Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
12 orë kanë zgjatur negociatat mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë, për refugjatët. Por marrëveshja e shpresuar nuk është arritur, të paktën jo përfundimisht.
“Shumë pjesëmarrës ishin të mendimit se janë shënuar përparime”, tha kancelarja Angela Merkel, pas 12 orë bisedimesh të vështira mes BE dhe Turqisë për refugjatët. Ajo mendon se çelësi për zgjidhjen e krizës me refugjatët është marrëveshja me Turqinë dhe jo mbyllja e kufijve brenda BE-së. Angela Merkel beson se oferta e fundit turke është një hap tjetër për luftimin e kalimit ilegal të refugjatëve nga Turqia në Greqi. Por një marrëveshje përfundimtare nuk është arritur.
Cilat janë ofertat?
“Ne kemi ardhur këtu me një propozim kontruktiv”, tha kryeministri turk Ahmet Davutoglu. Vendi i tij është i gatshëm të pranojë të gjithë refugjatët që kalojnë ilegalisht në Greqi, pra edhe sirianët. Por për secilin refugjat të pranuar mbrapsht, Turqia kërkon që BE të marr legalisht një refugjat tjetër nga Turqia. Kjo do të ndalonte kalimet ilegale. Në këtë mënyrë Turqia tejkalon ofertat dhe marrëveshjet e deritanishme, të cilat nuk janë realizuar deri në fund. Por ofertat e Turqisë kanë dhe çmimin e tyre. Turqia kërkon edhe tre miliardë euro shtesë, për nevojat e refugjatëve – që do të thotë gjithësej gjashtë, sepse tre miliardë janë paguar në fund të vitit të kaluar. Tre miliardë të tjera duhet të paguhen deri në vitin 2018. Por Turqia kërkon edhe liberalizimin e vizave si dhe hapjen e pesë kapitujve të tjerë në negociatat për anëtarësim në BE. Kryeministri turk tha se oferta turke duhet të kuptohet si një paketë.
Rezistenca
Qiproja ka kundërshtuar më shumë se vendet e tjera negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE, gjë që edhe pritej. Në Qipro vazhdojnë përçarjet dhe mosmarrëveshjet për integritetin territorial të saj. Hungaria e ka hedhur poshtë kategorikisht kërkesën për marrjen legale të refugjatëve në Evropë. Ndërsa disa vende janë treguar të ofenduara thellë për faktin që Turqia tani del me një propozim krejt të ri, pa u informuar më parë. Ato mendojnë se ky është një komplot i kancelares Merkel, e cila më parë është takuar me kryeministrin turk.
Angela Merkel ka kundërshtuar futjen në deklaratën përfundimtare të fjalisë për mbylljen e itinerarit ballkanik. Ajo thotë se Greqia duhet të ndihmohet dhe jo të izolohet, me mbylljen e kufirit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Por edhe kancelari austriak Werner Faymann ishte shumë direkt me kërkesën që ky kufi të mbetet i mbyllur.
Fundi i kalimeve ilegale?
Presidenti i Këshillit të BE-së Donald Tusk paralajmëroi mundësinë e përfundimit të fazës së kalimeve ilegale nga Turqia në BE. Kjo është dëshira e të gjitha vendeve të BE. Fakti që marrëveshja me Turqinë është shtyrë për javën që vjen do të thotë se disa vende ende kanë rezerva. Por për komisionerin Juncker nuk ka dilemë se sirianët që kalojnë ilegalisht mund të kthehen në Turqi. Këtë e lejojnë marrëveshjet e BE-së.
Për gjendjen e të drejtave të njeriut në Turqi është folur shumë pak. Kancelarja gjermane tha se është përmendur edhe ky problem. Ndërsa Tusk tha se liria e shtypit është pjesë e negociatave për anëtarësim në BE. “Liria e shprehjes së mendimit është një nga vlerat e Turqisë”, nënvizoi Ahmet Davutoglu, i cili mbylljen e një gazete opozitare e sheh si “një vendim të gjykatave dhe jo vendim politik”. Edhe pse në BE kjo çështje shihet më ndryshe, qëllimi “që të ndalohet kalimi ilegal i refugjatëve”, ka në këtë moment prioritet në Bruksel./DW
Partia Komuniste e Kinës deklaron se ka dënuar rreth 300.000...
Një sulm vetëvrasës sot në qytetin Hilla në Irak, shkaktoi v...
Mijëra refugjatë dhe imigrantë janë ngujuar në fshatin Idome...
Partia majtiste në pushtet e Sllovakisë filloi sot negociata...
Bëhet fjalë për të ardhmen e Shengenit e unitetin tonë, para...
Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Nancy Reagan vdiq ...
Donald Trump, gjatë fushatës së tij ka bërë që shumë ta duan...
Dinamika e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit ka rënë duk...
Donald Trump dhe Ted Cruz ishin fituesit e mëdhenj të së sht...
Turqia dhe Bashkimi Europian kanë pritshmëri jorealiste nga ...
Autoritetet turke në Stamboll kanë kryer një bastisje në red...
Kancelarja gjermane dhe presidenti francez insistojnë për nj...
Sot në orët e mëngjesit në veri të Greqisë, refugjatët, shum...
Vendet në itinerarin ballkanik deri tani i kanë lejuar refug...
Gjatë kësaj fundjave, votuesit në pesë shtete amerikane dhe ...
Mijëra refugjatë nga Afganistani ndërkohë janë bllokuar në G...
Gara mes republikanëve, se cili do të jetë kandidati zyrtar ...
Policia braziliane mori sot ish-presidentin e Brazilit, Luiz...
Një pjesë e konsiderueshme e refugjatëve në Europë vijnë me ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...