Raporti i KE/ Berisha: Nuk hapen negociatat me Shqiperinë, Rama mbetet në klasë
So, Komisioni Europian ka dhënë raportin e progresit të Shqi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot gjatë mbledhjes me grupin parlamentar demokrat se mos hapja e negociatave me BE është një tjetër premtim i humbur i kësaj qeverie. Ai etiketoi kryeministrin Rama si përgjegjës për këtë.
?Hapja e negociatave me BE do ishte stafeta, punë e parë, tulla e parë nën ngrehinën e integrimit. Detyrë që do ta përmbushnin këtë vit, por nuk e bënë dot. Praktikisht jemi i vetmi vend që kemi marrë statusin jo për meritë e kësaj qeverie. Ky dështim ka një përgjegjës, Edi Rama, autorin e inkriminimit të parlamentit dhe shkatërrimit të zgjedhjeve. Raporti thotë qartë se korrupsioni është përhapur gjerësisht dhe krimi..Nuk ka negociata pa zbatuar deri më 1 ligjin e dekriminalizimit që Rama e zvarrit për arsye personale Nuk hapen dyert e BE me zgjedhje false. Kërkon të kapet si i mbyturi me fijen e barit me reformën në drejtësi. Reforma është e nevojshme por spektri i shqetësimeve të Shqipërisë është shumë më i gjerë dhe i thellë?, tha Basha
Më tej kreu i opozitës tha se kryeministrit dhe ajo që e quajti, banda e hajdutëve me kollare afër tij po vjedhin taksapaguesit shqiptarë.
?Kjo është e ashtuquajtura rilindje që as më skeptikët nuk do mendonin që do degradonte. Taksat rriten taksat, qeveria merr borxh, asnjë investim, asnjë lek për të përmirësuar jetën e shqiptarëve. Ku shkojnë paratë e taksapaguesve, qytetarëve, taksave të rritura, me përjashtim të klientelës, që ia paguajnë një më një me shpirt ndër dhëmbë? As rritje rrogash, as rritje mirëqenie, as rritje pensionesh? Ku shkojnë lekët nga pasuritë ujore dhe natyrore? ?Paratë e taksapaguesve vidhen nga Edi Rama dhe banda e tij. Pse rriten çmimet, tarifat e universiteteve sepse vidhen nga Edi Rama me bandën e tij të hajdutëve me dhe pa kollare?,- shtoi ai.
Basha tha se shqiptarët duhet të bëhen pjesë e kësaj proteste, ndërsa shprehu mbështetjen e PD-së për studentët.
?E mbështesim protestën e studentëve, e ligjshme. Jemi në krah të studentëve. Pse vazhdojnë të ikin shqiptarët? Pse azilkërkuesit vazhdojnë të jenë të dytët pas sirianëve? Sepse paratë që prodhon ekonomia kombëtare vidhen me grusht nga një grip oligarkësh. Paratë vidhen në dogana dhe në tatime në shuma marramendëse edhe në tetor gropa sa në shtator. Këto janë muajt e aksionit të bujshëm kundër informalitetit, që sipas kokoshit do të sillnin 330 mln dollarë më shumë në arkën e shtetit. Janë 70 mln më pak vetëm për shtator- tetor. 1 mln çdo ditë dollarë të zhdukur e të vjedhur. Ku bie sëpata për këto para që vidhen dhe nuk përfundojnë në arkë. Ndihma ekonomike më e ulët se planifikimi. Papunësia më e lartë se vitin e kaluar, pagesa e papunësisë 33.7% më e ulët?, tha Basha.
Ai deklaroi se ?Dogana është pusia ku banda e Edi Ramës administron kontrabandën e cigares. Kontrabandistët njihen me emër, janë miqtë dhe ortakët e Ramës. Ky është kontrabandisti. Vidhet në dogana e tatime, por vidhet më shumë në tenderë korruptivë?.
?Sipas raportit të KLSH-së, 46% e tenderëve janë bërë me prokurim të drejtpërdrejt që miqtë, klientët, ortakët të shpallen siç janë shpallur në zyrën e Edi Ramës. Shqiptarët po e shohin dhe po e mësojnë deri në Fund se Edi Rama dhe ministrat e tij, e zhdukën garën, tenderin. Pse? Për të vjedhur për asgjë tjetër?, u shpreh ai.
Kreu i PD-së risolli në vëmendje se javët e fundit PD ka denoncuar 22 tenderë të pastër korruptivë të klikës në krye të qeverisë. ?Mbi 400 mld që Edi Rama ia ka dhënë mikut të tij. 28 tenderët e Ilir Beqajt që ja ka dhënë ortakut të tij. Tenderin me vlerë 120 mln euro që i është dhënë Vilma Nushit. Tenderët skandalozë të Lames së ALUIZNI-t. Tenderët e jaguarëve, të ambulancave iu dhanë në formë shpërblimi, miqve, shokëve të Edi Ramës.
Koncesioni skandaloz i hekurudhës Vlorë-Fier dhënë në shkelje të hapur djalit të Leskajt. Djalit tjetër që Rama i ka dhënë si ofertues për tenderin psikik. Tenderë korruptivë pa garë, me dorë të rëndë, me fitues të përcaktuar. Vidhet në dogana e tatime, vidhet në tenderë e koncesione, vidhet në shpenzime luksi?, theksoi lideri i opozitës.
Basha tha se Shqipëria nuk e mban dot këtë babëzi të pashembullt. ?Nuk e duron dot. Vjedhja është haraçi që paguan varfërimi i vendit, varfërimi i qytetarëve. Tani e njohin mirë, jo vetëm demokratët por edhe socialistët. Shqipëria ka nevojë për pastrim, por pastrimi nis me Edi Ramën dhe bandën e tij. Kjo qeveri nuk mund të prodhojë kurrë as paqe as siguri. Kjo bandë ishte e djegur për pushtet dhe erdhi me mashtrime, por nuk u shkoi në mend se erdhi vetëm për të vjedhur. Janë të kapur me presh në duar?, u shpreh kreu i PD-së.
Sipas Bashës, fryma e mos bindjes civile po përhapet dhe po ngrihet si dallgë tek çdo njeri, tek çdo shqiptar në vend. ?Askush nuk mund të pranojë një qeveri që shkel ligjet, vjedh papushim dhe sillet si bandë me shqiptarët. Nuk ka më as kohë as arsye për të mos u mbledhur dhe për të mos i bërë me dije qeverisë, pakënaqësinë. PD, opozita, ne i primë kësaj stuhie revolte jo vetëm me denoncimet por edhe me investimin tonë për të ndërtuar një alternativë të plotë për ringritjen dhe zhvillimin?, deklaroi ai.
So, Komisioni Europian ka dhënë raportin e progresit të Shqi...
Në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetarët”, kryetari i Par...
Një ditë pas ndryshimit të ministrit të Drejtësisë ku vendin...
Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka denoncuar r...
Këshilltari i Edi Ramës në zgjedhjet e vitit 2013, Alastair ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi...
Partia Demokratike ka njoftuar se të hënën do të mbledhë kry...
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku vijoi turi...
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Korça se për reformën...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të t...
Ristani u shprehe se shqiptarët mësuan se lidhjet e forta p...
Gjatë emisionit të djeshëm në “Top Story”, kryeministri Edi ...
Platforma për bujqësinë: Buxheti jo më pak se 100 milionë do...
Ish kryeministri ka zhvilluar një takim informal kokë më kok...
Deputeti socialist, Koço Kokëdhima, ka reaguar në mënyrë të ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka vijuar ak...
Deputeti i Parisë Socialiste, Koço Kokëdhima, u shpreh gjatë...
Pasi u akuzua nga deputeti Socialist, Erion Brace, se ishte ...
*Nga Albana VOKSHIËshtë e papranueshme heshtja e Kryeministr...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...