Atomikja e fundit e shokut Kim
Korea e Veriut ka një arsenal armësh bërthamore pak a shumë ...
Mediat europiane i ndjekin me shqetësim sukseset e njëpasnjëshme të Donald Trump në fushatën parazgjedhore. Nëse Trump arrin të futet në Shtëpinë e Bardhë, kjo do të kishte pasoja për Europën e vjetër.
Ai vetë do ta votonte – kështu është shprehur ekstremisti i djathtë francez, Jean-Marie Le Pen përmes twitter-it për Donald Trump. Nëse do të ishte amerikan, themeluesi Front National do të zgjidhte Donald Trump. Por lajmi nuk ishte i habitshëm, sepse shpesh krerë të Front National disa herë kanë qenë pro Trump. Marine Le Pen deklaroi se edhe ajo angazhohet për “të harruarit”. “Trump dhe Sanders si nga ana republikane dhe ajo demokrate bëjnë një figurë të mirë në zgjedhje. Kjo është prova që edhe në Amerikë po sfidohet “establishmenti” – politika e vjetër”, u shpreh zëvendëspresidenti i Front National, Florian Philippot.
Ëndrra për popullin autentik
“Të harruarit” dhe “establishmenti”: Me këto deklarata Le Pen dhe Philippot kanë konfirmuar frikën e Europës nga një kandidaturë gjithnjë e më suksesshme e Donald Trump. Nëse kjo udhë e suksesit vazhdon dhe Donald Trump vërtet futet në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2017, atëherë kjo do t’u japë një shtysë të fortë forcave populiste në Europë, shkruan gazeta franceze “Le Monde”. Mund të pritet që populizmi i tipit Trump të zëvendësojë kulturën politike të kontintentit të vjetër. Me këtë mund të shpërbëhej dhe pluralizmi politik, për të cilin ishte aq e njohur Europa në këto dhjetëvjeçarë. Sepse një populist, shkruan “Le Mond”, quan të vlefshëm vetëm programin e tij. “Një populist i vërtetë nuk kënaqet me atë që të kritikojë elitat. Sepse ai është edhe kundërshtar i pluralizmit. Ai pretendon që të jetë i vetmi, që e përfaqëson ashtu si duhet popullin autentik.”
Të kujtohet Berlusconi
Tendenca të tilla përhapen në Europë. “Populistët europianë gjithmonë kanë dyshime për procesin demokratik, që nuk sjell atë rezultat, të cilin ata e shohin si rezultatin e vetëm korrekt.” Kështu edhe Geert Wilders, që e cilëson dhomën e dytë të parlamentit holandez si “parlament fallco”, po ashtu edhe Donald Trump, kur fitoi rivali i tij republikan Ted Cruz në Iowa.
Gazetares Gloria Orrigi në gazetën “Il fatto quotidiano”, Trump i kujton manovrat e Berlusconit në fushatë. Ashtu si Berlusconi, ish-kryeministri italian dhe bosi i medias, edhe Trump kujdeset për të krijuar imazhin e një “të veçuari”, por përdor njëkohësisht të gjitha shanset që i ofron sistemi politik. “Nuk dihet se çfarë do të bëjë ai me suksesin politik që ka, sigurisht nuk ka të bëjë me atë që duan qytetarët në moment, kur ata shqiptojnë të magjepsur emrin “Trump” . Ai nuk shet gjë tjetër vetëm emrin, dhe sa më mirë ta shesë tani emrin, aq më mirë do ta shesë edhe më vonë.”
Program politik i paqartë
Vështirë të kuptosh strategji konkrete nga politika e Trumpit, shkruan edhe revista britanike “The Spectator”. “Nuk kemi asnjë ide se ç’profil do të ketë një qeveri e Trumpit”, citon kjo revistë politologun amerikan, Anthony Cordesman. Deri më tani Trump shtron kërkesa. Por në rast të fitores në zgjedhje ai duhet të qeverisë.” Do ta ulë apo do ta ngrejë Trump buxhetin ushtrarak? Kush e di këtë? Ai herë shprehet pro ngritjes së buxhetit, herë thotë të hedhë më shumë bomba në Siri, por ka raste kur shprehet edhe kundër.” Sido që të vendosë Trump, vendimet e tij kanë pasoja për Europën.
“Politikë e frikës”
Edhe ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier krijoi një lloj distancimi, megjithëse pa emër, kur bëri fjalë për një “politikë të frikës” në SHBA. Shqetësimi më i madh i politikanëve europianë është kalimi i panikut edhe në kontinentin e vjetër. Gati në të gjithë Europën gjen parti që propagandojnë izolimin. Por pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve në SHBA, europianët duhet të përgatiten t’i thonë lamtumirë diçkaje tjetër, shkruan “Le Monde”, lamtumirë doktrinës së Obamës. Një doktrinë që synonte vetëpërmbajtje në politikën e jashtme dhe bashkëpunim./DW
Korea e Veriut ka një arsenal armësh bërthamore pak a shumë ...
Katërmbëdhjetë kampe të reja pranimi për refugjatë do të kri...
Dy deputet të opozitës në Kosovë u shoqëruan në polici, pas ...
Vdiq në moshën 86-vjeçare pas komplikacioneve në mushkëri Jo...
Megjithëse zgjedhjet e fundit presidenciale brenda partive j...
I ashtuquajturi itinerari ballkanik i refugjatëve me drejtim...
Në moshën 63 vjeç, Roger Stone ka qenë i majtë dhe i djathtë...
Omar Al Shishani është vrarë.Ai ishte një figurë emblematike...
Sondazhet e reja politike në SHBA tregojnë se mbështetja për...
Hart, kandidati që u ndal prej një bjondeje. Ngjitja dhe rën...
12 orë kanë zgjatur negociatat mes Bashkimit Evropian dhe Tu...
Partia Komuniste e Kinës deklaron se ka dënuar rreth 300.000...
Një sulm vetëvrasës sot në qytetin Hilla në Irak, shkaktoi v...
Mijëra refugjatë dhe imigrantë janë ngujuar në fshatin Idome...
Partia majtiste në pushtet e Sllovakisë filloi sot negociata...
Bëhet fjalë për të ardhmen e Shengenit e unitetin tonë, para...
Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Nancy Reagan vdiq ...
Donald Trump, gjatë fushatës së tij ka bërë që shumë ta duan...
Dinamika e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit ka rënë duk...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...