web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama, ministrit anglez: Absurde të na tërhiqni në debatin britanik

26 Prill 2016, 07:17, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot deklaratave të ministrit britanik të Drejtësisë, Michael Gove, lidhur me daljen e Britanisë së Madhe nga BE dhe ndjekjes së modelit ekonomik të Shqipërisë.

Rama shprehet se është diçka e tillë është absurde.   “Absurde që ta tërhiqni Shqipërinë në debatin e Britanisë. Vendi im nuk është model që ta ndjekë Britania?, shprehet Rama për ?The Times?.

Kryeministri i është drejtuar ministrit britanik të Drejtësisë duke i thënë se është krejtësisht absurde që ta tërhiqni Shqipërinë në debatin e Britanisë.

Rama thotë se Shqipëria nuk është një model që duhet të ndjekë Britania. ?Ndoshta ne duhet të kënaqemi që Shqipëria e vogël është bërë qendër e debatit të Britanisë për Evropën. Por kur pashë artikullin e Michael Gove, që sugjeroi se Britania mund të braktisë partneritetin e saj me Gjermaninë, Francën dhe vendet e tjera të BE-së dhe në vend të saj të hyjë në një partneritet jo evropian me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën, reagimi im i menjëhershëm ishte: ?A nuk është pak e çuditshme?-thuhej në artikull.

 





Lajmet e fundit nga