Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Pavarsisht si e ke emrin, Hysen apo Hasan, Skuth apo Morr, Turiqen apo Turimut, po ta kesh hak, buldozeri Salë njësoj të rrafshon, njësoj të bën Selam.
Në të bërët Selam Sala është gjenial. Por nuk është vetën Sala që të bën Selam. Po u hodhe ickla të gjithë burrat e shtetit të bëjnë atë që të bën Sala, Selam.
Sala Selamllëkun nuk e ka qëllim, e ka mjet.
Leshkos mund t’i duket se Sala nuk e ka bërë Selam, por, ta zemë, Alekum, pra diçka të shenjtë, dhe vazhdon e ngrifet, por Sala nuk e ka bërë asgjë më të keqe dhe asgjë më të mirë, asgjë më tepër dhe asgjë më pak se Selam.
Nuk janë budallenj apo frikacakë ata që Salën e adhurojnë por Salës nuk i afrohen më tepër se duhet. E kanë nga droja se mes selamllarëve të shumtë Sala mund t’i bëjë Selam aksidentalish duke i shndrruar në Haxhinj fatkeqë që kanë qënë në Mekë për pelegrinazh por kanë ngecur në kthim në mes të shkretëtirës, janë sëmurur udhës mes rërave të moskuptimit dhe budallallëkut ku u bëjnë hyzmet ca beduinë të lodhur brenda ca çadrave të rreckosura me rrotull ca deve kockëdala.
Po të bëri Sala Selam, harroje se mund të bëhesh gjë tjetër, Selam je, Selam do ngordhësh. Sepse Sala Selamllëkun e arkitekton në atë mënyrë që edhe vetë Salës po t’i kthehet mendja, nga tragjizmi dhe qesharakizmi i selamalekumit nuk të shpëton dot.
Rastet kur Sala të bën Selam janë nga më të larmishmet.
Ke ndejtur një kohë të gjatë pranë Salës, të është rritur mendja, ka shpeshtuar icklat. Ky është rasti kur Sala, ngaqë i je dashur si vegël, Selam të ka bërë që në çastin e parë që të ka njohur. Veglat e vogla janë të rëndësishme për Salën e madh.
Sala të ka bërë nëpunës të lartë, deputet, ministër. Mirpo je i paaftë, i ngathët, pa rendiment, pa bilanc. Pasi të duron për një farë kohe, një ditë të bukur Sala të bën Selam. Nuk ta thotë. Të lë ta kuptosh. Po e kuptove, mirë, vuan pak. Po s?e kuptove, shumë keq, vuan deri sa të vdesësh. Por edhe po e kuptove edhe po s?e kuptove, nga selamllëku i Salës nuk shpëton dot kurrën e kurrës.
Sala nuk është prift që të të pagëzojë, nun që të presi flokët porsa ke lindur, magjistar që të mallkojë. Sala është Sala. Kjo është arësyeja që kur Sala të bën Selam nuk duhet ta marrësh si nofkë, por si diçka më të thellë. Diçka që nuk e kupton dot menjëherë por të lë gjithë kohën duke dyshuar nëse të vrau apo të plagosi, të rrahu apo të bëri masazh.
Sala nuk ka nge të japi spjegime nëse të ka bërë a s’të ka bërë Selam. Duhet ta kuptosh vetë.
Pasi edukatori gjenial Salë të bën Selam, nuk do të thotë se të ka bërë Harram. Përkundrazi, të bërët Selam është një e mirë e madhe që të vish në vete sa më shpejt, të zësh ment, të mos përsërisësh gabimet kur të bësh ndonjë punë tjetër, se me Salën nuk puth më kurrën e kurrës.
Po t’i kesh rënë më qafë kot, Sala të gjen dhe të bën Selam edhe në brim të satome po të jesh futur.
Bërtit e ulurit sa të duash pasi ta kuptosh se Sala të ka bërë Selam. Salës nuk do t’i vijë zëri. Është bërë shurdh. Ke mbetur vetëm në mes të udhës, është natë, kalimtarët flenë, makinat janë prishur, qerret kanë ngecur, trenat kanë ikur, aeroplanët janë rrëxuar, vaporrat janë mbytur, furgonat i ka bllokuar Bashkia, biçikletave u janë çpuar gomat, bëji derman vetes, mbathja nga të mundesh.
Pasi Sala të ka bërë Selam, pra pasi Sala të ka shtypur si morr, të ka larguar si një mizë që e bezdis, bashkë me Salën edhe të gjithë të tjerët Selam do të bëjnë. Dhe Selam pas Selami, harrim pas harrimi, pendim pas pendimi, dyshim pas dyshimi, Selam i Salës do mbetesh derisa të ngordhësh.
Këshilli Drejtues I Televizionit Shqiptar ka votuar sot për ...
Pas letrës së hapur të këngëtares Rovena Dilo, daja i saj, A...
Gjashtë muaj më parë, Partia Demokratike dhe kreu i saj Lulz...
Policia e Fierit ka ndaluar administratorin e një shoqërie p...
Policia e Korçës ka arrestuar një shtetas 35-vjeçar pasi ish...
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Vlorë ka ar...
Nuk është kritiku që vlen, as njeriu që tregon me gisht duke...
Një shtetase 20-vjeçare I ka dhënë fund jetës së saj duike u...
Ekspertët e misioneve EURALIUS dhe OPDAT kanë hedhur poshtë ...
Avokati i njërit prej të dënuarve lidhur me vrasjen e shteta...
Qielli i dashurisë se çifteve do kthjellohet edhe me tepër g...
Ne tentojmë të mendojmë se tentativat ndaj jetës së Presiden...
Një fëmijë 4-vjeçar është përplasur nga një automjet mbrëmje...
Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme në emisi...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se 80 ofic...
Një kompani bullgare me lidhje me figura të krimit të organi...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar një rrogë rreth 12 m...
*Në redaksinë e citynews një qytetar ka denoncuar rastin e n...
Nga shkeljet me tenderët, te moszbatimi i investimeve, te pr...
Tani është e qartë se e vetmja mënyrë për ta ndalur Trump që...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...