web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arta Dade kërcënon me lënien e mandatit

8 Mars 2016, 07:45, Aktualitet CNA

Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, ka kërcënuar grupin parlamentar socialist se do të lërë mandatit.

Shkak për këtë është bërë ngjarja e ndodhur në Elbasan me deputetin Ben Blushi, për të cilën Dade kërkoi që të diskutohej në mbledhjen e grupit parlamentar.

Por, kreu i Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi, ka kërkuar që kjo ngjarje të mos diskutohet, pasi i përket Partisë Socialiste të Elbasanit.

Dade tha se ajo që ka ndodhur në Elbasan është e papranueshme duke u shprehur se një ngjarje e tillë nuk ka ndodhur në 25 vjet.

Mësohet se gjatë debatit, Dade është përplasur edhe me deputetin Anastas Angjeli, por ky i fundit nuk e ka pritur mirë dhe i është drejtuar deputetes me fjalët: ? Mos ma përmend emrin, mos më përfshi! Mbylle gojën!”

Ndërsa deputetja socialiste, mësohet të jetë shprehur se më mirë lë mandatin se të hesht.

?Unë lë mandatin dhe gojën nuk e mbyll?, mësohet të jetë shprehur Dade





Lajmet e fundit nga