Tjetër video dhune/Polici gjuan me grushta protestuesin
Në një tjetër video të shpërndarë nga protestuesit e Parkut ...
Ish-drejtori i spitalit ?Shefqet Ndroqi? (Sanatoriumi), Rezar Oketa, po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për një tender për blerjen e aparaturave mjekësore. Muajt e fundit, drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, ka referuar në njësinë Task-Forcë disa transferta të Oketës, ndërsa me urdhër prokurori, këto llogari bankare janë sekuestruar. Ish-zyrtari ka kundërshtuar vendimin e prokurorisë, duke i kërkuar gjykatës lirimin e këtyre pasurive. Gazeta ?Shqip? ka siguruar vendimin e gjykatës, e cila ka zhbllokuar këto pasuri. Para gjyqtarit, Oketa ka paraqitur disa kontrata pune me disa firma të huaja, ku paga e tij arrinte deri në 1800 euro në ditë. Në një tjetër kontratë, Oketa ka përfituar rreth 1500 euro, ndërsa bashkëshortja e tij, është paguar gjatë një viti me 150 mijë euro.
Dyshimet për aferë
Prokuroria ka regjistruar procedimin penal me nr.9912 të vitit 2015. Gjatë seancës gjyqësore rezultoi se Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, me disa shkresa të datës 18 dhjetor 2015, ka lëshuar urdhrin në një bankë të nivelit të dytë për bllokim të përkohshëm të transaksioneve të shtetasit Rezart Oketa. Rezultoi se më datë 14 dhjetor po të vitit të kaluar, në llogarinë e ish-zyrtarit ka mbërritur një transfertë në vlerën 135 645 euro. Kjo transfertë është dërguar nga Lihteshtejni, po nga llogaria e tij me shënimin ?mbyllje llogarie?. ?Nga informacioni në burime të hapura, rezulton se shtetasi Rezart Oketa është i përfshirë në aferë korrupsioni për të ashtuquajturin ?tender? i aparaturave mjekësore për spitalin universitar të sëmundjeve të mushkërive ?Shefqet Ndroqi?. Sipas të dhënave, rezulton se në vitin 2009, Rezart Oketa ishte drejtor i spitalit ?Shefqet Ndroqi?. Ai dhe bashkëshortja e tij, Milda Nanushi, janë pjesë e organikës së Fakultetit të Mjekësisë, përkatësisht pjesë e seksionit të shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Fiziologjisë?, thuhet në vendimin e gjykatës.
Transaksionet bankare
Gjykata ka argumentuar se në emër të Rezart Oketës dhe të bashkëshortes së tij, ka transaksione të vlerave. Sipas saj, më 20 prill 2010, i ka shitur një shtetaseje një pasuri prej 63 milionë lekësh të vjetra. Në janar 2011 ka blerë një automjet rreth 80 milionë lekë, ndërsa në 2014 ka shituar një automjet BMW X6 në vlerën 50 mijë euro. Më 3 qershor 2014 i ka shitur një shtetasi një automjet 30 mijë euro, ndërsa në nëntor po të atij viti ka marrë një hua 100 mijë euro. Sipas gjykatës, në intervalin kohor 2010-2015 ka kryer transaksione, si tërheqje, pagesa për leasing, depozitime etj., në banka të ndryshme në shuma që arrijnë deri në 100 000 euro.
Gjykata ka listuar së në mars 2012, në një bankë të nivelit të dytë është kryer këmbim valutor në shumën 84 milionë lekësh të vjetra. Në dhjetor 2012 është tërhequr një shumë prej 25 mijë eurosh, më 10 prill 2014 janë tërhequr 100 mijë euro për blerje e pasurisë së paluajtshme. Në shtator 2014, familja ka derdhur 38 mijë euro në një llogari të një firme private. Bashkëshortja e Oketës, ka blerë një automjet në 2014 për 30 mijë euro, ndërsa në 2015 e ka shitur 28 mijë euro.
Në vendimin e gjykatës thuhet se, nga verifikimi në QKR në emër të këtij çifti, rezulton se Rezart Oketa është aksioner në një firmë me objekt import-eksport të produkteve dizinfektuese.
?1800 euro në ditë?
Për këtë çështje ka kryer hetime edhe prokuroria, ku ka rezultuar se Rezart Oketa ka nënshkruar në datën 15 gusht 2009 aktmarrëveshjen me shoqërinë ?M?? ltd, duke e emëruar atë këshilltar për një afat 18-mujor, me një pagë ditore 1800 euro/ditë në maksimum deri në 180 000 euro gjithsej. Gjykata thotë se Rezart Oketa edhe bashkëshortja e tij, Milda Naushi, kanë nënshkruar kontratë me ?A? International? sh.p.k me seli në Vjenë Austri. Oketa, më datë 1 prill 2012 ka nënshkruar kontratë me këtë shoqëri me afat 2-vjeçar për të kryer shërbime konsulenti të kësaj kompanie në Shqipëri dhe Kosovë me një pagë prej 1500 euro/ditë pune që mbulon edhe tarifën e infrastrukturës dhe zyrës së tij. Kjo kontratë është rilidhur përsëri më datë 12 janar 2015 me të njëjtat kushte si ajo e mësipërmja. Sipas gjykatës, edhe Milda Nanushi ka lidhur me këtë shoqëri më 10 shkurt 2014 një kontratë për të kryer shërbime këshilluesi të kësaj shoqërie për një afat njëvjeçar me tarifë shërbimi gjithsej 150 000 eurosh, ku 75 000 euro për menaxhimin e projektit dhe shërbimeve këshillimore dhe 75 000 euro për shërbime këshilluese dhe inxhinierike. Gjatë shqyrtimit gjyqësor, rezultoi se janë paraqitur disa fatura nga shoqëria që i ka paguar. Në gjykatë, prokuroria tha se ka arritur në konkluzionin se burimet e parave të sekuestruara janë verifikuar si të ligjshme. Prokuroria ka qenë dakord për heqjen e sekuestros dhe kthimin e shumave të të hollave të sekuestruara Rezart Oketës dhe Milda Nanushit. Në fund, gjykata tha se çmon se në rastin në gjykim vërtetohet ligjshmëria e të hollave dhe duhet të hiqet sekuestroja e pasurisë, duke u kthyer këtyre personave të gjithë shumën./Gazeta Shqip
Në një tjetër video të shpërndarë nga protestuesit e Parkut ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për të protest...
Në hyrje të qytetit të Lezhës, në afërsi të rrethrrotullimit...
Partia Demokratike ka publikuar posterin dhe sloganet të cil...
Profesori Artan Fuga është shprehur se Zv.Kryetari i Bashkis...
Legjenda thotë se ajo vrau edhe burrat e saj, por kjo kurrë ...
Ish-kryekomunari i Kaçinarit, Petrit Bardhi është liruar nga...
Deputeti socialist Erjon Braçe ka sulmuar Kryebashkiakun Eri...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle shprehe...
Bashkia e Tiranës ka reaguar pas protestës së sotme të shoqë...
Forca të shumta policore arrestuan sot drejtuesit e protestë...
Sot shoqëria civile kishte organizuar një protestë në mbrojt...
Një 27 vjeçar është arrestuar nga Policia e Dibrës, pasi qar...
Zirkon Disha është një prej të shoqëruarve në polici pas pro...
Qindra qytetarë protestuan sot tek Parku i Liqenit Artificia...
Protesta e sotme tek Parku i Liqenti Artificial në Tiranë u ...
Artan Fuga ka sulmuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj...
Aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë të thjeshtë prote...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, ka koment...
Prej dy ditësh, aktori i humorit, Agron Llakaj, është vënë n...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...