Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Emisioni investigativ ?Fiks Fare? ka publikuar mbrëmjen e sotme skandalin në burgun e Drenovës ku nën mbikëqyrjen e drejtorit kryheshin veprime të paligjshme. Drejtori i burgut ofronte 300 mije leke (të vjetra) per një vend pune si kuzhinier në burg, 300 mijë lekë (të vjetra) për një takim special , 10 mijë lekë një shishe alkoool dhe 50 mijë lekë (të vjetra) për një cigare hashash për të burgosurit që vuajnë dënimin në këtë burg.
Pas një investigimi për tre muaj gazetarët e emisionit investigativ Fiks Fare sollën dje fakte për mënyrën se si të burgosurit që vuajnë dënimin ne Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Korçë përfitojnë të drejtat që u takojnë me ligj, apo realizojnë takime special, madje edhe sigurojnë telefona celularë apo cigare me hashash. Emisioni Fiks Fare u vu në lëvizje nga ankesa e një të të dënuari i cili po vuan dënimin në IEVP e Korçës. Menjeherë pas mbërrritjes së ankesës së të dënuarit në sekretarinë telefonike të Fiks Fare , gazetarët e këtij emisioni filluan të verifikonin problemet që i dënuari ngrinte në ankesën e tij.
Në ankesën e tij pranë redaksisë së Fiks Fare, i dënuari mes të tjerash tregon se në burgun e Drenovës ka një rrjet punonjësish të këtij burgu, ku bën pjesë edhe ish-drejtori Laert Çeliku, të cilët bëjnë të mundur futjen e celularëve, drogës, hashashit, takimeve special jashtë radhe.
Në fund të ankesës së tij me telefon ,i dënuari kërkon të mbetet anonim dhe të merret në mbrojtje nga drejtësia shqiptare bashkë me familjen e tij. Pas kësaj telefonate, Fiks Fare vendos të takojë në burgun e Drenovës këtë të dënuar. Në këtë takim ai tregon se ka punuar disa herë në kuzhinën e burgut nga ku e ka hequr ish-drejtori Çeliku. AI kërkon që të punojë përsëri në kuzhinën e burgut, por sipas tij, drejtuesi i burgut i ka kërkuar 30 mijë lekë të reja. Përfitimi i të dënuarit në këtë rast është ulja e dënimit nëpërmjet punës së tij në kuzhinë,pasi sipas ligjit atij i hiqen katër ditë burg në muaj, nëse punon në burg.
Pas kësaj bisede, mamaja e të dënuarit takon ish-drejtorin Celiku në zyrën e tij. Në atë takim drejtuesi i IEPV Korçë kërkon 30 mijë lekë të reja për të bindur shtatë anëtarët e komisionit që ta punësojnë të dënuarin në kuzhinë.Madje drejtori thërret në zyrë një nga vartëset e tij dhe i kërkon të bëjë gati dokumentacionin për punësimin.
Drejtori lekët i merr jashtë burgut në dy këste.Gjatë marrjes së lekëve ai I shpjegon nënës së të dënuarit se paratë do ua ndajë anëtarëve të komisionit që firmos punësimin e të burgosurit në kuzhinë. I shpjegon se do të heqë një të dënuar tjetër që e ka në atë pozicion pune e do ta zëvendësojë me të dënuarin për të cilin paguhen paratë.
Pasi mori pagesën e parë dhe i premton mamasë të të dënuarit se djalin do ia punësojë që të nesërmen në kuzhinë në mënyurë që ai të përfitojë uljen e ditëve të dënimit , drejtuesi i IEPV së Korçës në zyrën e tij brenda ambjenteve të institucionit, premton se do t?I realizojë të dënuarit jashtë radhe një takim special me një vajzë në një ambjent ku nuk survejohet nga kamerat.
Ky shërbim sipas tij kushton 30 mijë lekë të reja, pasi ka disa punonjës që do e ndihmojnë. Lekët i merr sërisht me dy këste , pagesa bëhet në ambjentet e administratës së burgut. Pasi merr paratë, drejtori ngarkon një nga punonjësit e burgut që të lejojë vajzën që të hyjë në takimin special. Ai kujdeset që vajza të futet në ambjentet e burgut pa u regjistruar, pra duke shkelur procedurën.
Gjatë bisedës që bashkëpunetoret e Fiks Fare paten me të dënuarin, ai tregon sesi abuzohet në qelitë e burgut të Drenovës. Tregon se në atë burg hyjnë drogera të llojeve të ndryshme, celularë, madje tregon edhe tarifat. Siaps të dënuarit është një rrjet personash që menaxhohen nga drejtori të cilët u fusin të dënuarëve telefona celularë në qeli, drogë të kuqe ,të bardhë dhe hashash. Madje i dënuari tregon se ka një dozë hashash në qeli.
Ministria e Mbrojtjes ka paditur ish-shefin e shtabit Xhemal...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetin social F...
Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin ditën e sotme për ri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një stat...
“Droga e xhihadistëve”, e quajtur ndryshe Captagon është një...
Deputeti demokrat Luciano Boçi ka argumentuar përmes një pos...
Policia e Tiranës në bashkëpunim me organin e akuzës kanë bë...
Një grup kriminal është shkatërruar nga Policia e Shtetit. M...
Këshilli i Ministrave ka vendosur ditën e sotme mbylljen e e...
Shkresa famëkeqe e Ministrit të Shëndetësisë që po heq nga p...
Ambasadori Amerikan Donald Lu, po i qëndron fort çeshtjes së...
Këngëtarja e mirënjohur, Manjola Nallbani ka sjellë albumin ...
Agjentët e Guardia di Finanza në Itali kanë arrestuar dy sht...
Janë mbledhur deri tani 120200 euro në kuadër të nismës “Të ...
Gjykata e Kosovës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 d...
Policia e Tiranës në bashkëpunim me antidrogën kanë kryer nj...
Një i ri mysliman në Paris ka marrë iniciativën për të tregu...
Instituti i Ekonomisë dhe Paqes në Londër ka publikuar rapor...
Në një video të publikuar nga faqja “Jeta osh qef” shfaqet n...
Pak minuta më parë Greqia është përfshirë nga një tjetër tër...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...