web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjirokastër/ Operacion antidrogë, arrestohet 30-vjeçari (VIDEO)

7 Mars 2016, 19:20, Kronika CNA

Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur arrestimin e një 30-vjeçari në kuadër të një operacioni antidrogë, të koduar “Stafeta”. Mësohet se në pranga e policisë ka rënë shtetasi Ervis Canka , 30 vjeç , banues në Përmet.

Arrestimi i tij u bë pasi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një automjet tip Benz po transportonte lëndë narkotike, është ngritur një Pikë Kontrolli në aksin rrugor Tepelenë -Përmet në vendin e quajtur “Ura e Leklit”.

Në pikën e kontrollit është afruar mjeti tip “Benz” me targa AA 828 NC, me drejtim lëvizje Tepelenë – Përmet, ku drejtues mjeti ishte shtetasi Ervis Canka, i cili së bashku me automjetin e tij u shoqërua për në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër për një kontroll më të imtësishëm.

Nga kontrolli i automjetit rezultoi se në pjesën e pasme kishte në një hapësirë midis sediljes së pasme dhe bagazhit, brenda së cilës u konstatuan 10 pako me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë të mbështjella me natriban me peshë totale 5 kg e 150 gr , si dhe 10 pako lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva të mbështjella me natriban me peshë totale 10 kg.

Brenda në automjet u konstatuan dhe u sekuestruan dhe 6 aparate celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

VIDEO

 





Lajmet e fundit nga