Kërkesat e protestuesve/ Klosi “ia pason” opozitës: Kanë krijuar vakuum politik, qytetarët nuk përfaqësohen
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Në debatin e zakonshëm për Kosovën të zhvilluar të enjten pasdite në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, folën Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç dhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila tha se tani e tutje vendi i saj do të përfaqësohet në këtë organ në nivel ambasadori.
Ministri i jashtëm serb Daçiç kritikoi Prishtinën se sipas tij ajo nuk respekton marrëveshjet dhe detyrimet që merr dhe se nuk ka ndërmend për ta bërë më të mirë jetën dhe të drejtat njerëzore të serbëve në Kosovë.
Zoti Daçiç tha se kushtet politike, sociale dhe ekonomike në të cilën jeton komuniteti serb në Kosovë vazhdojnë të jenë shumë komplekse. Ai tha se Serbia pret që bashkësia ndërkombëtare dhe OKB-ja në veçanti, të vazhdojë të ofrojë ndihmë për ndërtimin e besimit, i cili, theksoi ai, është baza e vetme solide për të siguruar një jetë normale për të gjithë në Kosovë.
Ministri i Jashtëm i Serbisë tha se përpjekjet e njëanshme, të tilla si kërkesa për pranimin e Kosovës në UNESCO janë hapa në drejtimin e gabuar dhe dëshmojnë për mospërfilljen e marrëveshjeve të arritura, siç ishte rasti i pezullimit të marrëveshjes për krijimin e asociacioneve në komunitetet me shumicë serbe.
Zoti Daçiç tha se alternativë tjetër veç dialogut, si mënyrë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura nuk ka, dhe nuk duhet të ketë.
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, tha se udhëheqësit në Kosovë përballen me shumë pyetje nga njerëzit dhe nga partitë politike lidhur me vlerën e dialogut, ndërsa Serbia vazhdon të ndryshojë qasjen e saj në varësi të rrethanave.
Në Kosovë, tha ajo, ka një trysni të fortë publike për të justifikuar angazhimin e qeverisë në dialogun me Serbinë. Vendimi i Presidentes së Kosovës për ta kaluar çështjen e asociacionit të komunave serbe në Gjykata Kushtetuese, do të krijojë qartësi, tha zonja Çitaku, e cila shtoi se duhet lejuar që Gjykata të bëjë punën e saj dhe të vlerësojë kushtetutshmërinë e marrëveshjes.
Zonja Çitaku tha se nganjëherë debati politik në Kosovë mund të jetë i ashpër, por askush nuk duhet të ketë dyshime për angazhimin e vendit ndaj vlerave dhe idealeve euroatlantike. E ardhmja evropiane e Kosovës është e pakthyeshme, tha ambasadorja.
Ajo kritikoi Serbinë se po e keqpërdor Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke u përpjekur të përhapë idenë se statusi i Kosovës nuk është i përcaktuar dhe se pavarësia është e përkohshme.
Zonja Çitaku tha se nuk është e nevojshme që Këshilli i Sigurimit të mblidhet çdo tre muaj për të përsëritur të njëjtat qëndrime të vjetra.
Ajo kritikoi Serbinë për fushatën kundër pranimit të Kosovës në UNESCO, duke e quajtur këtë fushatë ?shumë brutale, të pandershme, faktikisht të pasaktë dhe raciste.? Nga Serbia, tha ajo, u përdor gjuha e urrejtjes e një niveli të paparë dhe të papranueshëm./VOA
Ekspertë të çështjeve të sigurisë në Shqipëri flasin për sfi...
Forcat e policisë në Mançester kanë rrethuar zonën e aeropor...
Mbetjet e një mozaiku ekstravagant 1,700-vjeçar është ofruar...
Sigurisht, nuk duhet të përjashtojmë rrezikun për një atenta...
Disa nga vendet turistike më të populluara në Itali sipas De...
Kompania farmaceutike në pronësi të Martin Shkrelit, i quajt...
Të paktën pesë persona janë vrarë në dy sulme në Izrael dhe ...
Nick Paton WalshISIS-i i ka shtrirë metastazat dhe është shn...
Nga Jeffrey D. SachsSulmet terroriste mbi civilët, si rrëzim...
Isis ka ndërmarrë një fushatë në internet për të sulmuar F...
Një shtetas 49-vjeçar është rrahur barbarisht përpara shtëpi...
Kryeministri i Belgjikës Charles Michel i ka paraqitur Parla...
Të shtunën e shkuar m’u krijua ideja se bota ndali për një s...
Autoritetet franceze kanë konfirmuar vdekjen Abdelhamid Abaa...
Presidenti turk islamiko-konservator, Recep Tayyip Erdogan, ...
Unë e di se nga çfarë ka frikë ISIS”, kështu ka deklaruar Ni...
Tre kryetarët e partive të opozitës deklaruan të enjten se d...
Franca rrezikon të jetë pre e atentateve me armë kimike apo ...
Franca ka nisur në drejtim të xhihadistëve luftanijen më të ...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur një shpërblim pr...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...