web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tenton të vjedhë një argjendari/ Arrestohet pas disa ore ndjekie nga policia

19 Shkurt 2016, 17:25, Kronika CNA

 

Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Lajden  Azizaj. Arrestimi i këtij shtetasi u krye për arsye se ditën e djeshme, rreth orës 21:30, blutë e Fierit janë njoftuar për një vjedhje që po ndodhte në argjendarinë në pronësi të shtetasit E.R. Menjëherë nga ana e policisë  filloi kryerja e veprimeve proçeduriale dhe organizimi i shërbimeve për kontrollin e krehjen e plotë të territorit me qëllim kapjen e autorit të ngjarjes i cili ishte larguar. Mësohet se sot u arrit kapja e personit i cili ishte fshehur ne krahe te shtratit të lumit Gjanicë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.





Lajmet e fundit nga