Rrëshqitje dheu në Kodër Currila/ Rrezikohet pallati
Rrëshqitje dheu janë regjistruar në Kodër Currila në orët ...
Rrëshqitje dheu janë regjistruar në Kodër Currila në orët ...
Anëtarë të Kryesisë të PS-së, deputetë, ish-deputetë, njerëz me kontribute historike në Partinë Socialiste, i kanë dërguar sot një kërkesë Alket Hysenit, kryetarit të komisionit të garancive Statutore në PS. Në letër thuhet se kjo kërkesë është e bazuar në nenin 5 të Statutit si dokumenti bazë mbi të cilin funksionon Partia Socialiste.
Firmëtarët: Rexhep Mejdani, Tritan Kalo, Suzana Hakrama, Petrit Ago, Maqo Lakrori, Ndre Legisi, Marko Bello, Namik Kopliku, Arta Dade, Mimoza Hafizi, Mark Nikolli, Ben Blushi
Më poshtë letra e plotë e përfaqësuesve socialistë.
KËRKESË
Objekti: Kërkojmë zbatimin dhe interpretimin prej Komisionit të Garancive
Statutore të shkeljeve të konstatuara të Statutit të PS
Baza Ligjore: Neni 32 i Statutit të Partisë Socilalite
Drejtuar: Z. Alket HYSENI
Kryetar i Komisionit të Garancive Statutore PS
Duke qenë se, bazuar në nenin 5 të Statutit të PS, Statuti i PS është dokumenti bazë mbi të cilin organizohet dhe funksionon PS, dhe si i tillë, ai jo vetëm sintetizon mendimin e përbashkët të anëtarëve dhe përkrahësve të PS, por edhe rregullon marrëdhënien e çdo anëtari dhe përkrahësi të PS me Partinë, dhe me përfaqësuesit e saj;
Duke qene se, dhënia e një kuptimi të ndryshëm normave statutore, tej dhe jashtë kuptimit të termave të përdorura, krijon jo vetëm pasiguri juridike si pasojë e paqartësisë në zbatimin e tyre, por edhe përbën një rrezik për cënimin e marrëdhënies së çdo anëtari dhe përkrahësi të PS me Partinë, dhe me përfaqësuesit e saj, çka minon zgjerimin e ndikimit të saj në shtesat e gjera të popullsisë;
Duke qenë se, interpretimi i çdo norme statutore, është dhënia e kuptimit të saktë dhe të drejtë të termave të përdorura prej saj, dhe jo edhe krijimi i normave të reja;
Duke qenë se çdo normë statutore duhet të interpretohet në mënyrë të tillë që të jetë e
pajtueshme me parimet demokratike, frymën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në nenin 9 pika 1 të saj, i cili parashikon se: ?organizimi i partive politike duhet të përputhet me parimet demokratike?, si dhe ligjin nr.8580, datë 17.2.2000 ?Për Partitë Politike?, (i ndryshuar) në nenin 7 gërma ?a? të tij, i cili parashikon se:?organizimi i brendshëm i partive politike nuk është në kundërshtim me parimet demokratike dhe, veçanërisht, me parimet vijuese: ndërtimi nga poshtë lart i partisë, zgjedhjet e brendshme demokratike për forumet e partisë, e drejta e shprehjes së mendimit nga çdo anëtar, liria e hyrjes dhe e daljes së tyre nga partia, e drejta e çdo anëtari për të zgjedhur e për t’u zgjedhur?;
Duke qenë se, mosrespektimi i normave statutore në lidhje me mandatin e organeve të brendshme qëndrore dhe lokale të PS, sjell si pasojë vënien në diskutim të legjitimitetit për ushtrimin e funksioneve të tyre, bazuar në Statutin e PS, ligjin nr.8580, datë 17.2.2000 ?Për Partitë Politike? si dhe në parimin demokratik që të gjitha organet që zgjidhen nuk kanë dhe nuk gëzojnë një legjitimitet të përjetshëm, apo të papërcaktuar në kohë, por përkundrazi kanë dhe gëzojnë një legjitimitet të përkohshëm, të përcaktuar në kohë, i cili rifitohet dhe rinovohet periodikisht nëpërmjet mekanizmit demokratik të zgjedhjeve të këtyre organeve;
Duke qenë se, bazuar në nenin 32 të Statutit të Partisë Socialiste, Komisioni i Garancive Statutore është struktura përgjegjëse, i cili vendos për çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin dhe interpretimin e Statutit të Partisë, të vendimeve dhe rregulloreve të forumeve qëndrore të Partisë;
Si anëtarë të Partisë Socialiste, kërkojmë zbatimin dhe interpretimin prej Komisionit të Garancive Statutore, për shkeljet e konstatuara të Statutit të PS.
Konkretisht:
Për shkak se, që prej vitit 2013, Kryesia e PS nuk ka funksionuar si strukturë kolegjiale, sepse nuk rezulton të jetë thirrur nga Kryetari i Partisë sipas përcaktimeve bëra në nenin 30 pika 1 gërma ?d? të Statutit;
Për shkak se, që prej datës kur duhej të mbahej Kongresi Zgjedhor i Partisë Socialiste, strukturave qëndrore dhe lokale të organizimit të brendshëm të PS iu ka mbaruar mandati, çka bien jo vetëm në kundërshtim me një sërë nenesh të Statutit të PS, por edhe ka cënuar parimet demokratike të ndërtimit nga poshtë lart të partisë, zgjedhjeve të brendshme demokratike për forumet e partisë, si dhe të drejtën e çdo anëtari për të zgjedhur e për t’u zgjedhur, në organet drejtuese të partisë;
Për shkak se, në fushatën për zgjedhjet e fundit parlamentare dhe vendore janë përdorur simbole dhe stemë e ndryshme nga ajo e parashikuar në Statutin e PS;
Për shkak se, mandati i 4 vjeçar i kryetarëve të partisë në bashki ka përfunduar pasi zgjedhjet e fundit për kryetar të partisë në bashki janë zhvilluar për herë të fundit në vitin 2011, çka ka sjellë realisht zgjatjen e mandatit të tyre nga 4 në 5 vjet;
Për shkak se, mandati i 4 vjeçar i Kongresit Zgjedhor të PS ka përfunduar pasi zgjedhjet e fundit për këtë organ më të lartë vendimarrës të PS janë zhvilluar për herë të fundit në vitin 2011, çka ka sjellë realisht zgjatjen e mandatit të delegatëve të tij nga 4 në 5 vjet;
Për shkak se, bazuar në Statutin e PS, zgjedhja e Kryetarit të PS bëhet sipas parimit një anëtar një votë, dhe Kongresi nuk ka të drejtë të vendosë nëse do ketë zgjedhje apo jo për Kryetarin e PS, por përkundrazi të administrojë kandidaturat dhe të caktojë datën e zgjedhjeve sipas parimit një anëtar një votë;
Për shkak se, në shkelje të parimit të mbledhjes periodike të detyrueshme sanksionuar në nenit 27 pika 3 të Statutit të PS, Asambleja Kombëtare e PS, që është edhe organi që organizon gjithë punën dhe veprimtarinë e PS midis dy Kongreseve të Partisë, që prej vitit 2013, është mbledhur vetëm një herë, gjë që ka sjellë si rrjedhojë, pengimin e ushtrimit të kompetencave të saj parashikuar nga nenet 28 dhe 51 të Statutit të PS;
Për shkak se Kryesia e PS, në shkelje të parimit të kolegjialitetit dhe mbledhjes periodike të detyrueshme, sanksionuar në nenin 3 pika 1, dhe nenin 29 të Statutit të PS, që prej vitit 2013 është thirrur vetëm një herë prej Kryetarit të Partisë, i cili ka të drejtën eskluzive për thirrjen e saj sipas përcaktimeve bëra në nenin 30 pika 1 gërma ?d? të Statutit, çka ka sjellë si rrjedhojë, pengimin e ushtrimit të kompetencave të saj parashikuar nga nenet 29 dhe 51 të Statutit të PS.
Për shkak se, për funksionin e Kryetarit të PS, është shkelur parimi i kufizimit kohor të mandatit, sanksionuar në nenin 30 pika 2 të Statutit të PS, duke e çuar mandatin e tij nga 4 në 7 vjet, çka sjell si rrjedhojë humbjen e legjitimititetit në ushtrimin e funksioneve të tij në parti;
Për shkak se, në shkelje të parimit të papajtueshmërisë së dy mandateve, shumica e sekretarëve të PS, ushtrojnë njëkohësisht edhe funksionin kushtetutes të anëtarit të Këshillit të Ministrave, çka, për shkak të angazhimit të veçantë që kërkon ushtrimi i këtij funksioni kushtetutes, e ka bërë të pamundur angazhimin e plotë dhe pa rezerva të tyre në funksionet partiake;
Për shkak se, në kundërshtim me nenin 51 pika 1 dhe 3 të Statutit të PS, që prej vitit 2013 e në vazhdim, nuk janë raportuar asnjëherë në Kryesinë dhe Asamblenë Kombëtare të PS, shpenzimet dhe donacionet që ka përfituar PS nga individë apo nga kuotat e anëtarësisë së saj, po ashtu buxheti vjetor i PS nuk është miratuar në asnjë rast nga këto forume;
Në kushtet kur, të gjithë anëtarëve të Komisionit të Garancive Statutore (KGS), i ka mbaruar mandati 4 vjeçar i parashikuar në nenin 32.3 të Statutit të PS, pasi këta anëtarë, bazuar në nenin 26.7 të Statutit, zgjidhen nga Kongresi i PS, të cilit gjithashtu i ka mbaruar mandati i tij 4 vjeçar;
Si dhe në kushtet kur, edhe anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore (KSG) kanë detyrimin që të respektojnë parimin e papajtueshmërisë së dy mandateve dhe shmangien e konfliktit të interesave, sanksionuar në nenin 42 të Statutit të PS;
Tiranë më, 18.02.2016
Që situata në LSI nuk është më ajo e para, pra që Ilir Metës...
Miliona euro të hedhura për fondacione dhe projekte që i kan...
Drejtori i Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi do të mbetet...
Sot, 20 shkurti, është Dita Ndërkombëtare e Drejtësisë Socia...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 19/02/2...
Policia e Pogradecit ka nisur hetimet për ngjarjen në Pograd...
Drejtori i Ujësjellës Kanalizime në Pogradec Marsel Isallari...
Pas një auditi të zhvilluar në Ujësjellës Kanalizime Pograde...
Një rast nepotizmi është shënuar në Bashkinë e Pogradecit, k...
Sipas Shërbimit Kombëtar të Punësimit, në Shqipëri ka rreth ...
Dje pas “bingos” që Ben Blushi bëri në Korçë, ku e detyroi E...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nuk ka dekretuar emë...
Rrezimi i bustit te Enver Hoxhes ne 20 shkurt 1991 eshte pad...
Ndryshimet e fundit në qeveri e kanë futur vendin në një kri...
Nëse lidhja juaj nuk ju mbush më me emocione si dikur duhet ...
Me anë të një postimi në “Facebook”, deputeti socialist Taul...
Të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani,...
Kryeministri Edi Rama duket se ka urdhëruar ministrat e kabi...
Kreu i këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës, Leonar...
Pas akuzave të deputetit socialist Taulant Balla, ka qenë Mi...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...