web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çako e Çipa marrin pjesë në Konferencën për vendosjen e koordinatorëve të krimit të organizuar

15 Prill 2016, 11:47, Aktualitet CNA

Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako sëbashku me Drejtorin e Përgjithshëm për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda Drejtues i Lartë Ardian Çipa prej datës  11-14 Prill 2016  morën pjesë në konferencën që u zhvillua në Salzburg, Austri në të cilën u prezantua projekti i financuar nga Bashkimi Europian për Koordinatorët e Krimit të Organizuar.

Qëllimi kryesor i projektit është rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e krimit të organizuar nëpërmjet vendosjes së koordinatorëve dhe mbështetjen financiare të operacioneve të përbashkëta.

Konferenca u organizua nga Ministria e Brendshme e Austrisë me bashkëpunimin e Gjeorgjisë dhe Sllovenisë, ku fjalën e hapjes e mbajti  Z. Franz LANG, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Kriminale të Austrise.

Gjatë  konferencës, prezantimet  e  bëra nga  përfaqësues të Europolit, Interpolit  dhe

nga  disa  prej   delegacioneve  pjesëmarrëse   mbajtën  prezantime   mbi  mënyrën  e

shkëmbimit të  informacionit   në  nivel  kombëtar,  rajonal,   ndërkombetar,  si   dhe

trajtime  të  operacioneve të  suksesshme  të përbashkëta  ndërkombëtare,  kishin  si

synim  trajtimin  dhe  vendosjen e  prioriteteve të  tilla si:

 

 

Në përfundime koordinatorët e projektit njoftuan se në të ardhmen do të dërgohet ftesë për pjesëmarrje në takime operacionale ku do të trajtohen në detaje mundësite dhe lehtësirat operacionale dhe financiare që ofron projekti.

U sugjerua që në grupin e pjesëmarrësve të përfshihen të gjithë anëtaret e një grupi hetimi si p.sh prokurorët, doganat etj.(vlerësohet dhe gjykohet nga vendi pjesëmarrës).





Lajmet e fundit nga