web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekstradohet nga Italia shqiptari i dënuar me 3 vite burg

9 Mars 2016, 20:50, Kronika CNA

Interpol Tirana ka bërë të mundur ekstradimin nga Roma, drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar:  Aldo TUDA, 24 vjeç,  lindur në Durrës. Shtetasi Aldo TUDA, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar mbi bazën e vendimit nr. 7 datë 06.01.2014 te Gjykatës Durrës, e cila e ka dënuar me 3 Vite burgim, (lënë në fuqi me vendimin nr.10-2015-1603 dt.09.07.2015 të Gjykatës së Apelit Durrës për Veprën Penale:  “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 88/1 i Kodit Penal. Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Shtetasi AldoTUDA në datë 15.01.2013, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë kanë plagosur me sende të forta shtetasit A.B, I.B,dhe H.B. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën/Itali, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.





Lajmet e fundit nga