Sondazhi/ A i mbështesni protestat e fundit kundër qeverisë?
Në kryeqytet janë zhvilluar prej disa ditësh protesta kund...
Në kryeqytet janë zhvilluar prej disa ditësh protesta kund...
Londër, 22 nëntor 1990: një qytet ngjyrë gri dhe në gjendje mosbesimi, sapo kishte mësuar se Margaret Thatcher kishte dhënë dorëheqjen, njëmbëdhjetë vjet e gjysmë pasi kishte hyrë në 10 Downing Street. Konservatorë dhe laburistë, bankierë dhe sindikalistë, tregtarë pakistanezë dhe të rinjtë e biznesit të reklamave: kishin mbetur pa fjalë, edhe ata që e kishin dashur, edhe ata që e kishin urryer. Dikush qante, ata që qeshnin e bënin më shumë nga sikleti. Pak a shumë ashtu siç ndodh kur një gjigand del nga skena në mënyrë të befasishme.
Ose siç ndodh në fundin e një epoke, më saktë një epokë që i kishte dhënë zgjidhjë një herë e mirë rebusit të madh që ishte Britania e Madhe, që kishte shpëtuar Mbretërinë e Bashkuar nga tronditjet dhe rënia postimperiale. Pikërisht në atë moment u kuptua se sa shumë e kishte ndryshuar vendin e saj Zonja e Hekurt: anglezët e ftohtë, të largët, fodullë, po shfaqnin emocione, siç do ta konfirmonin edhe nëj herë shumë vite më vonë, kur vdiq Lady Diana.
Eshtë pikërisht ajo risi, kujtimi më i fortë që la pas baronesha: zbulimi i një Britanie të Madhe që nuk ka më turp nga emocionet, sepse ka dalë nga lufta e vjetër e klasave ku establishmenti nuk derdh lotë dhe ku proletariati është kokëfortë.
Bija e bakallit nga Granthami nuk ishte një ekonomiste. Por nëpërmjet ekonomisë ndryshoi vendin e saj dhe bashkë me të ndryshoi edhe paradigmat që dominonin në botën e asaj kohe. Gjëja që urrente më shumë ishte status quo-ja. Theu rregullat e një kombi të kristalizuar mes elitave dhe sindikatave maksimaliste, një vend i çorientuar, mes të kaluarës së lavdishme dhe të tashmes me të papunë dhe me subvencione.
Kur mori pushtetin, në vitin 1979, Britania e Madhe dilte nga dimri i pakënaqësisë, nga grevat dhe armiqësitë, nga hunjtë, nga bllokimi i shërbimeve. Mbi të gjitha, vendi që mori në dorë të udhëhiqte Zonja e Hekurt nuk shpresonte, nuk kishte ide. Ishte pikërisht përmes ideve që zonja Thatcher ndryshoi termat e kontratës sociale.
Njëri në mënyrë të veçantë: që qytetarët, privatët kanë të drejtën që të jetojnë jetët e tyre dhe të kryejnë biznesin e tyre pa ?fundjen e hundëve? nga ana e shtetit. Në një vend ku laburistët kishin futur elementë të socializmit dhe ku konservatorët kishin arritur deri në rregullimin e çmimeve, një gjë e tillë ishte në të vërtetë një revolucion.
Deri në atë moment, në politikën botërore termi privatizim ishte i panjohur. E kishte përdorur ndonjëherë e përjavshmja britanike ?The Economist?: me Margaret Thatcherin u shndërrua në një politikë për t?u zbatuar në Britaninë e Madhe, dhe më pas për t?u eksportuar në çdo kontinent.
Gjatë viteve Tetëdhjetë, Zonja e Hekurt privatizoi fillimisht National Freight Corporation (transporti), më pas çelikun e British Steel, gazin e British Gas, British Telecom, ujin, si dhe dhjetëra sipërmarrje të tjera që kontrolloheshin nga shteti u shitën. ?Aksioni i artë?, që i jepte qeverisë të drejtën që të ndalonte një operacion industrial u hoq fare në shumicën e rasteve ? kështu Jaguar pushoi së qënuri një markë britanike ? apo u përdor në raste të veçantë, siç ndodhi në rastin e privatizimit të British Petroleum (BP).
Bëri gabime, nuk i shoqëroi këto lëshime me një liberalizim të tregjeve: por me kalimin e kohës i korrigjoi. Objektivi ishte: ?Të tërhiqeshin kufijtë e shtetit?. Britania e Madhe hapi kështu epokën globale të privatizimeve. Në dekadat e mëvonshme, asnjë vend nuk i shpëtoi valës së madhe: India e braktisi sistemin gjysmë socialist; ra komunizmi, Rusia dhe vendet ish satelitë të saj lançuan plane madhorë të lëshimeve të shtetit; në Amerikën e Jugut receta e re u zbatua në shkallë të gjerë. Në të gjithë Europën, privatizimi u shndërrua në një detyrim jo vetëm për të patur shtëpi, por edhe për t?i bërë tregjet dhe kompanitë më efiçente (jo gjithmonë me sukses). Britania e Madhe rifilloi në një farë mënyre që të udhëheqë botën dhe lindi thatcherizmi: janë shumë të paktë politikanët që i japin emrin e tyre një ?-izmi? global. As Kohl, as Mitterand, as Delors, as Merkel: statistë të mëdhenj, por më pak të fortë në ideologji.
Përveç privatizimeve, Thatcher theu edhe hegjemoninë e sindikatave të ?pamposhtura? të minatorëve, mes grevave dhe dramave që u shndërruan më vonë në pasurinë e kinemasë britanike. Por në të njëjtën kohë nuk subvencionoi më kompanitë. Me rezultatin që industria automobilistike e vendit vërtetë që pushoi së qënuri britanike, por shumë grupe, duke filluar që nga japonezët, hapën impiantet e tyre për të prodhuar makina në Britaninë e Madhe: punësimi në këtë sektor nuk kish qenë asnjëherë kaq i lartë.
Zonjës së Hekurt nuk i interesonte se kush e kishte pronësinë e një kompanie, e rëndësishme ishte që fabrika të mbetej në Mbretërinë e Bashkuar: është fryma e Uimbëlldonit, ku anglezët nuk fitojnë asnjëherë por ajo që ka rëndësi është që ai të mbetet turneu më i madh i tenisit. Shoqëroi Big Bangun e City-t, ku Londra u bë sheshi financiar më ndërkombëtar i botës. U përpoq, ashtu si një amvisë e mirë, që të mos shpenzonte asnjë stërlinë, nëse nuk e kishte në ?çantë?. I tha jo euros. Ishin njëmbëdhjetë vite të prishjes së status quo-së, në Londër dhe në ekonominë e botës. Ishte ?momenti Thatcher?. Që ecën përpara edhe sot e kësaj dite? /BBC History/
www.bota.al
Gjatë bastisjeve në Bruksel, Zaventem dhe Edegem nga seksion...
Këngëtarja Eneda Tarifa nuk është kualifikuar për në natën f...
Mbrëmjen e sotme, u publikua një video-skandal, ku kryetari ...
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me video-skandalin e pu...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Një video-skandal është publikuar mbrëmjen e sotme në Ora Ne...
Nga Enver BytyciOpinioni publik sapo eshte njoftuar nga nje ...
Organizata kriminale përgjegjëse për trafikimin e sasive të ...
Kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili do të shkarkohet gjat...
Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të video-skandal...
Ne boten e perditshme te njerezve qe cohen e ngrysen me hall...
Zv.Kryeministri Niko Peleshi është shprehur se debati i opoz...
Përveç pozicioneve në administratën publike, ku njëri kryeba...
Të gjithë e dinë që trupi i njeriut kërkon vitamina për të q...
Prokuroria ka nisur hetimet ndaj policisë e cila është denon...
Një rrëfim i pazakontë vjen në TV Ora News ekskluzivisht në ...
Botuesi dhe gazetari Mero Baze, në një editorial të tij në T...
Ne Kavaje, nje qytetar i varfer u arrestua se nderroi tjegul...
Për shumë vetë, ajo ishte periudha e të ashtuquajturve “shek...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...