web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Procedohet penalisht për sajimin e një vjedhjeje, paratë i kishte humbur në loto

16 Tetor 2015, 11:55, Kronika CNA

Policia e Shkodrës në një njoftim për mediat ka bërë me dije se ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku u raportua se një kambist është grabitur nga një person me armë, nuk është e vërtetë.

Sipas policisë,  shtetasi Ervin S, 31 vjeç, e kishte lënë në lloto sportive shumën prej 80 mijë lekësh, të cilën ai e raportoi si të vjedhur nga një person i armatosur.

 

Mëngjesin e sotëm u raportua se rreth orës 07.00, në Lagjen ” Perash”, pranë vendit të quajtur “Isa Boletini”, Shkodër, nën presionin e armës  tip pistoletë, një shtetas i  panjohur  i ka marrë rreth 80 mijë lekë të reja, shtetasit Ervin S., 31 vjeç vjeç, banues në Shkodër.

 

Ndërsa pak më parë, policia e Shkodrës ka dhënë këtë njoftim: Ndaj shtetasi Ervin S.,  filloi procedim penal në gjendje të lirë, pasi nga dëshmia e dhënë nga ky shtetas, rezultoi se nuk ka pasur grabitje,  por ka qenë një sajesë e vetë këtij shtetasi,  me qëllim justifikimin para pronarit të tij, të humbjes së kësaj shume lekësh  në lloto sportive nga ana e tij.

 

Materialet i kaluan per ndjekje Prokurorisë së  Rrethit Gjyqesor Shkodër për veprën penale “Njoftim i rremë në organet e rendit”, parashikuar  nga neni 272 te Kodit Penal.





Lajmet e fundit nga