Rama për protestat: Në bulevard edhe turistë të shtirur, lëpijnë e pickojnë tubuesit e sinqertë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protesta...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protesta...
Shumëkujt mund t?i kujtohet se çfarë tha Shkëlqim Cani, ministër i Financave, në korrik të këtij viti, kur çështjes së të ardhurave në buxhet nuk mund t?i vihej më kapaku i heshtjes: ?Ka një mosrealizim në të ardhurat nga doganat, për të cilin duhet nxjerrë përgjegjësia, secili duhet t?i dalë zot detyrave të veta?. Ish-drejtoresha, Elisa Spiropali kishte ikur dhe Cani duket se mendoi të bënte pak PR me parimin: Unë jam në rregull për vete. Fajin e kanë këta kalamajtë që ka vendosur kryeministri. Po ky ministër vallë i del zot punëve të veta? Disave po, disave jo.
Që nga muaji e korrik e mbrapa, ky ministër që përgjigjet për stabilitetin financiar, menaxhimin dhe përcaktimin e drejtimit buxhetor, ka marrë një rol tjetër. Ka kaluar në skalionin e dytë, por sërish një forcë e ruan. Një forcë me shenjë negative. Pse e themi këtë? Me nisjen e aksionit kundër informalitetit, që do të duhet të ishte domen i tij, ai nuk u duk gjëkundi. Ishte ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, që mori rol parësor, ndonëse dështoi duke buzëqeshur. Cani e pranoi këtë rol fare pa dinjitet, por duke ruajtur të pacenuar rrezen e ushtrimit të detyrës në përputhje me forcën e firmës. Problemi i madh i konçesioneve e dëshmon këtë. Aty ku Ministria e Financave mund të jepte diçka për interesin publik, si dhe të përmbushte një detyrim programor, pra rishikimin e konçesioneve, Shkëlqim Cani si anestezist i mëkateve të qeverisë që iku dhe me gjasë në prapavijë, drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, si infermiere e këtij operacioni, po mbulojnë atë çfarë iku, ato kontrata që mbajnë erë dhe që më keq, janë kosto të jashtëzakonshme. Konçesioni i skanimit në dogana është shembulli më domethënës qoftë edhe vetëm për dy arsye: karakterin e vet skandaloz dhe procedurën shumë të dyshimtë të firmosjes, si dhe detyrimet kontraktuale të papërmbushura. Kjo dyshe që po qëndron në këmbë megjithë dështimin kolosal në realizimin e detyrave parësore zyrtare, nuk merr në konsideratë as kërkesat e brendshme nga Parlamenti.
Disa ditë më parë, ministri Cani, në përgjigje të pyetjeve nga deputeti Erjon Braçe, deklaroi se për koncesionin e skanimit kishte nisur auditimi. Sot Erjon Braçe, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, del më hapur teksa në një intervistë për ?Tema Tv? pranon se këtu janë të gjitha të dhënat për favorizim të një kompanie, për ndryshim termash në garë dhe sidomos për një transaksion të paprecedentë që kërkon hetim. Thotë Braçe: ?Unë kam kërkuar përtej atij auditimi që ka ndërmarrë Ministria e Financave për zbatimin e kontratës së konçesionit, të ketë një hetim nga pikëpamje fiskale. Është larg çdo lloj dyshimi që transaksioni i kryer për shitjen e 49% të aksioneve nga kompania ?Rapiscan? te kompania ICMS për vetëm 490 lekë është për mua tërësisht i pabesueshëm. Kam kërkuar që organet fiskale të shtetit shqiptar, Drejtoria e Përgjithshmë e Tatimeve të verifikojnë këtë transaksion nga pikëpamja fiskale. Ajo që e bën më të dyshimtë gjënë, është se në ekstraktin historik të kompanisë që zotëron konçesionin, aksionet e kompanisë ICMS janë me barrë nga Banka Kombëtare Tregtare e cila i ndalon t?i tregtojë pa lejen e bankës. Në qoftë se janë shitur për 490 lekë, këta qofshin. Nëse nuk janë shitur për 490 lekë, shteti duhet të marrë vlerën e plotë të tatimit mbi të ardhurat nga ky transaksion siç e ka përcaktuar ligji. Gjëja që duhet të bëhet është të dërgojnë inspektorët tatimorë në kompaninë në fjalë, në kompaninë ?Rapiscan? që është shitësja dhe pranë Bankës Kombëtare Tregtare. Nëse nga hetimi rezultojnë gjëra të tjera, dhe dyshimi është shumë i madh edhe për gjëra të tjera, atëherë prokuroria apo organet tatimore, duhet të kalojnë në një stad të ri të hetimit e që duhet të jetë një hetim penal?(http://www.tematv.al/node/2252).
E thjeshtë dhe e qartë: nuk mundet që mbi 150-200 milionë dollarë vlerë aksionesh të kalojnë te një kompani e dytë për vetëm 490 lekë dhe shteti të mjaftohet duke thënë: ja kontrata. ?Rapiscan? ka hyrë në garë me 32 euro tarifë dhe 7 njësi skanimi dhe merr kontratën me 39 euro tarifa dhe redukton njësitë në 5. Çfarë ka këtu të paqartë për financierin e zotë, profesor Shkëlqim Cani që nuk lëviz nga vendi? Një Drejtori Tatimesh që kap në flagrancë berberë, sekuestron furça apo majdanozin e shitur pa kupon, si vallë i del nga rrezja e vështrimit një shumë e tillë kolosale? Ministri le të na njoftojë të paktën se në cilën fazë është auditi, çfarë është gjetur dhe kur përfundon ai?
Braçe vë theksin edhe në dy momente: së pari se kemi favorizim të një kompanie dhe së dyti, sipas tij, ky shërbim duhej të ofrohej nga dogana. Pyesim: Po ministri çfarë mendimi ka në këtë drejtim? Në momentin e miratimit të kontratës së rishikuar, Cani u mburr se ?negociuam me ulje 100 milionë dollarë një kontratë që ishte e kopsitur juridikisht?. Po cili është kuptimi i auditit atëherë? Si vallë ?Rapiscan? që mori sa hap e mbyll sytë një kontratë të dakordësuar siç thotë Braçe, u bind nga Shkëlqim Cani që të ulë 100 milionë dollarë vlerën e saj? Përgjigja është vetëm dhe vetëm një: ai që ka ulur kontratën është një biznesmen që me siguri është këtu në Shqipëri dhe ka negociuar sjelljen e Rapiscan në Shqipëri. Logjika të çon këtu. Por vëreni edhe çfarë thotë Braçe: ?Nuk ka dyshim se favorizohet një kompani. Sikurse ka dyshime që ka edhe gjëra të tjera?. A mos vallë është kjo kompani apo ky biznesmen që ka luajtur shifrat në funksion të ruajtjes së kontratës në tërësi? Nga 39 në 22 euro është një ulje jo e vogël, por për 15 vjet fitimin është shumë i madh. Si të përjashtojmë atëherë, në kushtet e dyshimit të përgjithshëm për kontratën, se janë këto interesa që ndikojnë në auditimin dhe zbardhjen e së vërtetës në koordinim memosvperimin e Drejtorisë së Tatimeve? Asgjë tjetër nuk mund të shpjegojë këtë autizëm të institucioneve në fjalë, ndërkohë që qoftë edhe për të vendosur referencat, qeveria dhe Ministria i kupton fare mirë hiletë. E këtu vijmë edhe te një problem shumë serioz me natyrë politike: Pas perceptimit se Edi Rama është i plotfuqishmi i qeverisë qëndron një rrjet në thurrje dinamike interesash, me ministra që e ruajnë veten dhe pozicionin duke u bërë zëdhënës dhe aksionerë të tyre. Por nëse diçka do të duhet të ndryshojë, ndoshta Edi Rama, por edhe ministri që ka qenë Guvernator Banke, pra i shpërblyer si rrallëkush në këtë vend, le të marrë disi për bazë letrën e sotme të Veton Surroit: Shkëputuni nga lidhjet e Sali Berishës./Respublica
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në ...
Presidenti Bujar Nishani ka kryer dekretimet e Prokurorëve n...
Analisti me përvojë i politikës së Shqipërisë, Robert Hand u...
Në të kundërt, dollari është rritur, në 129.27 lekë, duke qe...
Këshilli i Ministrave është ka miratuar sot një sërë vendime...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar në...
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka bërë një den...
Kryeministri Edi Rama së bashku me deputetin e Shkodres Agro...
Biznesmeni italian, Francesco Becchetti u bë një personazh i...
Jeni gjendur ndonjëherë në të tillë sitautë. Ja zgjidhja më ...
Gjykata e Durrësit ka shpallur fajtore dy motrat Kajtazi, me...
Rrikthimi nga Gjermania i azilkërkuesve shqiptarë do të vazh...
Nga Ben BlushiPërjetimi se po sheh njerëz të sillen si perso...
Nga Albert Sheqi*Ky është libri i dytë shumë i dobët i Blush...
Në një dalje për shtyp, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim B...
Qeveria Shqiptare përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve pr...
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Florian Rauning...
Investigim nga Lindita Çela dhe Gjergj ErebaraNë qytetin e v...
Kjo video transmeton pamjet në momentin kur një kazino vidhe...
Udhëzimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...