Ligji i ri: Kompensimi i pronave brenda 10 vitesh përmes pagesave me këste
Trajtimi i pronës dhe përfundimi i procesit të kompensimit t...
Nga Ban Ki-Moon
Familjet në një dasëm masakrohen në kulmin e festës nga sulmet ajrore. Pacientët në një spital digjen të gjallë në shtretërit që morën zjarr si pasojë e bombave. Gratë dhe vajzat në zonat e luftës, abuzohen dhe shiten si shiten skllave seksuale. Monumente që qëndronin në këmbë prej mijëra vjetësh, si emblema krenarë të kulturës dhe qytetërimit, reduktohen në rrënoja.
Mohimi i ndihmës humanitare; uria e qëllimshme ndaj popullatave të rrethuara; sulmet ndaj paqeruajtësve dhe përfaqësuesve të organizatave humanitare; të ashtuquajturat goditje kirurgjikale që synojnë shkatërrimin e spitaleve.
Këto janë vetëm shembuj më të fundit, të një erozioni të pacipë dhe brutal të respektimit të të drejtave të njeriut, dhe së drejtës ndërkombëtare humanitare në zonat e konfliktit nëpër botë. Gjatë 7 muajve të parë të këtij viti, 95 për qind e njerëzve të vrarë ose të plagosur nga armët shpërthyese në qytetet dhe fshatra e Jemenit, ishin civilë.
Më shumë se 90 përqind e civilëve të vrarë në konfliktet e sotme, po humbin jetën në zonat me popullsi të dendur urbane. Ne shpesh dëgjojmë që sistemet e armëve të sofistikuara kryejnë goditje më të sakta, por teknologjia e re shpesh ka sjellë intensifikimin e dhunës. Në të gjitha luftërat, luftëtarët dhe ata që i kontrollojnë ata, janë përgjegjës për mbrojtjen e civilëve, duke mos u kursyer atyre pasojat e konfliktit dhe duke siguruar që ata të kenë qasje në ushqim, ujë dhe shërbime mjekësore.
Prezumimi i respektit për gratë, burrat dhe fëmijët e zakonshëm të mbërthyer në konflikt, është themeli i të drejtës ndërkombëtare humanitare, e zyrtarizuar pas luftërave botërore të shekullit të kaluar, dhe i mbështetur nga i gjithë njerëzimi.
Më shumë se 190 qeveri, kanë nënshkruar ligje, konventa dhe parime që mbrojnë jetën e civilëve, nga Konventat e Gjenevës deri tek Përgjegjësia për t?u Mbrojtur. Kur Qeveritë nuk veprojnë për t?i zbatuar këto rregulla ? apo janë vetë autoret e shkeljeve ? pasoja është ushqimi i mosndëshkimit, që nga ana e tij gjeneron me tepër dhunë, zhgënjim të madh dhe gërryen më tej themelet e rendit ndërkombëtar.
Ka ardhur koha për përpjekje më të vendosura, për t?u shpëtuar jetën civilëve dhe garantuar respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar. Dje në Gjenevë, unë iu bashkova Peter Maurer, Presidentit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, për të dhënë një qëndrim kundër krimeve dhe mizorive që përcaktojnë momentin e tanishëm.
Sistemi ndërkombëtar ka mjete dhe mekanizma, për të nxitur pajtueshmërinë dhe përgjegjshmërinë, kur qeveritë kombëtare nuk mundin ose nuk duan të marrin masa. Është koha për t?i përdorur ato. Të gjitha qeveritë, duhet të dënojnë publikisht shkeljet, dhe punojnë së bashku për të ushtruar një presion maksimal, mbi ata që janë përfshirë në luftime.
Palët në konflikt, duhet të ndalojnë përdorimin e armëve të rënda eksplozive në zonat urbane dhe rezidenciale, ku shumica e civilëve janë vrarë dhe plagosur. Hetimet e brendshme dhe ndërkombëtare, kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur, dhe ne e kemi përdorur vazhdimisht Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe gjykatat e veçanta, si ato që janë themeluar për të hetuar abuzimet në Ruandë, ish-Jugosllavi, Kamboxhia dhe Sierra Leone.
Dhe ne duhet të identifikojmë publikisht dhe konsiderojmë përgjegjës të gjithë ata që u japin mbështetje qeverive, grupeve të armatosura dhe organizatave terroriste, të cilat kryejnë krime. Në Irak, Siri, Ukrainë, Jemen, Sudanin Jugor dhe gjetkë, shtete jashtë zonës së konfliktit janë duke ofruar mbështetje politike, materiale dhe financiare për forcat ushtarake dhe grupet e armatosura, që po u shkaktojnë dëme popullsive civile, të cilat paguajnë koston e rivaliteteve rajonale dhe luftërave me prokurë.
Mbrojtja e civilëve në kohë lufte, është një gur themeli i sistemit ndërkombëtar dhe Kombeve të Bashkuara. Indiferenca, vetëm sa do ta bëjë botën tonë shumë më pak të sigurtë. Dështimi ynë i vazhdueshëm për të vepruar, është një turp dhe njollë në ndërgjegjen e botës. Edhe lufta ka rregulla;është koha t?i zbatojmë ato.
?Huffingtonpost.com? ? Bota.al
Trajtimi i pronës dhe përfundimi i procesit të kompensimit t...
Shqipëria është një prej vendeve të Ballkanit ku niveli i us...
A mbajnë dot gratë pesha të rënda mbi supe sa burrat? A luft...
Me sloganin “Flisni për ata që nuk munden”, duke denoncuar r...
Sot është Dita Botërore e Shëndetit Mendor.Kjo ditë ka për q...
Zhvillimi i turizmit në zonat e mbrojtura ka qënë objekt i n...
85 vite më parë, në vitin e largët 1930, Mbreti Zog firmosi ...
Fillimi i vitit të ardhshëm do të shënojë edhe startin e mor...
Me anë të një deklarate për shtyp, MAS deklaron se, pas veri...
“Shumë pushues zgjedhin Greqinë dhe jo fqinjin e saj Shqipër...
Kryeministri, Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për f...
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri, trego...
Kur bëhet fjalë për të ecur përpara, ndonjëherë nuk është aj...
Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka prezantuar ditën e sotme riko...
Burime pranë Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian t...
Në fillim të pranverës së ardhshme, pacientët shqiptarë do t...
Rreth 50 familje të lagjes së quajtur ish SMT në Lezhë prej ...
Ministria e Jashtme Shqiptare ka publikuar një numër kontakt...
Ndonëse janë populli i dytë më i varfër në Europë, shqiptarë...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka shprehur ngushë...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...