Betonizimi i liqenit/ Meta sulmon Veliajn: Të bëjë transparencën e projektit
Kryeparlamentari Ilir Meta është shprehur se Kreu i Bashkisë...
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu është shprehur se Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka urdhëruar ndalimin e tij teksa po protestonte para Bashkisë së Tiranës. Në një intervistë për gazetarin Çim Peka, Spahiu tha se ka refuzuar për 5 orë deponimin, ndërsa shton se nuk njeh qeverinë. Sipas tij pushteti ka ardhur nëpërmjet parasë, blerjes së votave dhe bandave.
Pjesë nga intervista e kreut të AK-së Kreshnik Spahiut për gazetarin Çim Peka
Çim Peka: Të flasim për ndalimin, kanë ardhur dhe ju kanë marrë në zyrë, argumenti?
Spahiu: Argumenti në emër të Policisë së Shtetit akuzoheni për miting të paligjshëm, dhe kemi urdhër nga Ministri i Brendshëm për t’u shoqëruar në komisariat për të dëshmuar dhe për të vendosur masën e sigurisë.
Çim Peka: Këto po i thoni ju zoti Spahiu apo është realisht ajo që ju komunikuan. Kemi urdhër nga ministri i Brendshëm për t?iu shoqëruar?
Spahiu: Patjetër po se si. Ti mendon se këto i bëri kapteri i lagjes. Unë nuk mendoj. Por nuk mendoj se mund të vijë kapteri i lagjes dhe të thotë kemi urdhër nga Ministri i Brendshëm.
Spahiu: Po ishte i detyruar ai që ta thoshte. Sepse ai kishte dhe një mandat, foli në telefon dhe me Ministrin e Brendshëm, por për hir të së vërtetës, se nuk jam këtu unë për të akuzuar Saimir Tahirin. Policia e Shtetit përfshirë dhe Ministrinë e Brendshme, sepse brenda 20 minutash policia bashkiake kishte dorëzuar një kallëzim, denoncim ndaj kreut të AK-së dhe 7 aktivistëve të tjerë. Ishin të detyruar që në bazë të atij denoncimi të kryenin veprimet. Në komisariat patëm një komunikim etik, sepse policia është me ne. Ushtarakët dhe policia shumë shpejt të jeni të bindur do t’i shikoni në rresht në revolucionin demokratik në Shqipëri, se revolucioni demokratik nuk bëhet vetëm me të papunët. Nëse ne nuk bëjmë palë ushtrinë dhe policinë nuk kemi asgjë në vijë. Në një farë mënyre ne porositëm njerëzit tanë dhe aktivistët që të silleshin mirë dhe të mos kundërshtonin. Po ta shikoni gjestin edhe unë isha shumë fisnik për mënyrën se si komunikova.
Çim Peka: Çfarë ju thanë në komisariat zoti Spahiu?
Spahiu: Më komunikuan akuzën, më kërkuan dëshmi, i thashë më vjen keq, por ne nuk e njohim këtë qeveri. Ne nuk mund të komunikojmë me një pushtet i cili është ilegjitim. Të gjithë në unanimitet u mbajtëm, unë u mbajta 5 orë se të tjerët u mbajtën 24 orë, bashkëpunëtorët e mi.
Çim Peka: U mbajtët në Drejtori apo në komisariat?
Spahiu: U mbajtëm në komisariat tek dhomat e izolimit të komisariatit numër 1, që duket mbas Ministrisë së Jashtme. Atje kam refuzuar për 5 orë deponimin dhe nuk kam deklaruar as unë as bashkëpunëtorët e mi asnjë fjalë ndaj oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe Shefit të krimeve, sepse jemi të qartë që ne këtë qeveri dhe këtë pushtet nuk e njohim. Është një pushtet që ka ardhur nëpërmjet parasë, blerjes së votave dhe bandave.
Kryeparlamentari Ilir Meta është shprehur se Kreu i Bashkisë...
Ministrja Mimi Kodheli ka uruar me anë të një letre të gjith...
Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një mesazhi në rrjetin ...
Ish-Kryetarja e Parlamentit, njëherësh deputetja demokrate J...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinast...
Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi ka zhvilluar sot ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zgjedhur që ...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha takoi Nënsekret...
Në Berat situata sa vjen dhe përkeqesohet. Papunësia rritet,...
Nënat dhe vajzat e Kukësit kërkojnë mundësi dhe shanse. Voks...
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Zëdhënësin e frak...
Ish-kreyparlamentarja, aktualisht deputete Partisë Demokrati...
Komisioni i Garancive Statuore ka vendosur se kërkesa e bërë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë sot në...
Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, është shprehur për mediat...
Banorët e fshatit Delisufaj në Lushnje janë ngritur në prote...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar debate...
Ambjentalisti Sazan Guri është shprehur lidhur me akuzat e b...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle ka kome...
Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se Kryeministri Edi R...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...