Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Filmi epik për post-apokalipsin ?Mad Max: Fury Road? është konkurrent në dhjetë kategori për çmime Oscar, mes tyre edhe si filmi më i mirë. Regjisori George Miller është emëruar për kategorinë e regjisorit më të mirë; filmi është emëruar edhe për kategori të tjera, si montazhi, efektet vizuale, grimi, efektet zanore, stilizimi i kostumeve dhe si produksioni kinematografik më i mirë. Një britanik, i cili i ka pasion serialët me këtë temë, ka ndërtuar në një rajon të pabanuar të Australisë, një muze që i dedikohet filmit shumë të suksesshëm të realizuar këtu tre dekada më parë:
Një qytet i nxehtë, i thatë dhe i pluhurosur ? kjo është qyteza fantazmë e Silvertonit, rreth 1 mijë e 200 kilometra në perëndim të Sidneit.
Në kulmin e lulëzimit, kjo ishte një qytezë minatorësh plot gjallëri, me 3 mijë banorë ? por sot atje banojnë vetëm një grusht njerëzish.
Turistët, që e mbajnë gjallë këtë vend, edhe pse shumë nxehtë, shkojnë atje për të mësuar më tepër për historinë e pasur të zonës.
Në këtë mjedis të shkretë, të izoluar, janë xhiruar me dhjetra shfaqje televizive, si ?Priscilla Queen of the Desert?, ?The Flying Doctors? dhe ?Mission: Impossible II?.
Por ishte pikërisht një film ? ikonë e kinematografisë, që ndihmoi në forcimin e reputacionit të Silvertonit si Hollivudi i shkretëtirës.
?Mad Max 2: The Road Warrior?u xhirua këtu në vitin 1981, dhe pikërisht trashëgimia shërbeu si nxitje për krijimin e një muzeu nga i apasionuari britanik i serialëve me këtë temë.
Emri i pronarit të muzeut Adrian Bennett, mund të mos jetë Max, por disa thonë se ai është po aq i çmendur sa edhe personazhi i njohur:
“Në se dikush do të më kishte thënë 34 vjet më parë se do të jetoja në shkretëtirën e Australisë me një muze të Mad Max-it, do të kisha qeshur, sepse ky ka qenë një evoluim i natyrshëm për mua.?- thotë Bennett.
Ky koleksion impresionues makinash dhe relikesh të tjera është rezultat i një obsesioni të një jete të tërë me filmin, të cilin Bennet e pa fillimisht kur ishte adoleshent në qytetin Bradford në Britaninë veriore. Bennet thotë se ndërtimi i Muzeut të Mad Max-it ka qenë ëndërra e jetës së tij dhe se në vitin 2009 i ndryshoi përgjithmonë jeta, kur gruaja e tij Linda ra dakord që familja e tyre të zhvendosej nga Anglia, në shkretëtirën e Australisë.
Bennet ka grumbulluar me qindra fotografi, postera dhe kostume, duke krijuar një koleksion shumë të veçantë.
Mad Max u intrepretua fillimisht nga Mel Gibsoni, kur ai ishte i ri në karrierë, por ishte një intepretim aq i arrirë, saqë e bëri aktorin të njohur në mbarë botën në vitet ?80.
Gibson interpretoi në rolin e një polici, të quajtur ?Max Rockatansky?, i cili hakmerret për vrasjen e gruas dhe fëmijës së tij, nga një bandë motoçiklistash në një Australi imagjinare. Krahas me aktorët, pjesë e lojës në këtë film ishin makinat.
Vizioni post-apokaliptik i Australisë u krijua në mënyrë të tillë, që të ngjante si një djerrinë toksike, e mbushur me kafshë të shfrenuara dhe automjete të pakontrolluara, të lëna nga mbeturinat e civilizimit.
Shumë prej makinave janë rikrijuar me dashuri nga Bennett, të tjera janë dhuruar. Po ashtu atje ka shumë objekte origjinale që ia kanë dhuruar muzeut ekipet realizuese.
Bennett po ashtu ka vendosur në muze modelet e disa personazheve për të krijuar një përfytyrim më të qartë për filmin. Është pikërisht kjo vëmendje ndaj detajeve që tërheq çdo vit mijëra vizitorë nga e gjithë bota.
Suksesi që pati filmi ?Mad Max 2: The Road Warrior? në vitet 1980 solli edhe suksesin e filmave të mëpasshëm serialë të regjisorit George Miller.
Në variantin më të fundit të filmit ?Max Max: Fury Road? i cili doli në maj të vitit 2015, interpreton aktorja Charlize Theron.
Filmi ?Fury Road? fillimisht mendohet të jetë xhiruar në Silverton. Por më pas xhirimet u zhvendosën në Afrikë, në minutën e fundit, për shkak të shirave që e bënë shkretëtirën të ngjante e gjelbër.
Muzeu që i kushtohet serialëve me karakterin e famshëm Mad Max është i hapur për vizitorët të shtatë ditët e javës. Krijuesi dhe pronari i tij Bennett thotë se historia e Mad Maxi-it nuk është thjesht punë për të, por ajo është jeta e tij. /VOA
Qeveria ka forcuar gardhin rrethues të punimeve për ndërtimi...
Zbulimi i varrit të Tutankhamunit gati një shekull më parë, ...
Ish-drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi” (Sanatoriumi), Reza...
Në një tjetër video të shpërndarë nga protestuesit e Parkut ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për të protest...
Në hyrje të qytetit të Lezhës, në afërsi të rrethrrotullimit...
Partia Demokratike ka publikuar posterin dhe sloganet të cil...
Profesori Artan Fuga është shprehur se Zv.Kryetari i Bashkis...
Legjenda thotë se ajo vrau edhe burrat e saj, por kjo kurrë ...
Ish-kryekomunari i Kaçinarit, Petrit Bardhi është liruar nga...
Deputeti socialist Erjon Braçe ka sulmuar Kryebashkiakun Eri...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle shprehe...
Bashkia e Tiranës ka reaguar pas protestës së sotme të shoqë...
Forca të shumta policore arrestuan sot drejtuesit e protestë...
Sot shoqëria civile kishte organizuar një protestë në mbrojt...
Një 27 vjeçar është arrestuar nga Policia e Dibrës, pasi qar...
Zirkon Disha është një prej të shoqëruarve në polici pas pro...
Qindra qytetarë protestuan sot tek Parku i Liqenit Artificia...
Protesta e sotme tek Parku i Liqenti Artificial në Tiranë u ...
Artan Fuga ka sulmuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...