web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tjeter rast bashkepunimi PS-PD ne nivel lokal, kete here ne Permet

9 Tetor 2015, 13:05, Politikë CNA

Shënohet një tjetër përcarje në koalicionin PS-LSI. Kandidati i kësaj të fundit ka humbur në garën për postin e Sekretarit të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Përmet. Socialistët dhe demokratët në këtë Këshill bashkuan votat për të votuar Veli Myftarin nga PS-ja. Ai ka marrë 14 vota pro dhe 8 vota kundër nga përfaqësuesit e LSI-së.

Ky nuk është rasti i parë që koalicioni PS-LSI përcahet në bazë. Vetëm një javë më parë në Prrenjas, ka qenë LSI që ka bashkuar votat me PD-në për të bllokuar kandidaturën e PS-së për sekretarin e këshillit.

Raste të tjera janë shënuar edhe në Shkodër, Gjirokastër e Dibër.Përmeti është rasti i dytë pas Shkodër, ku PS-ja bashkon votat me PD-në kundër kandidatit të LSI-së.

Burime të Lapsi.al thonë se kjo që ndodhi në Përmet është një lloj ?hakmarrje? e Koco Kokëdhimës kundër LSI-së, pas asaj që kjo e fundit bëri gjatë zgjedhjes se Kryetarit të Këshillit të Qarkut Gjirokastër. Në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, Bashkia e Përmetit u fitua nga kandidati i Partisë Demokratike.





Lajmet e fundit nga