web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Galdini: Erion Veliaj si Shukriu. Sa me poshte e ul nivelin, aq me i grisur del

13 Maj 2016, 11:27, Aktualitet CNA

Ne nje takim me banore te Njesise Administrative Nr 8, Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian Galdini shpjegoi per aktivistet dhe simpatizantet e kesaj Partie, se: “Pas mbledhjes se Asamblese Kombetare te LDE, jane zhvilluar biseda, komunikime, takime dhe negociata me faktoret kryesore politike ne Shqiperi, por edhe me miq e diplomate te huaj te vendeve kryesore Perendimore, per te konsultuar pozicionimin e LDE ne spektrin politik.”

Ne si LDE nuk kemi asnje dileme ne permbajtjen tone si Parti. – tha Galdini – Ne kemi lindur si Parti e beselidhjes se te mireve dhe te merituarve. Ne jemi Parti e qytetareve te thjeshte, te rregullt dhe te paperlyer. Asgje nuk e ndryshon kete bosht identitar te LDE. E megjithate, strategjikisht dhe taktikisht ne jemi duke shqyrtuar mekanizma dhe mundesi bashkepunimesh apo perfshirjesh ne Koalicion. Po e bejme kete me mandat te plote te Asamblese Kombetare te LDE. Po e bejme sepse rruga jone politike nuk eshte e nuk ka per te qene e shenjuar nga bashkepunimet apo Koalicionet, por nga permbajtja jone, nga identiteti yne. Bashkepunimet a Koalicionet e mundshme, vetem do te na jaoin neve mundesi e krahe per te vepruar aty ku ndryshohen gjerat, pra krah per krah me vendim-marresit. Ne nuk kemi numra per te ndikuar apo per te mare vendime. Derisa te mberrijme te numrat ndikues apo vendim-marres, ne kemi domosdoshmeri qe identitetin tone dhe botekuptimin e shembullzimin tone politik ta qasim aty ka na lejojne te ndikojme. Sepse ne e dime se jemi ndikues pozitive. Ne e dime se LDE eshte parti e qellim-mbareve, kesisoj kudo qe te jemi, me kedo qe te jem krah per krahe, ne do te jemi ndikimtaret e se mires dhe pozitives.”

Nder te tjera Kryetari i LDE foli edhe per situaten me te fundit politike ne vend.
Ai deklaroi se: “Me pranine e Ambasadoreve Lu dhe Vlahutin, ne mbledhjet e Grupeve Parlamentare te PD, PS dhe LSI, nuk u cenua sovraniteti, u godit cifligarizmi ne zemren e politikes shqiptare. Te mos harrojme, se kemi te bejme me Deputete qe burojne nga vendime Kryetarokratesh, fushatash zgjedhore me shuma marramendese financiare, me ndikim e nderlidhje te shumta nga bota e krimit, e mbi te gjitha te ngjitur ne shkallet e karrieres ne parti krejtesisht pa demokraci te brendshme. Cfare mendojnd se perfaqesojne ata deputete qe ngrefosen per sovranitetin e cenuar? Ata duhet ose te lejojne lirine te veproje, ose jane nje e keqe qe nuk duhet lejuar me. Ambasadoret Lu dhe Vlahutin, jane nderkombetaret, partneret qe po perpiqen te nderhyjne ne kete ambjent politik cifligarist per te lejuar lirine qe te veproje. Dhe liria eshte nje e mire e jashtezakonshme per qytetaret shqiptare. Pa liri nuk ka qytetare me dinjitet. Nje vend pa liri e pa qytetare me dinjitet, nuk ka as sovranitet. Sovranitetin e mbrojne vetem qytetaret dhe politikenet e lire, me dinjitet dhe te merituar. Ne mbeshtesim si LDE domosdoshmerine e miratimit nje ore e me pare te Reformes ne Drejtesi. Reforma ne Drejtesi do te jete nje levizje, nje shkundje qe ta nxjerrim Shqioerine nga gjendja e pashpresesi, drejt nje destinacioni qe na lejon te shpresojme. Ndaj neve si LDE na duket tejet e rende, ajo qe ka ndodhur pak dite me pare para Gjykates, kur Kryetari i Bashkise se Tiranes Erion Veliaj , ne nje pazar te mundshem me Kompanine Ndertuese, vendosi ta munde Kompanine ne Gjykate me perdhunen e Protestes Shteterore te Bashkise, por edhe tia dhuroje ne te njejten kone kesaj Kompanie fitoren e sigurte ne Strasburg. Protesta shteterore e Kryebashkiakut Veliaj dhe nepunesve te Bashkise kunder Gjykates, mposhti djallezisht Gjykaten vendase dhe pa asnje medyshje siguroi nje fitore te padiskutueshme te Ndertuesve ne Gjykaten e Strasburgut. Nje demshperblim teper i majme e pret tani Kompanine Ndertuese. Demshperblimi do te jete me i madh sesa fitimi i ndertimit te Kulles. Pa Protesten absurde, skandaloze te Kryebashkiakut Veliaj, Kompania Ndertuese mund te kishte humbur ne Gjykaten vendase dhe asnje qindarke e publikut nuk do te humbej. Por Veliaj vendosi te bente populistin, komunistoidin cifligar, qe ndoshta ne nje pazar qe duhet hetuar me Kompanine Ndertuese, ia heq Kompanise lejen, por i jep demshperblimin e majme me vendim Strasburgu. Dhe kete demshperblim do ta paguajme ne qytetaret. Prokuroria shqiptare duhet ta hetoje kete afere te mundshme, per ta shpetuar publikun nga nje gjobe e rende qe mund te jete duke ia hedhur mbi shpine Kryebashkiaku Veliaj. I bejme thirrje Erion Veliajt qe te mos bjere kaq poshte, e te mos e ule kaq shume nivelin e politikeberjes dhe administrimit publik, sepse rrezikon te ngjaje me Shukriun e Peshkopise. Sa me shume ta ule nivekin, aq me i grisur do duket.”





Lajmet e fundit nga