web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e delegatëve në Përmet/ Parregullsi në fletët e votimit, socialistët akuzojnë Kokëdhimën

5 Mars 2016, 13:27, Politikë CNA

Procesi i zgjedhjeve të delegatëve në Partinë Socialiste në jug të vendit ka shkuar me probleme në disa zona.

Anëtarët e PS-së në Përmet kanë theksuar se në zgjedhjet e sotme ka parregullsi në listat e votimit. Sipas tyre në këto lista gjenden persona që nuk janë propozuar për të kandiduar si delegatë.

Për këto parregullsi, socialistët e Përmetit akuzojnë deputetin e jugut Koço Kokëdhima. Sipas tyre, Kokëdhima ka tjetërsuar listat e kandidatëve në fletët e votimit.

Mësohet se 45 anëtarë të rinj socialistë kanë braktisur procesin e zgjedhjeve.





Lajmet e fundit nga