Ndryshimi mund të presë edhe pak...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Pas publikimit të “Panama Papers” disa prokurori janë duke hetuar. Ndërsa kritikët e këtij investigimi mendojnë se kemi të bëjmë me një stuhi mdiatike pa substancë.
Gazetarët ndonëse do të përmendin disa emra të pronarëve të pandehur të firmave fiktive, nuk do të jenë në gjendje të ofrojnë prova konkrete për veprimtari ilegale. Ky është lajtmotivi i kritikave, që ndërkohë po ngrenë kryesisht avokatë, por edhe ekspertë financash e madje edhe vet njerëz të mediave. “Vlerë e dyshimtë” e hulumtimeve, kështu shkruan p.sh. revista Meedia, që analizon peizazhin mediatik.
Eksperti i financave dhe i bursës Dirk Müller në bisedë për DW vë në dukje, se “prej vitesh ne e dimë që ekzsitojnë shumë firma, të cilat regjistrohen vetëm si adresë postare. Po ashtu dihet që Panamaja është shembull lapidar për vendosjen e të tilla firmave. Pra ku qendron befasia?” Müller e vë në pikëpyetje “skandalin e madh” dhe shtron një pyetje thelbësore: “interesante nuk është të mësohet, se kush përfshihet në listë, por se kush nuk është përfshirë në listë.” Të bie në sy, se fillimisht bëhet fjalë për emra nga rajone të “palës tjetër politike”. Persona nga Kina, Rusia, bota arabe. “Ku janë emrat e mëdhenj nga Amerika?” A janë optimalizuar publikimet edhe me emra, të cilët nuk preferohen të përmenden?”
Gazetari objektive?
Müller tërheq vëmmendjen, se “International Consortium of Investigative Journalists” (ICIJ) që mori pjesë në investigimin e Panama Papers është financuar nga organizata amerikane “Center for Public Integrity” ndër të tjera edhe nga fondacioni Open Society i investitorit nga SHBA-ja George Soros. “Ky edhe më parë është kritikuar shpesh, se raporton në mënyrë të njëanshme dhe ndjek interesa politike”, thotë Müller. Organizata e gazetarëve vetë e ka pranuar, që ajo e ka filtruar informacionin vetëm për emrat, që ndodhen në lsitën e sanksioneve të OKB-së. Müller pra shtron pyetjen: “përse kërkohen persona të caktuar? Përse jo të gjithë? Përse ka interes që Putin të vihet në këtë kontekst, kur vet ai as që figuron në këto dokumenta?”
Këtij fakti i kushton vëmendje edhe Craig Murray. Ish-ambasadori britanik në Uzbekistan konstaton tek deklarimi i grupit investigues, që shumë materiale do të konsiderohen diskrete, një “hipokrizi diplomatike”.
Pseudo-skandal?
“Shumë zhurmë për pak gjë” druan edhe ministri austriak i Financave Hans Jörg Schelling duke iu referuar faktit, se praktika e firmave me adresë postare nuk bën pjesë automatikisht tek kriminaliteti i organizuar. Masat për konceptimin e tatimit në mënyrë legale nuk duhet të ngatërrohen me veprimet kriminale, thotë Schelling.
Edhe akuzat e qeverisë së Panamasë, se kemi të bëjmë me një fushatë të qëllimshme për diskretitimin e vendit, në këtë kontekst janë të kuptueshme, sepse edhe vet në Europë ende ekzsitojnë oaze tatimore, që duhen parë me sy kritik. Luksemburgu, Irlanda, Malta, dhe ishulli në kanalin e Lamanshit Jersey apo edhe Holanda joshin me avantazhe fiskale. E njëjta gjë vlen edhe për shtetet në SHBA si Delaware, Nevada dhe Wyoming, gjë që ndoshta edhe shpjegon faktin, se përse qytetarë personalitete nga SHBA nuk veprojnë shpesh me firmat fiktive në Panama.
Edhe Michael Fuchs, deputet dhe nënkryetar i grupit parlamentar të CDU-së në Bundestag tërheq vëmendjen, që të mos krijohet me nxitim “një skandalizim”. Presidenti i shoqatës së taksapaguesve, Reiner Holznagel, pranon, që posedimi i firmave me adresë postare nuk përbën akt penal.
Shumë banka e pranojnë pjesëmarrjen e tyre në ndërmjetësimin e koncepteve offshore. Deutsche Bank dhe banka Hamburger Privatbank Berenberg i kanë konfirmuar bizneset në kontekstin e firmave me adresë postare, duke theksuar njëkohësisht, se këto janë veprime legale.
Sprova do të vijë
Në këtë fazë skandali i “Panama Papers” duket se ka ngecur tek aktivitete e hamendësuara kriminale të firmave fiktive. Asgjë ende nuk është dëshmuar. Ndaj kritikët e investigimit shtrojnë pyetjen, se çfarë do të bëjnë më tutje gazetarët. Nga radhët e grupit investigues përmes intervistave mësohet vetëm, se detyra kryesore ka përfunduar me publikimin e dokumentacionit. Gjithçka tjetër më pas është çështje e prokurorive dhe e zyrave të financave.
Por këtyre u duhet që të sjellin prova bindëse, thotë Carl Dolan, drejtor i zyrës së BE-së në Transparency International. E një gjë e tillë do të jetë e mundur në raste shumë të rralla, tha ai në intervistë për Euronews.
Zyra ligjore me firmat fiktive “Mossack Fonseca” pretendon, se mund të provojë, që shoqëritë e themeluara prej saj nuk kanë kryer evazion fiskal, pastrim paraje apo kanë ndjekur ndonjë tjetër qëllim kriminal. Nëse edhe bankat vërtetë do t’ia dalin të provojnë, se ato në politikën e ndjekur prej tyre i kanë shlyer tërësisht tatimet, dhe nëse shumica e poseduesve të firmave postare vërtetojnë, që ata nuk kanë kryer biznese ilegale, por vetëm një shmangie të pamorlashme tatimesh, atëherë publikimi i “Panama Papers” nuk do të ketë ndonjë efekt me pasoja, parashikojnë ekspertët e financave. Ndoshta skandali në vetvete ka të bëjë me moralin e dyfishtë të një politike ndërkombëtare të pavendosur për t’iu kundërvënë oazeve fiskale./DW
Ushtari profesionist Gerald Baramuça ka dhënë dëshminë e tij...
Sipas ekstraktit historik në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ...
Deputeti socialist ka deklaruar se ditën e nesërme ai dhe av...
Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Reb...
“Shumë faleminderit kryeministër për mikpritjen, dhe mirëkup...
Gati dhjetë ditë para se të botoheshin në median e Maqedonis...
2 vite operatore e ISSH pa prekur stilolaps me dorëPër 10 vj...
Një çmim jackpot prej 35.1 milion Paund – çmimi më i madh në...
Në raportin “Analiza e sistemit të Drejtësisë në Shqipëri 20...
1. A jane derguar ekipet speciale me polumbare dhe mjete ujo...
Ministria e Transporteve, përmes një reagimi për mediat ka m...
Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se e vërtet...
Në dokumentet e trazuara të Panama Pappers shfaqet edhe një ...
Tatimet dhe biznesi prej një viti janë përfshirë në një marr...
Eksperti për Çështjet e Sigurisë, Ilir Kulla ka reaguar lidh...
Shpenzimet e shfrenuara dhe aspak të domosdoshme duket se nu...
Një efektiv i Policisë Rrugore është filmuar duke gjobitur n...
Policia e Shkodrës ka sekuestruar 19 automjete luksoze si Ra...
Nënkryetari demokrat i Byrosë së Kuvendit, Edmond Spaho, ësh...
Fakti që shqiptarët janë duke u dyndur drejt Britanisë në vi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...