web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vlorë/ Sekuestrohet 46 kg  kanabis, transportuesi i shpëton policisë

26 Tetor 2015, 08:29, Kronika CNA

Policia e Vlorës ka bërë me dije se gjatë një operacioni antidroge ka arritur të sekuestrojë një sasi prej 46.7 kg kanabis.

Sipas policisë, droga u gjet në automjetin e braktisur nga shtetasi Eraldo Danaj, i cili pasi kuptoi që po ndiqej nga forcat e policisë, braktisi makinën për tu fshehur.

Menjëherë pas ngjarjes, policia e Vlorës ka shpallur në kërkim 30 vjeçarin edhe pse nuk ka ende asnjë informacion rreth drejtimit që ai ka marrë.

 





Lajmet e fundit nga