Kursi i këmbimit, 16 korrik 2026
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Hashim Thaçi është betuar sot si President i Republikës së Kosovës. Ai bëhet i katërti President i vendit që kur Kosova ka shpallur Pavarësinë, pas Sejdiut që ishte në detyrë në atë kohë, Pacollit që qëndroi vetëm disa javë dhe Jahjagës që u largua sot.
Ardhja e Thaçit në krye të Presidencës nuk ishte as një anomali dhe as një gjest i papritur. Nuk ishte as një devijim nga rrjedha llogjike e gjërave siç ndodhi 5 vjet më parë me zgjedhjen e Jahjagës, që doli si emër surprizë nga zarfi që ambasadori amerikan Dell u la liderëve politikë në dorë. Zgjedhja e Thaçit ka disa mënyra se si mund të shihet dhe disa pasoja.
E para ajo është vijim llogjik i një tradite të Kosovës, sipas të cilës, President i vendit, ose Kryetar, siç e quajnë në Kosovë, është një prej politikanëve ose liderëve më të rëndësishëm politikë në vend. Në vitet pas referendumit të fillim viteve ?90, edhe pse pa njohje ndërkombëtare, President ishte Kryetari i Partisë më të madhe, Ibrahim Rugova. Po ky i fundit u bë Presidenti i parë i Kosovës së lirë, i zgjedhur demokratikisht nga një mazhorancë e dalë nga zgjedhjet e lira.
Më pas President ishte Fatmir Sejdiu, por Kryetar i Partisë më të madhe në atë kohë e pas tij Bexhet Pacolli, po ashtu Kryetar i një partie që mbante në këmbë koalicionin qeverisës. Të gjithë persona me personalitet të fortë dhe Thaçi është vijim llogjik në këtë drejtim.
E dyta, zgjedhja e Thaçit, është vazhdim i një karriere normale që herët apo vonë do të çonte në këtë post. Thaçi ka qenë Kryeministër i Kosovës për dy mandate, Kryetar i një prej dy partive më të mëdha për 15 vjet me rradhë dhe më herët drejtor politik i UÇK ? së. Ai ka qenë kryetar i delegacionit shqiptar në Rambuje dhe firmosës i marrëveshjes me të njëjtin emër që i hapi rrugë pavarësisë së Kosovës.
Këtu qëndron edhe problemi i tij në raport me historinë. Zgjedhja President është një moment i rëndësishëm në karrierën e tij, por çdo moment që do vijë më pas, përfshi këtë, nuk do arrijnë kurrë peshën dhe përgjegjesinë që ai kishte kur ishte 30 vjeçar në vitin 1999. Çfarëdo vendimi që ai të marrë si Kryetar i Kosovës, nuk do ketë asnjëherë rëndësinë e atij vendimi që ai bashkë me të tjerë mori në Rambuje.
Çfarëdo vendimi që ai të lexojë me solemnitet si President, nuk do ketë peshën që pati leximi i deklaratës së Pavarësisë në Shkurt 2008.
Sado që ai të jetë përfaqësues i unitetit kombëtar të Kosovës si President, asnjëherë nuk do të ketë gjithë konsensusin e shqiptarëve të Kosovës siç e pati atë moment që i kërkoi Parlamentit të shpallte pavarësinë.
Thaçi u betua sot si President në një ceremoni që i kishte munguar Kosovës, në një ceremoni ku mungonte flamuri kombëtar, por ky është vetëm një moment në karrierën e tij. Një moment llogjik i saj, por që në asnjë rast nuk do të mbetet më i rëndësishmi. Sepse Thaçi i takon asaj kategorie personazhesh, që e shkuara, do t?i dominojë gjithnjë të ardhmen?/opinion
Nis vala e shkarkimeve në OSHEE, si rezultat i mbingarkesës ...
Kjo është një foto që tregon Kreun e Bashkise Tiranë mjaft t...
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka pësuar një aksident au...
Kreu i OSHEE-së së Kurbinit, Luk Tona është ndaluar nga poli...
Ca e njohin si Mr. Bean, disa të tjerë si “tigrin” e PD-së. ...
Parlamenti Europian ka publikuar vlerësimet e tij në lidhje ...
Nga Keti EduërdsPersonazhet femërore më të mirë-njohura bibl...
Lideri i radikalëve serbë, Vojsllav Sheshel është shpallur z...
Kjo video e publikuar nga LiveLeak.com tregon sesi nje djalë...
Qeveria nuk merr përgjegjësi përpara faktit të zbuluar nga T...
Fermerët e qarkut të Beratit vuajnë mungesën e vemendjes së ...
“Një nga projektet e afërta kulturore të Bashkisë Tiranë ësh...
Konsumi privat i popullsisë gjatë vitit 2015 vlerësohet se k...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë sot në cer...
Kryetarja e Komisionit të Integrimit, njëherazi deputetja de...
Deputeti Eduart Ndocaj ka bërë me dije se do të zhvillojë vi...
Ish-Kryeministri, njëherazi deputeti socialist Pandeli Majko...
Nisur nga të ardhurat e ulta në dogana në fund të vitit 2015...
Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar një ndërrim t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...