Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
1322 – Stefan Urosh III bëhet mbret i Serbisë. Ai ishte i biri i mbretit Stefan Millutin. Uroshi mundi disa nga anëtarët e familjes të cilët pretendonin fronin që e mbajti deri në shtator 1331. Ai njihej zakonisht edhe si Stefan Deçani, nga manastiri i madh që thuhet se u ndërtuar prej tij në Deçan, Kosovë.
1759 – George Washington u martua me Martha Custis, një nga gratë më të pasura në Virxhinia. Ata nuk patën fëmijë, por adoptuan dy vajza; njëra prej të cilave, Eleanor, u martua me Robert E. Lee, i cili në pas do të bëhej komandant i ushtrisë së konfederatës gjatë Luftës Civile Amerikane.
1882 – Në fshatin shqiptar Qytezë (Ibriktepe) të Trakisë, lindi Theofan Stilian Noli, i njohur më mirë si Fan Noli – shkrimtar, studiues, diplomat, politikan, historian, orator, dhe themeluesi i Kishës Ortodokse Shqiptare; ai shërbeu si kryeministër dhe regjent i Shqipërisë në vitin 1924 gjatë Revolucionit të qershorit.
Fan Noli nderohet mes shqiptarëve si kampion i letërsisë, historisë, teologjisë, diplomacisë, gazetarisë, muzikës dhe atdhetarizmit. Ai ka luajtur rol të rëndësishëm në konsolidimin e shqipes si gjuhë kombëtare me përkthime të shumta të kryeveprave të letërsisë botërore. Kontributi i tij në anglisht është, gjithashtu, i shumëfishtë: si studiues dhe autor i një sërë publikimesh për Skënderbeun, Shekspirin, Bethovenin, tekste fetare dhe përkthime.
Noli u diplomua në Harvard dhe u shugurua prift në vitin 1908, duke krijuar në këtë mënyrë Kishën Shqiptare dhe ngritjen e gjuhës shqipe në përdorimin kishtar. Theofani banoi për pak kohë në Shqipëri pas shpalljes së pavarësisë më 1912. Pas Luftës së Parë Botërore, Noli udhëhoqi përpjekjet diplomatike për të marrë mbështetjen e presidentit amerikan Wilson. Më vonë ndoqi karrierë politike e diplomatike, duke çuar me sukses kërkesën shqiptare për anëtarësim në Lidhjen e Kombeve.
Figurë e respektuar, Fan Nolit iu kërkua për të udhëhequr revolucionin e qershorit 1924. Më pas, ai shërbeu si kryeministër deri sa qeveria e tij u rrëzua nga Ahmet Zogut. Në dhjetor 1924, Fan Stilian Noli ikën në Itali, vendoset përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1930, dhe mori shtetësisë amerikane duke rënë dakord për t’i dhënë fund përfshirjes në politikë. Noli e kaloi pjesën tjetër të jetës si studiues, fetar, shkrimtar; vdiq më 13 mars 1965 në Florida. “Pse kaqë gjatë, Zot, m’arratise/Pse më përplase, më përpëlise” Dhe jeta e tij i ngjau asaj që vetë shkroi:
?Moisiu në Mal?
Ngjitet përpjetë Malit të shkretë
Krye-Profeti trimi me fletë,
Të bisedonjë me Perëndinë
Për Palestinë.
Arrin në majë lart i kapitur,
Qëndron me frikë, pret i tronditur,
Dhe Jehovaj i flet prej një reje
Me zë rrufeje:
“Ti dhe të tjerët pleq do të ngelni,
Tokën e Shenjtë kurrë s’e shkelni
Skllevër, bij-skllevësh, s’e meritoni
Se liri s’doni!”
Krye-Profetit dita i ngryset
Dhe shpirt-këputur përdhe përmbyset
Me lot në sy, me zemër të ngrirë
I lyp mëshirë.
Pse kaqë gjatë, Zot, m’arratise,
Pse më përplase, më përpëlise,
Pse shpresën dyzet vjet ma ushqeve,
Dhe sot ma preve?
“Nëm Dhen’ e Lirë! Zot ku ma ke?”
“Shiko, i tha, dhe ja ku e pe.”
Së largu Zoti ia pasqyron,
Dhe e shikon.
Ja Nazareti, ja Bethlehemi,
Lum’ i Jordanit, Jerusalemi,
Mal’ i Sionës, Bethsaidaja,
Dhe Golgothaja,
Sheh gasn’ e pritmë për djalërinë
Dhe shkretëtirën për pleqërinë,
Atje sa bukur, këtu sa zi,
O Moisi.
Këtej ka dimrin, andej prënverën,
Kërkon parajsën, vdes në Skëterrën;
Ajme, sa vrer, sa keq e sa zor,
Liberator!
1912 – Nju Meksiko u bë shteti i 47-të në Shtetet e Bashkuara. SHBA-ja e fitoi shumicën e territorit të Nju Meksikos në vitin 1848, si rezultat i Luftës meksikane, dhe pjesën tjetër e bleu nga Meksika në vitin 1853 për të ndërtuar një hekurudhë. Që nga viti 1945, Shteti Nju Meksiko ka qenë shtet kryesues në kërkimet shkencore në fushën e energjisë – në këtë shtet ndodhen laboratorët e njohur Los Alamos dhe Sandia – qendrat studimore e kërkimore më të rëndësishme në fushën bërthamore, gjeotermike dhe diellore.
1929 – Tereza, vajzë e re shqiptare, murgeshë e përkushtur, mbërrin në Kalkuta për të filluar punën mes njerëzve më të varfër e më të sëmurë në Indi. Sot, pas vdekjes, ajo mban titullin kishtar ?Tereza e Bekuar e Kalkutës?, por njihet si Nënë Tereza.![]()
Kjo shqiptare e lindur me 26 gusht 1910 (v. 5 shtator 1997) themeloi urdhërin Misionaret e Bamirësisë, sot aktiv në 133 vende, me shtëpi për personat me HIV / AIDS, lebra dhe tuberkuloz, me kuzhina për ushqim falas, jetimore, shkolla e etj. Anëtaret e misionit te saj quhen Motra; ato duhet t’i përmbahen zotimit për “dëlirësi, varfëri dhe bindje, shërbime të përzemërta dhe falas për më të varfërit e të varfërve”.
Nënë Tereza ka marrë nderime të shumta nga bota, përfshi Çmimin Nobel të Paqes (1979). Ajo vdiq me 5 shtator 1997. Në fund të vitit 2003, Nënë Tereza u lumturua nga Vatikani; një mrekulli e dytë e kryer me ndërmjetësimin e saj është e nevojshme të vërtetohet, para se ajo të mund të njihet si shenjtore nga Kisha Katolike. Nënë Tereza, e adhuruar dhe respektuar nga shumë njerëz, ka edhe kritikët e saj, që thonë se ajo nuk siguroi kujdes mjekësor për njerëzit e sëmurë, ose se ka patur marrëdhënie të mira me diktatorë.
Duke analizuar veprat e saj, Papa Gjon Pali II pyeti: “Ku e gjeti forcën dhe këmbënguljen Nënë Tereza, për të vendosur veten tërësisht në shërbim të të tjerëve? Ajo e gjeti atë në lutje.?
Privatisht, Nënë Tereza pati një përvojë mundimesh mbi bindjet e saj fetare, të cilat zgjatën gati 50 vjet deri në fund të jetës së saj. Duke parë gjithë ato vuajtje për rreth, njerëzit shpesh bëjnë pyetjen – Pse Zoti i lejon? ? dhe në ditarin e saj, Nënë Tereza shkruante: “Ku është besimi im?… Në se ka Perëndi – ju lutem më falni…. Sa e dhimbshme është kjo dhimbje e panjohur – Unë nuk kam Besim..Nëse nuk ka Zot, nuk mund të ketë shpirt. Në se nuk ka shpirt atëherë, Jezus, Ti gjithashtu nuk je i vërtetë.”
1938 – Në Milano, lindi Adriano Çelentano këngëtar kompozitor, komedian, aktor, drejtor filmi e personalitet televiziv italian. Këngët e tij janë më të shiturat në Itali. Ndikuar shumë nga idhujt e tij Elvis Presley dhe aktori komik Jerry Lewis, Adriano Çelentano e ka ruajtur popullaritetin e tij në Itali për më shumë se 50 vjet si artist i shumëanshëm. Në vitet 1970 – 80, ai ishte “mbreti i arkës italiane” të filmave me buxhet të ulët. “Serafino” (1968), cilësohet roli i tij më i mirë kinematografik. Si drejtor filmi, Çelentano shpesh i jepte role edhe gruas së tij, Claudia Mori. Ata kanë tre fëmijë; një prej tyre, aktorja Rosalinda Celentano, njihet për rolin e Satanit në filmin e Mel Gibsonit. Pasioni i Krishtit. Adriano Çelentano ka lëshuar 40 albume me këngë. Këngët e tij më të famshme janë ” La coppia piu ‘ bella del mondo” që është shitur mbi një milion kopje, dhe për këtë iu dha një disk i artë; këngë të tjera janë “Azzurro” (1968); dhe “Prisencolinensinainciusol” (1972 ), këngë me të cilën, Çelentano imiton mënyrën se si tingëllon anglishtja për jo-anglisht-folësit. Si aktivist, Adriano Çelentano është mbrojtës i të drejtave të kafshëve, dhe që nga viti 2005 është kthyer në vegjetarian. Ai është tifoz i Interit të Milanos. Kohët e fundit, Çelentano dha koncertin e tij të parë drejtpërdrejt në 18 vjet, i cili u ndoq nga mbi 9 milionë shikues e teleshikues nga mbarë bota.
1941 – Një muaj pasi Shtetet e Bashkuara kishin hyrë në luftë, presidenti Franklin D. Roosevelt mban fjalimin e tij mbi “katër liritë: Liria e fjalës, Liria e besimit, Liria për nevojat minimale njerëzore, Liria nga frika. Pas Luftës se dyte Botërore, “Katër Liritë” shërbyen si frymëzim për formulimin e Kartës se Kombeve e Bashkuara.
1987 – Astronomët nga Universiteti i Kalifornisë dëshmojnë për herë të parë lindjen e një galaktike që përmban rreth 1 miliard yje.
Mendim i ditës
?Perëndia kurrë nuk të jep diçka që s?mund t?a përballosh, prandaj mos u streso.?
Kelly Clarkson
Horoskopi ditor për diten e mërkurë – 6. janar 2016Nëse jeni...
Edhe pse ka pasur deklarata të ndryshme nga Ministria e Tran...
Ashtu si shumë zona dhe parqe pyjore në vendin tonë, edhe aj...
Ish-deputeti socialist Andis Harasani ka ironizuar qeverisje...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se viti 2015 ka qenë...
800 punonjës janë mobilizuar në terren nga Bashkia e Tiranë...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në ceremoninë fes...
Botuesi i Gazetës Tema, Mero Baze ka kujtuar Azem Hajdarin n...
Ministria e Financave ka spekuluar lidhur me shifrat e rapor...
Ish-deputeti dhe ish-Ministri në qeverinë socialiste, Marko ...
Italia është gati që të rivendosë kontrollet në kufirin me S...
Me ndarjen e re administrative, edhe buxheti i vitit 2016 pa...
ABC News bën me dije se Taçi në cilësinë e administratorit t...
Gjykatën e Durrësit ka martuar një 63-vjeçare në fshehtësi m...
Më 28 Dhjetor 2015, Ministria e Zhvillimit Urban shpalli fi...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle është s...
Deputeti demokrat Kastriot Islami ka reaguar lidhur me mesaz...
Biznesmeni Besnik Sulaj ka reaguar pas akuzave për kërcënim ...
Kryeredaktori me jetëgjatë i redaksisë së Rilindjes Demokrat...
Avokat Ngjela i paska kerkuar Ambasadorit te SHBA qe te japi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...