Kreshnik Spahiu: Kosova në UEFA, lajm i keq për shqiptarët!
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, e ka konsideruar ...
Kushtetuta, ligji themeltar i shtetit shqiptar, lejon ushtrimin e lirë të fesë, duke përfshirë fenë islame, por gjithashtu sanksionon se Shqiperia është vend laik.
Kodi Penal, që është një ligj organik, parashikon si vepra penale nxitjen e urrejtjes dhe grindjeve fetare, financimin e terrorizmit me bazë fetare dhe thirrjet per kryerjen e veprave terroriste me bazë fetare.
Por Kushtetuta dhe Kodi Penal kanë dispozita të përgjithshme që vlejnë për të gjitha fetë, por jo të veçanta dhe konkrete për fenë islame.
Pyetja juridike është se ku gjendet, në rastin e fesë islame, kufiri i vendosur me ligj, përtej të cilit kalohet nga ushtrimi i lirë dhe ligjërisht i rregullt i fesë islame, në abuzim me fenë, duke bërë nxitje te urrejtjes fetare, thirrje per te kryer vepra terroriste etj?
A ka një ligj që e sanksionon se çfarë është konkretisht se çfarë quhet ushtrim i lirë dhe i rregullt i fesë islame në Shqipëri? Po. Ky është ligji nr.10 056, datë 22.1.2009, ?Për ratifikimin e ?Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjellta”.
Ky ligj është miratuar me votat e të gjitha partive, atyre në pushtet për kohën, dhe atyre në opozitë, pra PD, PS, LS etj. Të drejtat që sanksionon ky ligj nuk vlejnë vetëm për ata që janë anëtarë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, por edhe për ata të cilët nuk janë, p.sh. për persona të huaj të cilët gjenden përkohësisht në Shqipëri, dhe ku kanë të drejtë të ushtrojnë fenë islame gjatë kohës së qëndrimit.
Në çdo rast, Prokuroria dhe gjykatat shqiptare kanë detyrim që t? i interpretojnë nenet e Kodit Penal të sipërpërmendur, për nxitjen e urrejtjes dhe grindjeve fetare, thirrje për kryerje të veprave terroriste me bazë fetare, financim të terrorizmit me bazë fetare, duke iu referuar ligjit të sipërpërmendur i cili përcakton kufirin e lejimit të ushtrimit të fesë islame në Shqipëri dhe të mënyrës sesi lejohet të ushtrohet kjo fe.
Sipas nenit 2 të ligjit nr.10 056, datë 22.1.2009.
?Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është organizim i personave besimtarë myslimanë që shfaqin, shprehin dhe/ose ushtrojnë bindjet, parimet dhe praktikat fetare të përcaktuara në burimet e legjislacionit islam, shkollën juridike fetare ?Hanefi? dhe statutin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.?
Për çdo shtet, bashki, institucion, organizatë, shoqatë, aktet ligjore mbi bazën e të cilëve kryhet veprimtaria e tyre janë të renditur sipas një hierarkie. Në rastin e një organizate si Komuniteti Musliman, që ushtron një fe si Islami, që ka një veçanësi, që në versionin themeltar të saj njësohet libri i shenjtë, Kurani, me ligjet themeltare të shtetit, që nga Kushtetuta dhe deri të bërthama e ligjeve organike, çështja është veçanërisht delikate. Kkur në ligjin që rregullon veprimtarinë e një organizate që ushtron fenë islame dhe të besimtarëve të kësaj feje, vendosen në krye të hierarkisë së akteve të saj, ato që quhen ?burimet e legjislacionit islam?, atëherë për shkak të veçorisë së kësaj feje të përmendur më lart, me këtë formulim ligjor është fshirë detyrimi i kësaj organizate dhe anëtarëve të saj, domethën i praktikuesve të fesë islame në Shqipëri, për të respektuar ligjet e shtetit laik që bien ndesh me Kuranin.
Në ligjin e cituar më lart, vetëm pas burimeve të legjislacionit islam, vjen një shkollë fetare arabe e shekullit VIII dhe më pas statuti i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Hierarkia është domethënëse.
Por legjislacioni islam ka të bëjë me shtetformimin islam, me ndërtimin e shtetit teokratik islamik, jo me ushtrimin e fesë në kuadrin kushtetues laik. Koncepti ?burimet e legjislacionit islam? do të thotë që Kurani dhe hadithet (fjalët e Muhamedit) shihen si burime të së drejtës shtetërore, përkatësisht si baza e ligjeve themeltare dhe organike të shtetit, që nga Kushtetuta, legjislacioni penal, civil etj.
Vendosja e konceptit ?burimet e legjislacionit islam? në krye të hierarkisë së akteve të fesë islame në Shqipëri, ka kuptimin që për çdo praktikues të fesë islame në Shqipëri nuk kanë vlerë ligjet shtetërore, duke përfshirë Kushtetutën, Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale, kur ato bien ndesh me burimet e legjislacionit islam, jo e kundërta.
Dhe kur ky ligj iu njeh besimtareve burimet e legjislacionit islam, si burim te fese, atehere besimtari ka te drejte te zbatoje Sheriatin dhe nuk mund te fajesohet se ka nxiturr urrejtjen, se ka bere thirrje per te kryer vepra qe do te quhen terroriste ne nje vend laik. Sepse besimtari ka te drejte te te veproje sikur Islami te jete fe zyrtare. Sa kohe ky ligj eshte ne fuqi, eshte njelloj sikur Islami te jete fe zyrtare.
Ligji nr.10 056, datë 22.1.2009 është qartësisht antikushtetues në disa nene të tij. Shumëkush mund të pyesë se përse është miratuar ky ligj me këtë përmbajtje. Arsyeja është e thjeshtë. Të dy partitë e mëdha në Shqipëri, duke përfshirë dhe LSI që iu atashohet atyre në pushtet, e dinë se vendet arabe të pasura me naftë ku Islami është fe zyrtare përbëjnë një burim të madh financimi për shtetin shqiptar, pavarësisht se cila parti është në pushtet. Që të jepen këto para duhet që në legjislacionin shqiptar të ekzistojë diku një nen i tillë, si neni 2 i ligjit nr.10 056, datë 22.1.2009.
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, e ka konsideruar ...
Prej orës 18.00 të datës 3 maj, gjithkush që aplikoi për llo...
Emisioni investigativ “Stop” ka transmetuar rastin e korrups...
Një video e re është publikuar sot, ku duket momenti i vrasj...
Pa bujë dhe pa krenari, në një cep të faqes së vet të intern...
Në kuadër të Plan –Operacionit “INFORMALITETI”, nga Sektori...
Më herët citynews raportoi se Kreu i PD-së, Lulzim Basha i l...
Ambjentet e jashtme të Gjykatës së Krimeve të Rënda janë “bl...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë mbrëmjen e sotme vendimi...
Kreu i Partisë Demokratike i ka lënë në pritje kryetarët “re...
Ish-drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali dhe deputeti soc...
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka pezulluar sot nga detyra gj...
Ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha ka paralajmëruar arre...
Kreu i Degës Nr.3 të Partisë Demokratike në Tiranë, Uran Met...
Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi se gjatë dy muajve që...
Burgu i Fushë-Krujës prej 10 ditësh është blinduar me masa s...
Garantimi i një sistemi votimi të lirë, të drejtë, pa kërcën...
Partia Demokratike ka filluar një prices riorganizmi, që më ...
Kryesia e Partisë Socialiste, është mbledhur pasditen e sotm...
Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar “çorape të Ra...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...