“Rast me pasuri të konsiderueshme”/ Braho paralajmëron goditjen e radhës nga SPAK-u
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, tha sot se p...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, tha sot se p...
23 prilli u shpall nga UNESCO si Dita Ndërkombëtare e Librit, për të shënuar rëndësinë e fjalës së shkruar. Kjo ditë përkon këtë vit me 400 vjetorin e vdekjes së dy prej shkrimtarëve më të mëdhenj botërorë – Shekspiri dhe Servantesi. Javën e kaluar ju folëm për Shekspirin, ndërsa sot do t’ju flasim për Servantesin, për të cilin edhe pse njihet si një figurë e famshme e kulturës spanjolle, shumë pak vetë dinë hollësi për jetën e tij.
Një ekspozitë risjell në mendje aventurat e Don Kishotit dhe të Sanço Panços, si dhe autorin e veprës, Miguel de Servantes Saavedra, një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore.
Aventurat e Don Kishotit të Mançës dhe shërbëtorit të tij Sanço Pança janë lexuar në të gjithë botën? Dhe tani 3,000 blloqe shënimesh dhe libra po ndriçojnë oborrin e shtëpisë së tij të lindjes, në Alcala de Henares.
Por, Servantesi nuk pati sukses në jetë. Disa thonë se ai i kishte zili shkrimtarët e tjerë, si Lope de Vega. Në atë periudhë, që njihet si Epoka e Artë e letërsisë spanjolle, suksesi lidhej me teatrin. Njerëzit shkonin atje, ngaqë, mes të tjerash, nuk kishte nevojë të lexoje.
“Miguel de Servantes nuk pati sukses në teatër, por vetëm pasi botoi Don Kishotin në vitin 1605. Ai mori famë botërore jo vetëm në Madrid dhe në Spanjë. Tetë vjet pas botimit të parë, romani u botua të paktën 6 herë të tjera në Gadishullin Iberik dhe më pas edhe në Bruksel, Itali, Londër dhe Paris. Kjo pati një ndikim të rëndësishëm,” thotë Jose Francisco Castro, përgjegjësi për shtypin në Shtëpinë Botuese “Juan de la Cuesta”.
Fillimisht u botuan rreth 1,500 kopje të Don Kishotit, sipas formatit të shtypit të shekullit të 16. Edhe pse formati ishte shumë i madh, libri u shit menjëherë. Pastaj, ai botua përsëri disa herë në Spanjë dhe në mbarë Europën.
Megjithatë, Servantesi vdiq i varfër dhe në harresë të plotë. Por, romani I tij “Don Kishoti” është një kryevepër e letërsisë spanjolle dhe një nga veprat më të rëndësishme të kulturës botërore, që njihet edhe si romani i parë modern.
“Çdo lexues në botë që njeh imazhin, apo figurën e Don Kishotit: një burrë i dobët mbi një kalë kockë e lëkurë, pranë një burri të shëndoshë mbi një gomar, e di se ata janë Don Kishoti dhe Sanço Pança. Por, kë përfaqësojnë ata? Përse është i rëndësishëm ky roman? Sepse në të janë përfaqësuar tre parimet e Iluminizimit, që mishërojnë tiparet më të mira të njerëzimit: liri, barazi, vëllazëri”, thotë shkrimtari spanjoll Andres Trapiello.
Trapiello mendon se Don Kishoti është shkruar kaq mirë, saqë librin mund ta hapësh në çdo faqe dhe të fillosh ta lexosh atë pa patur nevojë të dish subjektin e tij.
Për më tepër, pasi e ka përkthyer me shumë besnikëri romanin në spanjishten moderne, shkrimtari Andres Trapiello është i mendimit se suksesi i Don Kishotit është realizuar falë mënyrës se si e shikon botën Servantesi.
“Mënyra se si e sheh Servantes botën është impresionuese: me shumë humor, por njëkohësisht në mënyrë melankolike. Ai është një njeri plot mëshirë dhe pasionant, por njëkohësisht ai nuk hedh poshtë ironinë, apo ligësinë. Servantesi, sigurisht që është një njeri që nuk i gjykon të tjerët dhe ai e shikon realitetin duke buzëqeshur”, thotë Trapiello.
Por, megjithë vlerat e jashtëzakonshme, shumë spanjollë pranojnë se Don Kishoti është një vepër e vështirë për t’u lexuar. Sipas një ankete të qershorit të vitit të kaluar të Qendrës për Kërkime Sociologjike, vetëm dy në dhjetë spanjollë thonë se e kanë lexuar deri në fund Don Kishotin. Gjysma e të anketuarve nuk e dinin as emrin e vërtetë të personazhit kryesor të librit, Alonso Quijano.
Kjo është arsyeja përse disa nga botuesit e veprës, si Destino, e kanë përshtatur kryeveprën e Servantesit, që ai t’i pëlqejë edhe lexuesve të rinj. Botues të tjerë, si Dibbuks e kanë paraqitur atë si një libër komik, për të treguar historinë e Don Kishotit dhe jetën e Servantesit. Dramaturgu dhe karikaturisti Miguel Gómez Andrea, i njihur si Gol, ka krijuar një dramë për të treguar jetën e Servantesit. Ai donte të tregonte procesin e krijimit të Don Kishotit dhe marrëdhënien imagjinare të Servantesit me personazhet e tij.
Në Madrid ndodhet një lagje historike, e njohur si “magja e letërsisë”, ngaqë atje kanë jetuar Servantesi dhe shkrimtarë të tjerë spanjollë. Këto ditë, atje po zhvillohen aktivitete të ndryshme për të kujtuar 400 vjetorin e vdekjes së shkrimtarit të madh.
Parlamenti spanjoll ka ftuar aktorë të njohur dhe këngëtarë të muzikës Flamenko, si Jose Luis Gomez dhe Manuel Cuevas, për të interpretuar Don Kishotin. Me rastin e këtij përvjetori, po ashtu i kanë vendosur syze leximi skulpturave të luanëve që ruajnë derën kryesore të Parlamentit.
Qeveria spanjolle, ka vendosur një kurorë para pllakës së varrit të Servantesit, në Manastirin “Barefoot Trinitarians”, ku shkrimtari pati kërkuar të varrosej në vitin 1616 – një tjetër gjest për të nderuar Servantesin, shkrimtarin spanjoll, të cilin e kanë krahasuar me Homerin, Shekspirin dhe Danten.
Servantes vdiq më 22 prill të vitit 1616 në Madrid. William Shakespeare vdiq më 23 prill të po atij viti në Stratford-upon-Avon, të Anglisë./VOA
Nuk ka më fe. Sa herë e kemi thënë, seriozë apo të buzëqeshu...
Uilliam Shekspir e Miguel de Servantes kanë të përbashkët 23...
Aktori Ervin Bejleri Në skenën e teatrit ka spikatur dhe me ...
Shtëpia ku është vendosur Muzeu “Bota e Çaplinit” është ndër...
Pavarësisht përmirësimeve në teknologjinë e përkthimit, ka e...
Grace Ciao është një 22 vjeçar nga Singapori i cili përdor s...
Edhe një shkak i parëndësishëm i punës mund të kontribuojë p...
Në këtë foto të viteve 80’ duket diktatori Enver Hoxha duke ...
Ai fitoi famë ndërkombëtare nga roli i Mr. Bean, episodet e ...
Qyteti i Korçës apo sic njihet ndryshe, qyteti i serenatave,...
Nga Jonida Hitoveizi Versioni anglisht i këngës që do të na ...
Nga Jonida Hitoveizi Versioni anglisht i këngës që do të na ...
Stefi Prifti ka sqaruar incidentin e djeshëm mes prezantuese...
Versioni final i këngës përfaqesuese të Shqipërisë në Eurovi...
Pianoja e sopranos së njohur shqiptare Tefta Tashko Koço e l...
-Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho prej kat...
Një nga figurat e njohura të skenës Shqiptare, i cili numëro...
Nje urim i vecante per aktoren korcare Valentina Caci, ne 80...
Sot ne kete date, tre vjet me pare, 6 mars 2013, do te largo...
Një zë, një thashethem i lindur kushedi se ku, një lajm që k...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...