Turizmi shqiptar pritet të preket negativisht nga liberalizimi i vizave i Kosovës
Turizmi shqiptar mund të ndikohet jo pak nga liberalizimi i ...
Kreu i Shetit, Bujar Nishani iu kërkoi gjyqtarëve të mbrojnë Republikën. Përmes një konference për shtyp nga Presidenca, Nishani theksoi se gjyqtarët e ndershëm të këtij vendi duhet të ngrihen për të mbrojtur Kushtetutën. Lidhur me protestën e Bashkisë së Tiranës ditën e djeshme përpara Gjykatës Administrative, Nishani i kërkoi Prokurorisë që të nisë hetimet zyrtarisht. Kreu i Shtetit dënoi me ashpërsinë më të madhe sulmin ndaj gjyqtarëve, ndërsa e konsideroi një sulm të organizuar dhe instrumentalizuar politik.
“Sulmi i dhunshëm, qartazi terrorizues ndaj gjyqtarëve në ushtrim të funksioneve kushtetuese, të cilin e dënoj me ashpërsinë më të madhe, jo vetëm për faktin se është një sulm i organizuar dhe instrumentalizuar politik, por i realizuar ndaj një pushteti të pavarur kushtetues, i cili është përcaktuar nga Kushtetuta e Shqipërisë si mekanizmi i vetëm për të garantuar të drejtat themelore. Vlerësoj qëndrimin e ministrit të Drejtësisë dhe besoj që Ministria e Drejtësisë do të vijojë të inkurajojë pavarësinë e gjyqësorit shqiptar; luftën kundër korrupsionit.” u shpreh Presidenti i Republikës.
Kreu i Shtetit i kërkoi Kryeministrit Edi Rama që të dënojë sulmin e dhunshëm ndaj gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë. “I kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm, zyrtarisht dhe publikisht të hapë dhe të nisë hetimet për dhunën e ushtruar gjatë ditës së djeshme ndaj gjykatës dhe ndaj gjyqtarëve në ushtrim të detyrës dhe për shkak të detyrës.” vijoi më tej Nishani.
“I kërkoj të gjithë gjyqtarëve të ndershëm që të marrin kurajën dhe të mbrojnë Republikën, është përgjegjësi themelore e institucioneve të pavarura të vendit në një demokraci që funksionon.
I kërkoj qytetarëve të vendit të ruajnë shpresën për të vrarë frikën. Jam i bindur se shoqëria shqiptare përmes sakrificave të mëdha deri në ditën që ne kemi këtë sistem politik dhe kushtetues, do të munden ta ruajnë atë, me gjakftohtësi dhe integritet, gjithë së bashku me aktorët përparimtar të Shqipërisë të vijojmë rrugën e përparimit.” përfundoi Presidenti.
Turizmi shqiptar mund të ndikohet jo pak nga liberalizimi i ...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka ditën e sotme do t...
Durana?Nesër marr pjesë në një konferencë europiane dhe ndër...
Një biznesmen ka përfunduar në pranga pasi është kapur në fl...
Partia Demokratike në Shkodër ka marrë ilegalisht pronën e q...
Kompania Albetelecom rezulton se e ka të kopjuar reklamën e ...
Dy zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë arrestuar sot...
Problemi i qenve që enden të lirë rrugëve të qytetit vijon t...
Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi, i ka kërkuar ...
Policia e Tiranës ka arrestuar dy hajdutët e automjeteve në ...
Në mars të vitit 2014, drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i...
Prej rreth 3 vitesh, kjo sallë dhe e enjtja e çdo jave, duke...
Një makinë është përplasur me një furgon pasagjerësh në aksi...
Autoritetet greke dërguan të enjten në Shqipëri urdhërarrest...
Për të kuptuar se çfarë është dhe si mbrohet po jap një rast...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka akuzuar opozitën, po...
Deputeti Ben Blushi tha gjatë fjalës së tij në parlament se ...
Policia e Vlorës ka arrestuar një person të shpallur në kërk...
Vajza 26-vjeçare e një profesori shqiptar është përdhunuar ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me drej...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...