Nënkomiteti i 8-të BE-Shqipëri/ Reforma në Drejtësi të përputhet me rekomandimet e Komisionit të Venecias
Mbledhja e Nënkomitetit të 8të për Drejtësi, Liri dhe Siguri...
Në Shqipëri shumica dhe opozita arritën marrëveshjen për miratimin e akteve të nevojshme nënligjore për zbatimin e të ashtuquajturit ligj për dekriminalizimin, të cilat u votuan me konsensus të plotë nga palët. Por menjëherë më pas, opozita njoftoi brakstisjen e parlamentit, deri kur sipas saj të plotësohen tre kërkesa që lidhen me respektimin e vendimeve të Gjykatës kushtetuese, dhe një ndryshim në ligjin për dekriminalizimin dhe një tjetër për komisionet parlamentare.
Pas 48 orësh bisedimesh intensive, palët arritën sot të gjejnë dakortësinë për një vendim të parlamentit dhe formularin e vetdeklarimit, dy aktet e nevojshme që i ashtuquajturi ligj i dekriminalizimit të nisë zbatimin e tij efektiv. Përfaqësuesi demokrat Oerd Bylykbashi deklaroi se nuk kishte patur arsye që gjithshka u shty për në momentet e fundit dhe bëri përgjegjëse shumicën e cila sipas tij nuk kishte dëshmuar vullnet për këtë cështje: ?Një pakt, kur bëhet respektohet dhe nuk tërhiqet zvarrë, zbatimi bëhet menjëherë, sepse kjo tregon vullnet të mirë dhe mirëbesim. Kjo që ka ndodhur ka treguar krejt të kundërtën. Nuk kishte pse çdo gjë të arrihej në limitet e fundit, nëse do të kishim pasur vullnet, do ta kishim bërë kohë më parë?.
Por i menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit të grupit socialist Gramoz Ruci: ?Shumica nuk ka patur as më të voglin hezitim. Përkundrazi ja la opozitës paraqitjen e akteve. Për cudi dhe irno të faktit e zvarriti paraqitjen e tyre?.
Aktet e nevojshme kaluan me një konsensus të plotë. Por pikërisht kur u duk se në sallë do të kthehej sadopak qetësia opozita deklaroi se kishte tre kushte: ?Në mënyrë që deputetët me rekorde të tmerrshme kriminale, deputetët që gjakosën qytetarët e thjeshtë në dyert e komisariatit të mos shkelin më në parlament, në mënyrë që deputetët të cilët përfitojnë fonde publike duke patur kostumin e deputetit nuk duhet të rrinë as edhe një minutë këtu në parlament. Në mënyrë që komisionet hetimore të opozitës të cilët zbulojnë të gjitha aferat e qeverisë, të jenë efektive. Pa u bërë dhe pa u plotësuar këto kushte opozita nuk mund të vazhdojë të rrijë më në këtë parlament?., u shpreh deputati Eduard Halimi.
Kushti i parë i opozitës ka të bëjë me kërkesën për miratimin e një ndryshimi në ligjin për dekriminalizimin, sipas të cilit deputetët të cilët arrestohen në flagrancë për vrasje apo tentativë vrasje, të pezullohen nga aktiviteti i parlamentit, deri në dhënien e një vendimi nga gjykata. Kërkesë e cila u nxit nga shfaqja dy javë më parë e deputeti Armando Prenga, i përfshirë disa muaj më parë në një konflikt të armatosur.
Kushti i dytë lidhet me respektimin e vendimeve të Gjykatës kushtetuese, të cilat sipas opozitës po shkelen nga shumica. Sipas opozitës, vendimi i fundit i kësaj gjykata për interpretimin e rasteve të konfliktit të interesit të deputetëve, detyron parlamentin që automatikisht t?ja dërgojë asaj cështjen e heqjes apo jo të imunitetit. Opozita ka denoncuar për konflikt interesi tre deputetë të shumicës, Koço Kodhimën, Valentina Leskajn dhe Rakip Sulin.
Kushti i tretë demokratëve lidhet me ndryshimet në ligjin për komisionin hetimore, duke qenë se sipas tyre, shumica po bllokon në mënyrë artificial punën e të pajtën dy komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita.
Për deputetin socialist Pandeli Majko opozita po kërkon të pengojë reformën në drejtësi: ?Nuk besoj se ka sot njeri që të kuptojë se cfarë kërkon opozita. Përshtypja ime dhe jo vetëm e imja, është se gjithë kjo që po bën opozita është, me një arsyetim shumë të thejshtë që reforma në drejtësi të mos votohet në këtë sallë?, u shpreh zoti Majko jashtë sallës së parlamentit.
Kryetari i parlamentit Ilir Meta u tregua më i përmbajtur në komentet e tij për gazetarët: ?Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të ndërtuar gjithnjë ura komunikimi dhe raporte konstruktive, larg ultimatumeve të panevojshme, larg përpjekjeve për të minuar besimin. Ndaj besoj që edhe opozita është në frymën e rekomandimeve të Komisionit të Venecias, sepse edhe opozita ka shprehur vullnetin dhe mbështetjen e saj për reformën në fushën e drejtësisë. Të gjitha kërkesa dhe pretendimet e saj për çështje të caktuara do të shqyrtohen në bazë të rregullores së Kuvendit?.
Lëvizja e opozitës erdhi paksa e papritur. Që prej më shumë se një jave në grupin e saj parlamentar diskutohej qëndrimi që do të mbahej, dhe alternativa e bojkotit nuk kishte gjetur mbështetje. Ndërsa mbetet e paqartë se cfarë solli kthesën që coi në vendimin e sotëm ./VOA
Mbledhja e Nënkomitetit të 8të për Drejtësi, Liri dhe Siguri...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zhvilluar një takim me...
Deputetja Mesila Doda ka deklaruar se politikanët duhet të d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, është shprehur...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda mori pjesë në t...
Pas votimit të akteve nënligjore për ligjin e dekriminalizim...
Pas miratimit të akteve nënligjore të ligjit për dekriminali...
Pas miratimit të akteve nënligjore për lzbatimin e ligjit të...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me konsensus aktet nënligjo...
Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i është drejtu...
Negociatat mes palëve për marrëveshjen e akteve nënligjore ë...
Deputetja Mesila Doda, ka thënë në një prononcim për mediat ...
“Shqipëria në Bashkimin Europian nuk mund të jetë Shqipëria ...
Partia Demokratike depozitoi sot 3 kërkesa për referendume v...
Kreu i Aleancës KuqeZi u arrestua mëngjesin e sotëm nga Poli...
Tregtarët e vegjël të Tiranës kundërshtojnë rritjen e taksav...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, tha në një prononci...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka thënë në një pr...
Parlamenti është në pritje teksa palët po negociojnë për të ...
Kanë përfunduar negociatat midis deputetit Taulant Balla dhe...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...