Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Ai ka theksuar se qëllimi i parë ka të bëjë me dobinë publike të projektit, për të cilin ai kërkoi vlerësime dhe ide nga arkitektët për t?i alternuar më mirë elementët e këtij projekti, sidomos sa i përket mobilitetit. ?Duam të kemi një produkt që ka dobi publike, dobi për qytetin, dobi për komunitetin, që i rrit vlerat Tiranës, që i rrit vlerën qendrës, që inkurajon jetesën e shëndetshme. Megjithatë, kjo dobi publike nuk duhet të sakrifikojë disa utilitete të tjera siç është lëvizshmëria?, tha kryetari i bashkisë së Tiranës. Veliaj shtoi se projekti është ende në fazën që mund të ketë ndërhyrje për të siguruar lëvizshmërinë më të mirë, qoftë duke bashkuar Unazën e Vogël me Unazën e Mesme në pjesën jugore të saj, apo nëse mund të bëhet një zgjerim të Unazës së Mesme ekzistuese për të kaluar nga Tajvani tek Xhamia.
Kryebashkiaku renditi si një element të dytë shumë të rëndësishëm për realizimin e këtij projekti, kohën e përfundimit të tij. Ai theksoi se është tepër e rëndësishme që të shfrytëzohet mundësia që jepet falë edhe mirëkuptimit të qeverisë për ta realizuar tani këtë projekt. ?Unë akuzohem shpesh kur njerëzit thonë se kjo administratë po punon me shumë ngut. Nguti vjen nga padurimi për t?i bërë gjërat shpejt dhe për t?i dhënë një marsh tjetër punëve publike në Tiranë krahasuar me më parë. Kjo vjen edhe nga dëshira për të kapur kohën e humbur. Është mëkat të mos shfrytëzojmë këtë mundësi për të ecur përpara me punët publike të Tiranës, ndaj e shoh si një mundësi fantastike për t?i dhënë marshin e pestë gjithë kësaj procedure?, theksoi kryebashkiaku, Veliaj.
Ai ka kërkuar që procesi i diskutimit dhe zbatimit të këtij procesi të jetë demokratik. Veliaj tha se pavarësisht se në çdo proces nuk mund të kënaqen të gjithë, e rëndësishme është që qytetarët të informohen dhe të dëgjohen. ?Pyetja është ku është mesi i artë midis një procesi demokratik dhe një efiçencë implementimi projekti. Unë besoj se kjo tavolinë duhet të na ndihmojë të gjejmë këtë mes të artë. Pra, të konsultohemi mjaftueshëm për të marrë më të mirën përpara se të fillojmë zbatimin?, tha kryetari i Bashkisë.
Veliaj njoftoi se cilido qytetar, urbanistë apo arkitekt që kërkon të japë një kontribut për përmirësimin e projektit është i mirëpritur në dëgjesat publike që do vazhdojnë deri në fillim të qershorit. ?Kalendari i konsultave publike nëpër lagje do të vazhdojë deri në fillim të qershorit, ku sigurisht publikut po i japim elementet kryesorë, pa u futur në detaje. Jemi shumë të fokusuar që të kemi dhe disa simbolika të forta siç është baza materiale, gurët që vijnë nga çdo trevë e Shqipërisë, bimët, shkurret, pemët që vijnë gjithashtu nga të gjithë trevat tona?, përfundoi Veliaj.
Nga ana e tij, drejtori i Drejtorisë së Transportit në Bashkinë e Tiranës, Enton Punavija, ka theksuar se ndërhyrjet që ka bërë Bashkia në një sërë faktorësh të tjerë të transportit në qytet, ka krijuar mundësinë që sheshi i ardhshëm ?Skënderbej? të funksionojë vetëm si pedonale. ?Sot, vërtet ka një volum më të shtuar të mjeteve, por ka edhe shumë instrumente që lehtësojnë zgjidhjen ndër të cilat, dua të përmend: Unazën e Vogël. Këtij projekti i kemi kushtuar vëmendje për çdo detaj që po zbatohet, korsitë, nyjet, koordinimi semaforik, lëvizja e transportit publik si dhe siguria e këmbësorëve dhe lëvizjes së biçikletave. Ky projekt do ndërthuret me projekte në vijim që lidhin lëvizjen e trafikut privat, transportit publik dhe biçikletave me akse të tjera kryesore që lidhen me Unazën e Vogël, sidomos me nyjet që do të mundësojnë dhe menaxhimin e trafikut në pjesën jugore të Unazës së Vogël. Unaza e Madhe, pjesa jugore gjithashtu ndihmon projektin, pasi rreth 75% të fluksit të trafikut vjen nga rruga e Durrësit dhe e Kavajës?, deklaroi Punavija.
Ndërkohë, ekspertët që morën pjesë në këtë dëgjesë vlerësuan projektin në tërësinë e tij, ndërsa theksuan nevojën që elementët përbërës të jenë sa më funksionalë. ?Gjelbërimi të jetë masiv, por në mënyrë të tillë që t?i vlerësojë objektet, për shkak sepse objektet përbëjnë elementin kryesor të kësaj qendre. Është një qendër qyteti, një qendër polifunksionale dhe të mos ta trajtojmë si park, por të jetë në radhë të parë karakteri funksional i saj. Do më pëlqente që duke ruajtur këtë masë gjelbërimi, realizimi i tyre ose mbjellja e tyre të bëhet në mënyrë të përcaktuar, në linja të rregullta, gjeometrike, për të shoqëruar monumentalitetin ose historinë që ka kjo qendër, si dhe për të ruajtur karakterin e ngurtë gjeometrikisht rigoroz të sheshit?, u shpreh arkitekti, Gjergj Papavasili.
Urbanistja Shpresa Leka do të vinte theksin te shfrytëzimi i punimeve të kryera më parë në shesh. ?Projekti ka disa vlera të cilat ne duhet t?i mbështesim. Kjo ishte një nismë që mbeti përgjysmë dhe investimet që janë bërë duhet t?i respektojmë, se janë miliona të hedhura nën tokë dhe ne kemi qenë dëshmitarë të këtyre investimeve që duhet të ruhen në maksimum dhe çfarë mund të përmirësojmë, çfarë mund të shtojmë që këto gjëra të bëhen sa më efiçente, në funksionin e sheshit?, deklaroi Shpresa Leka.
Arkitekti Maksim Mitrojorgji në ndërhyrjen e tij theksoi dobinë publike të projektit, ndërsa vlerësoi se çdo element tjetër është i trajtueshëm. ?Fillimisht kemi dobinë publike. Të gjithë elementët e tjerë inxhinierikë, teknikë, natyralistë etj. të sheshit janë të gjithë elementë të zgjidhshëm. Shumë specialistë që janë të fushave, do punojnë gjatë gjithë kohës për të saktësuar gjithë këto gjëra. Këto institucione publike që formulojnë këtë shesh të kishin hapësirën e tyre funksionale, sa më afër, hapësirë e cila do t?i vlerësonte si monumente, pavarësisht nga funksioni që kryejnë, hapësirë e cila do t?i jepte mundësi që të aktivizoheshin dhe do të bënte në këtë mënyrë një funksionalizim të pjesëve të veçanta të kësaj platforme, sheshit të madh që ne mundohemi të projektojmë dhe të ndërtojmë tani?, tha Mitrojorgji.
Edhe arkitekti Artan Shkreli vlerësoi se projekti duhet të shërbejë si pikënisje për transformimin e gjithë qytetit, aty ku Bashkia vendos të ndërhyjë. ?Ne nuk kemi mundësi që brenda një kohe shumë të shkurtër të ndërhyjmë në të gjithë Tiranën për ta transformuar, por duhet që nëpërmjet atyre vendeve ku ndërhyjmë, të bëjmë transformimin e Tiranës. Që do të thotë: me bërjen e këtij sheshi duhet që e gjithë jeta qytetare e Tiranës, duke filluar nga banori më aktiv, te banori më pasiv, tek ai që nuk është integruar akoma në këtë qytet, ka akoma shumë lagje që nuk janë integruar me qytetin, të shërbejë sheshi ?Skënderbej? për shpejtimin e këtij integrimi?, u shpreh Artan Shkreli.
PD u tërhoq sot nga mardhënia e kushtëzuar më parlamentin. N...
Kreu i Shtetit, Bujar Nishani ka nderuar sot Bashkinë e Kukë...
Nga fillimi i prillit e deri më tani, agjencitë ligjzbatuese...
Deputeti socialist Pjerin Ndreu është shprehur se në rrjedhë...
Drejtori i FBI-së u angazhua të ndihmojë Policinë e Shtetit ...
Pas fotos me gruan qe do te rrise 12 femije dhe deshires se ...
Lylzim Bashes, nuk nevoitet ti mbledhe kush keto “parate fal...
Citynews sjell këto foto ku shihet qartazi betonizimi i Park...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinast...
Komisioni i Posacëm për Reformën në Drejtësi është mbledhur ...
Parlamenti Europian ka kritikuar planet e qeverisë shqiptare...
Këto foto janë shkrepur tek zona e Unazës së Tiranës në afër...
Dje, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, pati një takim me ...
Denoncimi i pilotit dixhital në faqen e ish-keyeministrit Sa...
Partia Demokratike ka denoncuar mungesën e ilaçeve në spita...
Në mbledhjen e kryesisë së degës së Partisë Demokratike në K...
Sot ne Gjykaten Administrative te Tiranes nga Nisma Galdini ...
Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako sëb...
Punimet për Bulevardin e Ri të Tiranës kanë avancuar dhe duk...
Operacioni i pastrimit të liqenit të Fierzës nisi ditën e so...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...