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas të shpallur në kër...
Sa më shumë që po ofrohet koha e nisjes së protestës, aq më ...
Bashkia e Tiranës na sjell çdo ditë nga një surprizë të re n...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka filluar një betejë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka diskutuar më...
Ky Parlament do te mbahet mend per shume gjera. Do te mbahet...
Policia shqiptare ka pranuar pranine e nje pajisjeje pergjim...
1. Shukriu pas mbrojtjes qe i beri Ulusi Manja deputeti ish ...
Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për dh...
Policia e Vlorës ka arrestuar një person të shpallur në kërk...
Zv.kryeministri Niko Peleshi ka zhvilluar një takim me struk...
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko në një deklarat...
Gjykata ka vendosur pezullimin nga detyra të drejtorit të ta...
Banka e Shqipërisë ka çuar normën bazë në një minimum tjetër...
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë E...
Policia e Peqinit ka bërë të mundur ndalimin e një shtetasi ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...