web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD i kërkon KQZ-së informacion për Vetëdeklarimin e disa subjekteve

13 Maj 2016, 10:12, Aktualitet CNA

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i dërguar sot Komisionit qendror të Zgjedhjeve një shkresë, ku i kërkon informacion për  Vetëdeklarimin e disa subjekte që e kanë detyrim në bazë të ligjit ?Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike.

?Grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkon informacion për  listën e plotë të zyrtarëve publik që nuk kanë depozituar deri më datë 4 Maj 2016 Formularët e Deklarimit pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, si dhe masat që ka marrë institucioni juaj, Formularët e Vetëdeklarimit për subjektet deklaruese si më poshtë, 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë;  Kryeministrit dhe ministrave si dhe 61 Kryetarëve të Bashkisë.?- bëhet e ditur në njoftimin për shtyp të PD.





Lajmet e fundit nga