Sezoni turistik 2026/ Fluks vizitorësh, por sfidat mbeten
Plazhet shqiptare janë mbushur me vizitorë, ndërsa sezoni ...
Plazhet shqiptare janë mbushur me vizitorë, ndërsa sezoni ...
Eshtë ajo që bën të bien gurët, mban të lidhur Hënën me tokën, rrotullon yjet në Galaksi dhe galaksitë në Univers. Eshtë edhe ajo që na lodh kur mbajmë thasët në ngjitje (në këtë rast nuk na duket kaq e dobët?). Që nga kohët e Njutonit, mendonim se e njihnim mirë. Pastaj erdhi Ajnshtaini, një shekull më parë, dhe gjithçka ndryshoi. Kuptoi se bota ku jetonim ishte një vazhdimësi hapësirë-kohë, ku koha është një dimension si hapësira. Dhe graviteti ndikon në mënyrë të dukshme botën tonë: duke ndenjur në breg të detit vërejmë baticën, domethënë prova se objektet qiellore ndikohen mes tyre përmes gravitetit.
Tani kemi më në fund provën e cunamit gravitacional: kur në qiell ndodh një turbullim mjaftueshëm i fortë i hapësirë kohës, thoshte Ajnshtaini, atëherë marrin nismë valët, të cilat përhapen me shpejtësinë e dritës dhe shkaktojnë deformime të matshme (pothuajse). Kemi pritur jo pak, por grupi i SHBA (në të vërtetë me 25 kombësi) i Ligos, dje ka shpallur se i ka matur. Komplimenta, atyre dhe Ajnshtainit?
Pika qendrore, në këtë moment, është të kuptohet se prej nga vijnë. Sepse pikësëpari janë një fenomen astronomik. Sipas autorëve, objektet përgjegjës ishin dy, e që u bënë një: dy vrima të zeza me peshë 30 herë më shumë se sa Dielli, që u shkrinë në një të vetme, duke tendosur në mënyrë të dukshme hapësirën përreth tyre, e më pas, hap pas hapi, deri tek ne, me shpejtësinë e dritës.
Në pamje të parë, duhet fat. Sepse vrima të zeza me këtë masë, në historinë e astronomisë nuk ishin vënë re asnjëherë. Aq më pak një sistem binar me dy vrima të zeza si këto. Pastaj ta vëzhgosh pikërisht në momentin e fundit të jetës së vet, është një gjë edhe më e rrallë. Dhe që kjo të ketë ndodhur sapo të kesh ndezur pajisjen e re zbuluese? Por fati ndihmon më të guximshmit, kjo dihet, dhe ata të Ligos janë shumë të zotë dhe kanë punuar mirë. Kanë parë valët gravitacionale, por edhe kanë demonstruar ekzistencën e objekteve qiellore të panjohura.
Zbulimi hap një astronomi të re, në një Univers të ri, sepse nuk bazohet në valë elektromagnetike, si astronomia tradicionale. Pikërisht këtu lindin vështirësitë. Valët gravitacionale kalojnë dhe nuk kthehen më, janë si macja që buzëqesh tek ?Liza në botën e çudirave?. Për një konfirmim, që në shkencë rrallëherë e gjen, duhet që të gjesh macen, apo atë që mbetet, dhe që me siguri diku do të jetë fshehur. Por copa e qiellit prej ku duket se vijnë valët është shumë e madhe, dhe duhet njohur në thellësi: është si të gjesh një gjilpërë në një mullar të madh. Astronomët kanë një përvojë të gjatë me kërkime pakëz të marrë, dhe i kanë hyrë punës tashmë.
E megjithatë valët gravitacionale kishin trashëguar një energji shumë të madhe nga përqafimi vdekjeprurës i dy vrimave të zeza: 50 herë më i madh se ai i gjithë yjeve të Universit, edhe pse për vetëm një të pesëdhjetën e sekondës. Me mbërritjen e tyre në Tokë, pas një udhëtimi prej më shumë se një miliard vjetësh, kanë mjaftuar për të deformuar, edhe pse me shumë pak, dy zbuluesit e Ligos, një në Luizianë dhe tjetri në Uashington. Koha e kaluar mes dy zbulimeve është pikërisht koha që duhet për të përshkuar Amerikën me shpejtësinë e dritës.
Një astronomi e re, pra, e lindur edhe falë fatit. Shpresojmë të kemi së shpejti zbulime të tjera, që do të ndihmojnë shumë për t?i besuar në thellësi të parit. Përveç Ligos, zbulues të tjerë, në Itali, Japoni dhe Australi do të jenë shumë shpejt aktivë, dhe më pas Agjencia Hapësinore Europiane do të shkojë t?i kërkojë në hapësirë, me misionin ?Lisa?. Dje ndoshta kemi qenë dëshmitarë të drejtpërdrejtë të vendimit për një Çmim Nobel, e në të njëjtën kohë, një moment historik për Astronominë dhe shkencën./La Repubblica
Giovanni Bignami
Presidentit i Institutit Kombëtar Italian të Astrofizikës
Në shqip nga bota.al
Çdo vit nga mesi i shkurtit deri në mars, një ngjarje e madh...
Titanic II do të hidhet në lundrim në 2018.Ai është një kopj...
Një kompani e quajtur Red5 ka krijuar gota vere me “kokën” m...
Një rekord të ri Guinness ka vendosur kinezi Ruan Liangming,...
A keni dëgjuar për shprehjen se “vdekja gjendet kudo?” Epo, ...
Kjo video ka tronditur rrjetin pasi një mjek ka lënë të vdek...
“Delta Plane” është emërtuar shpikja e kryer në bashkëpunim ...
Pa marrë parasysh a mbështeten njerëzit te shteti, apo e mar...
Zhdukja e neandertalëve shpesh i atribuohet konkurrencës me ...
A është pirja e verës së kuqe sekreti i vërtetë për të jetua...
Një biznesmen është duke fituar mijëra paund duke shitur kav...
Me rastin e transmetimit të serisë më të fundit të X-Files, ...
Një vajzë 12-vjeçare ka hequr më shumë se 1.000 milingona gj...
Studiuesit amerikanë shpjegojnë se si reagon truri përballë ...
Kim Jong-un mund të jetë një lider suprem, por njëkohësisht ...
Butani është vendi i vetëm në botë ku Budizmi është fe zyrta...
Trevor Salivan u sëmur në vitin 2014. Familja e tij pandehu ...
Një shpërthim vullkanik në një ishull Australian është filmu...
Zakonisht mendojmë se Dielli është i verdhë, i portokalltë, ...
1.Sytë nuk pushojnë asnjëherëMund të mendoni se derisa dremi...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...