web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ylli i “X – Man”, tjetër ndërhyrje për shkak të kancerit në lëkurë

10 Shkurt 2016, 21:24, Lifestyle CNA

Hugh Jackman i është nënshtruar ndërhyrjes së pestë në lëkurë, që kur zbuloi se vuante nga kanceri, në 2013.

Ylli i ?X ? Man?, ndau me gjashtë milionë ndjekësit e tij në Twitter, një foto të tij, ku shfaqej me hundën e fashuar.

Jackman e shoqëroi këtë imazh edhe me një apel: ?Një shembull e asaj që ndodh kur nuk përdorni krem për mbrotjen nga rrezet e diellit. Qelizë basal, një formë e butë kanceri. Përdorni krem mbrojtës ju lutem!!?.

Basal cell carcinoma (BCC) është një lloj i butë kanceri, nga i cili vuan aktori hollivudian, një ndër më të zakonshmit të kancerit të lëkurës, që nuk është melanoma.

Kanceri i lëkurës, jo melanomë, shkaktohet kryesisht nga ekspozimi i tepërt nga rrezeve ultraviolet (UV) dhe është një ndër llojet më të zakoshme në botë.





Lajmet e fundit nga