web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrezikon jetën e policëve/ Arrestohet 21-vjeçari

8 Mars 2016, 10:01, Kronika CNA

Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit pasi ka kundërshtuar forcat e rendit dhe ka rrezikuar jetën e tyre.

Burime nga Policia, bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Euglent  Qose, 21 vjeç, banues në fshatin Kasnicë, Patos.

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ky shtetas, i pa paisur me leje drejtimi, nuk i ka qëndruar punonjësve të policisë të cilët ishin të vendosur në post-bllok, por është larguar me shpejtësi me mjetin tip Benz me targa AA 700 MI, duke rrezikuar jetën  e punonjësve të policisë.





Lajmet e fundit nga