Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ish-kreu i Inspektoratit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës, Florenc Hoxha, u plagos pas një telefonate me një grua.
Gjykata e Tiranës ka dënuar me tre vite burg autorin Indrit Deliu, 28 vjeç, i cili u akuzua për vrasje me paramendim.
Gazeta ?Shqip? ka siguruar vendimin e gjykatës ku thuhet se Deliu, ka lidhje gjaku me të dëmtuarin Florenc Hoxha, i cili ka qenë kryeinspektor i Inspektoratit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës dhe ka pasur në punë Indrit Deliun, por jo në mënyrë të ligjëruar.
Rreth këtij argumenti nuk mbetet jashtë vëmendjes se gjykatës ?marrëdhënia e punësimit? midis palëve e deklaruar nga Florenc Hoxha.
Pas ngjarjes, Hoxha deklaroi më 17 nëntor 2014 se ?para 5-6 muajve, Indritin e kam marrë në punë, e kam thirrur disa herë dhe i kam tërhequr vëmendje se me imazhin e tij dëmtonte punën time. I thashë, jam i detyruar të të largoj nga puna. Unë nuk e kam pasur punonjës zyrtar. Indritin e paguaja vetë? ka thënë Hoxha.
Sipas prokurorisë, në datën 13 nëntor 2014, i dëmtuari Florenc Hoxha, në orët e mbrëmjes, i ka bërë një thirrje telefonike bashkëshortes së të pandehurit, shtetases O.Deliu, e cila nuk i është përgjigjur, por që telefonin e saj ia ka dhënë bashkëshortit (Indrit Deliu).
Ky i fundit i ka bërë thirrje të njëjtit numër telefoni, për të mësuar se kush i telefononte bashkëshortes së tij. Indrit Deliut, abonenti i është përgjigjur dhe ai ka njohur zërin e Florenc Hoxhës, i cili më pas ia ka mbyllur telefonin. Deliu ka bërë disa thirrje telefonike, por personi që mbante këtë numër telefoni nuk i është përgjigjur.
Sipas gjykatës, i pandehuri nëpërmjet të afërmve të tij e ka njoftuar të dëmtuarin Florenc Hoxha të hapë telefonin dhe të sqaronte me të shkakun e telefonatës që ai i kishte bërë bashkëshortes së tij. Deliu, në këto momente, ka marrë kunatin e tij dhe ka filluar të gjurmojë Hoxhën.
Atë ditë, rreth orës 21.00, Deliu pasi është vënë në dijeni se i dëmtuari Florenc Hoxha ndodhej në një lokal në Fushë-Farkë, ka shkuar në atë lokal. Deliu është futur nga dera e pasme e kuzhinës së lokalit dhe ka marrë një thikë që e ka gjetur aty mbi tavolinë dhe prej andej ka kaluar në lokal. Sipas akuzës, i pandehuri sapo ka parë Florenc Hoxhën, i cili ka qenë ulur në një karrige, i është drejtuar atij duke e goditur me thikë, duke i shkaktuar plagë.
I dëmtuari nëpërmjet një karrigeje që mbante në dorë si edhe nëpërmjet ndihmës së disa personave të tjerë, kanë mundur të ndërpresin sulmin e Deliut, i cili më pas është larguar. Sipas aktit mjekoligjor, rezulton se në trupin e të dëmtuarit Florenc Hoxha, janë shkaktuar plagë prerëse-shpuese në supin e majtë, një e tillë në parakrahun e majtë si edhe një tjetër në anën e majtë të barkut, të cilat janë shkaktuar me mjet shpues prerës siç mund të jetë një thikë. Këto plagë hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të rënda, të cilat kanë qenë të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit të tyre.
Policia ka arrestuar për “Kanosje” dhe “Plagosje të lehtë me...
Policia e Beratit ka arrestuar një person për shfrytëzim pro...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest...
Dy të rinj janë arrestuar nga policia për shkak se kundërsht...
Policia e Fierit ka arrestuar një 17-vjeçar pasi dyshohet s...
Ndërsa ndiqej në kuadër të një aksioni policor për armë dhe ...
Biznesmeni italian Fancesco Becchetti, i akuzuar për pastrim...
Burime nga akuza qendrore pohojnë për gazetën “Shqip” se pre...
Në fotot më poshtë është minorenja e cila humbi jetën pasi u...
Angli-Një 31-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar në Islingt...
Karrige, tavolina dhe dëme të tjera materiale ishin pasojat ...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, k...
Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e një personi ...
Policia e Shtetit bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në...
Babai që goditi me thikë dy vajzat e tij, ku njëra nuk arrit...
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë...
Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Fier, kan...
Mbi 30 persona janë plagosur ne fshatin Dardhas nga shperthi...
Të paktën gjashtë persona të plagosur rëndë si pasojë e shpë...
Sipas një informacioni paraprak të Policisë së Pogradecit li...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...