Vodhën milionat për pensionet dhe ndihmat sociale/ Në pranga 3 zyrtaret e Postës Shqiptare
Finalizohet operacioni policor i koduar "Filiali", i zhvil...
Finalizohet operacioni policor i koduar "Filiali", i zhvil...
Në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës do të festohet sot me një sërë aktivitetesh, 17 shkurti, 8 vjetori i shpalljes së Pavarësisë të shtetit të ri evropian, të njohur deri tani nga 111 shtete anëtare të OKB-së.
Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të dhimbshëm lotësh e gjaku për popullsinë shqiptare . Për vite me radhë, deri në qershor të 1999-ës, shqiptarët vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga ushtria e Millosheviçit. Pas përfundimit të luftës dhe vendosjes së trupave ndërkombëtare në Kosovë, në nëntor 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar.
Prej 13 qershorit të vitit 1999, kur forcat serbe u detyruan të largoheshin nga Kosova, vendi administrohej nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK dhe institucionet demokratike të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe qeveria. Edhe pse Serbia nuk kishte kontroll mbi Kosovën, në rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit, disa herë përmendej se Kosova është protektorat i OKB-së, por juridikisht pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë.
Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit të pavarur. Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh, Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt 2008.
Zyra Civile Ndërkombëtare mori përsipër mbikëqyrjen e zbatimit të pavarësisë. Pak ditë më vonë, një grup vendesh që njohën pavarësinë e saj themeluan Grupin Drejtues që do të mbikëqyrte shtetin e ri. Plani i Ahtisaarit nuk u zbatua kurrë në veriun e banuar me shumicë serbe, ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e shtetit të Kosovës.
Plani parashikonte krijimin e një komune të re në veriun e Mitrovicës, e cila u themelua mw vonë. Më 9 dhjetor 2008, vendin e UNMIK e zuri misioni europian për sundimin e ligjit EULEX. Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi përmes mendimit këshillëdhënës se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar.
Nga marsi i vitit 2011, Prishtina dhe Beogradi kanë nisur bisedimet në Bruksel për një seri çështjesh. Këto bisedime teknike u pasuan nga ato në nivel kryeministrash, me mbajtjen e katër raundeve të dialogut mes Thaçit e Daçiç, si dhe një takimi mes presidentëve Jahjaga e Nikoliç.
Përmbyllja e pavarësisë së mbikëqyrur më 10 shtator 2012, u pa s i një mundësi për shtyrjen më tej të hapave për integrimin e Kosovës. Sfida më e afërt për shtetin e ri është heqja e vizave, por kryesorja mbetet aspirata për hyrjen në NATO dhe integrimin në BE. Zyrtarisht, deri më sot, Kosovën e kanë njohur 111 shtete./KosovaPress/
Zyrtari më i lartë i Bashkimit Evropian tha sot se përjashti...
Presidenti francez Nicolas Sarkozy po merret në pyetje në li...
Korrupsioni, lufta për pushtet, dhuna dhe varfëria dëshmojnë...
Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë i shkallës rihter ka godit...
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Frashër Krasniq...
Policia australiane ka kapur një sasi droge me vlerë 900 mil...
Flakë për flakë: Paraqitja e ashpër e kryeministrit rus, Dmi...
Prokuroria speciale në Maqedoni ka njoftuar se ka paraqitur ...
Qeveria e Malit të Zi, këto ditë, vendosi që të bëjë përgati...
Nga Paul WaldmanGara paraprake e Nju Hempshajërit e të martë...
Policia greke ka arrestuar tre kurdë irakianë me pasaportë ...
Policia greke ka arrestuar dy persona të dyshuar si xhihadis...
Tre persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 40 të tjerë ja...
Ndërsa është quajtur “Alkatrazi britanik”, ky projekt ka ala...
Një koloni pinguinësh Adelie janë goditur nga një ajsberg me...
Astronauti britanik Tim Peake, i cili është duke shërbyer në...
Shtetet e Bashkuara ka dërguar një njësi shtesë të raketave ...
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka konfirmuar lidh...
Vëzhguesit thonë se propaganda, organizatat dhe shoqatat kul...
Pikëpjekje historike: Me takimin e tyre në Kubë kreu i kishë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Finalizohet operacioni policor i koduar "Filiali", i zhvil...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...