web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Moti i keq/ Ministria e Brendshme thirrje qytetarëve: Evitoni daljen nga shtëpia, ja qytetet që preken

6 Janar 2016, 08:39, Aktualitet CNA

Ministria e Brendshme ka dhënë një deklaratë për media nëpërmjet  të cilës i bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes, pasi ditën e sotme disa zona të vendit do të preken nga stuhitë.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se mesditën e sotme situata do të përkeqësohet dhe qytetet që do të preken më shumë janë: Shkodra, Lezha, Dibra, Tirana, Elbasani, Gjirokastra dhe Vlora. Në këto zona reshjet do të arrijnë deri në 40 mm.

Sipas njoftimit të ministrisë, qytetarët duhet të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa këshillon prindërit të shoqërojnë fëmijët nëpër shkolla.

Ministria njofton se janë ngritur Shtabet e Emergjencave Civile në çdo Prefekturë për të përballuar çdo situatë dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme.

?Janë marrë masat që të jenë të gatshme për veprim gjithë strukturat operacionale të Emergjencave Civile si: Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, ARRSH. Janë njoftuar të gjitha kompanitë që kanë detyrime kontraktore për mirëmbajtje dhe mirëfunksionimin e akseve rrugore kombëtare dhe rurale?, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.





Lajmet e fundit nga