web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia zbulon arsyen e sherrit me armë në Durrës

13 Mars 2016, 16:30, Aktualitet CNA

Policia e Durrësit ka zbardhur detajet nga sherri i djeshëm me armë zjarri dhe thika në Durrës.

Sipas Policisë, konflikti mes tre personave ka nisur nga mungesa e dy pajisjeve hidraulike që mungonin në apartamentin e blerë nga shtetasi Ervin Qerimi, 31 vjeç, i cili mbeti i plagosur.

Mësohet se 5 ditë përpara sherrit, ai ka debatuar me shtetasin, Elvis Kurti, nip i pronarit të apartamentit, për mungesën e pajisjeve.

Dje Ervin Qerimi dhe miku i tij, Elauert Hoxha, kanë shkuar për të rrahur Elvis Kurtin në lokalin ku ai ndodhej.

Qerimi e ka qëlluar me pistoletë, ndërsa Kurti ka plagosur me thikë mikun e tij. Shtetasi, Bekim Gjoka, i cili u përfshi në sherr është shpallur në kërkim nga policia.





Lajmet e fundit nga