Dita e Ashures/ Mesazhi i Baba Mondit: Lutjet tona shkojnë për ata që vuajnë nga luftërat
Besimtarët bektashinj ka kremtuar sot Ditën e Ashures, një...
Besimtarët bektashinj ka kremtuar sot Ditën e Ashures, një...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka thënë në një deklaratë për shtyp se dy amendamentet e opozitës të futen në kalendar dhe të miratohen. Paloka u shpreh se dy amendamentet e opozitës lidhen me dekriminalizimin, i cili ndalon deputetë që kanë kryer vepra të rënda të futen në parlament. Ndërsa amendamenti i dytë lidhet me funksionimin e Komisioneve Hetimore.
Prononcimi i Edi Palokës
“Grupi diskutoi dhe një herë për gati dy orë lidhur me çështjet kryesore që kemi ngritur tashmë dhe që mishërohen në dy amendamentet që kemi paraqitur në parlament. Një, që lidhet me ligjin për dekriminalizimin dhe që ndalon deputetë apo zyrtarëve të tjerë të cilët, janë kapur në flagrancë duke kryer krime të rënda ndaj jetës së njeriut siç janë plagosjet apo vrasjet, pra i ndalon të vazhdon të vazhdojnë jetën e tyre apo të kryejnë funksionet e tyre zyrtare deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës, pasi siç e dini të gjithë u bëmë dëshmitarë të një akti të paprecedentë, kur një deputet i mazhorancës i akuzuar për plagosje të disa qytetarëve, u shfaq papritur në Parlament me bekimin e Ramës, duke vënë jo vetëm Parlamentin në pozita të vështira por besoj dhe miqtë tanë ndërkombëtarë që kanë investuar aq shumë në ligjin për Dekriminalizimin. Pra për ti vënë fre, për të ndaluar që akte të tilla mos të ndodhin më, as në parlament dhe në asnjë institucion tjetër zyrtar, ne kemi paraqitur këtë amendament dhe do të vazhdojmë ti qëndrojmë fort këtij amendamenti.
Amendamenti i dytë lidhet me funskionimin e komisioneve hetimore. Siç e dini, ka një marëveshje të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët midis mazhorancës dhe opozitës për zbatimin e kushtetutës lidhur me komisionet hetimore, Kushtetutë e cila e detyron mazhorancën kushdo qoftë ajo, ti miratojë komisionet hetimore dhe ti bëjë ato funksionale në mënyrë që, opozitës ti jepet kështu e vetmja mundësi që ka për të hetuar rastet e korrupsionti apo çdo lloj rasti tjetër që parashikon kushtetuta. Kjo marëveshje është shkelur në një farë mënyrë nga mazhoranca sepse pavarësisht se kanë pranuar ngritjen e komisioneve hetimore, i kanë penguar ato në forma të ndryshme dhe forma nga më bajatet, ku më e zakonshmja është përdorimi i kuorumit për të bllokuar komisionet hetimore. Për këtë arsye ne kërkojmë që kuorumi të mos jetë më faktor në vazhdimin e punës së komisionit. Sigurisht, mazhoranca mbetet mazhorancë dhe do të ketë qëndrimin e saj në parlament, por të paktën të lejohet funskionimi i komisioneve.
Pika tjetër po kaq e rëndësishme e disktutuar nga grupi është ajo e zbatimit të vendimit të gjykatës kushtetuese, e cila gjithashtu bën pjesë në marrveshjen e miratuar së bashku nga mazhoranca dhe opozita.
Kemi tashmë tri raste të shkeljes së ligjit të konfliktit të interesave dhe të Kushtetutës, tri raste kur deputetë të mazhorancës kanë përfituar haptazi fonde publike; rasti i Koco Kokëdhimës, për të cilin ai është përfitues direkt i këtyre fondeve dhe rastin e zonjës Leskaj dhe deputetit Suli, të cilët kanë përfituar fonde publike, nëpërmjet fëmijëve të tyre. Të tri këto raste, janë raste në të cilat deputetët kanë shkelur kushtetutën dhe sipas Kushtetutës dhe ligjit për konfliktin e interesave, këta deputetë jo vetëm duhet të dorëzojnë mandatin e tyre, por pse jo në një të afërme të shpejtë, ne do të shohim edhe variantin e ndjekjes penale të tyre, pasi ne vërtet flasim shumë për rastet kur kriminelë ordinerë kryejnë aktin dhe pastaj bëhen deputetë, por shkelja e Kushtetutës nuk mendoj që është një krim më i vogël. Sidoqoftë, këto janë qëndrime që do ti shohim së shpejti. Ajo që ka rëndësi, është që parlamenti nesër, në radhë të parë Konferenca e kryetarëve, sipas detyrimit që ka me rregullore, këto cështje t?i fusë në kalendarin e punimeve të Parlamentit dhe pastaj, sigurisht ajo që mbetet dhe që është çështje parimore, është miratimi i amendamenteve dhe i zbatimit të vendimeve të Gjykatës kushtetuese.
Nëse arrihet deri aty sa të shkelet edhe rregullorja pasi tashmë jemi në kohën e rregullt të futjes në kalendar të këtyre amendamenteve, sigurisht që veprimet tona do të jenë të njëjta, bllokim seance dhe reagime në varësi me vendimet që do të marrë maxhoranca. Por do të ishte absurde nëse nuk do të pranonin ti fusnin në kalendar, do ishte një shkelje që i kalon përmasat e shkeljeve të zakonshme.
-Dhe nëse kjo ndodh, futja në kalendar, do të thotë se jemi në zgjidhje të krizës parlamentare?
Nëse këto amendamente futen në kalendar, thjesht zbatohet një procedurë, një pjesë e rregullores. Kërkesa jonë parimore nuk është thjesht futja në kalendar por është miratimi i tyre. Nuk besoj se ka ndonjë arsye juridike apo logjike njerëzore që të kundërshtojë këto kërkesa tona. Janë të dyja në zbatim të marrëveshjes së dhjetorit 2014 si ajo për komisionet hetimore si ajo për dekriminalizmin. Zbatimet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese po ashtu janë detyrime kushtetuese pavarësisht marrëveshjes që është realizuar, pra kërkesa jonë mbetet zbatimi i tyre, jo thjesht futja në kalendar.
-Nesër këto merren parasysh nuk do të ketë një bllokim të parlamentit?
Nëse futet në kalendar sigurisht që qëndrimi ynë do të përcaktohet nesër në mbledhje të grupit.
Deputeti Socialist, Ben Blushi, ka komentuar deklaratat e kr...
Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, ka thënë se nëse ...
Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Maqo Lakrori, ka prezantu...
Partia Socialiste po zhvillon sot Asamblenë Kombëtare, e ci...
Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka sqaruar dj...
Qindra qytetarë kanë sulmuar deputetin socialist Koço Kokëdh...
Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike, Arben Rista...
Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se Kryeministri Rama ...
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se al...
Kryebashkiaku Erion Veliaj nuk po i ndahet dot Presidentit a...
Qeveria shqiptare është duke zhvilluar bisedime diskrete me ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar s...
Deputetja dhe Kryetarja e Aleancës së Grave Deputete, Mesila...
Keshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, ka vendosu...
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu është shprehur se ...
Kryeparlamentari Ilir Meta është shprehur se Kreu i Bashkisë...
Ministrja Mimi Kodheli ka uruar me anë të një letre të gjith...
Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një mesazhi në rrjetin ...
Ish-Kryetarja e Parlamentit, njëherësh deputetja demokrate J...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinast...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...