Fatos Klosi: Ministrat deklarata të papërgjegjshme
Ish kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka d...
Shumë njerëz shpresojnë për një jetë më të mirë në Gjermani. Ndërsa refugjatët nga Siria apo Afganistani kanë shanse të mira që të mund të qendrojnë përgjithmonë, perspektivat për njerëzit nga Ballkani janë të pakta.
Çfarë shansesh kanë njerëzit nga vendet e Ballkanit Perëndimor për të përfituar azil në Gjermani?
Serbia, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina njihen në Gjermani si të ashtuquajtura vende të sigurta të origjinës. Qeveria gjermane do që ta zgjerojë listën e vendeve të sigurta të origjinës me Malin e Zi, Shqipërinë dhe Kosovën. Aplikantët nga vendet e sigurta të origjinës kanë pak mundësi që të lejohen të qendrojnë përgjithmonë në Gjermani. Vetëm 0,2 për qind të azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor u njihet këtu e drejta e azilit.
Ç’është një vend i sigurt i origjinës?
Një vend i sigurt origjine nuk e përndjek popullsinë e vet politikisht apo nuk praktikon ndëshkime antihumane apo poshtëruese. Por edhe qytetarët e vendeve të sigurta të origjinës nuk mund të dëbohen menjëherë. Juridikisht çdo azilkërkuesi në Gjermani duhet t’i jepet një shans për të dëshmuar se në vendin e tij është i rrezikuar politikisht. Kërkesa për azil nga njerëz nga vendet e sigurta të origjinës zakonisht refuzohet, përderisa nuk ka rrethana tepër të veçanta.
Kush ka të drejtë për azil në Gjermani?
Kushtetuta gjermane thotë: “Personat e përndjekur përfitojnë azil politik”. I përndjekur politik konsiderohet ai, që për shkak të bindjes së tij politike është aq i përjashtuar nga shteti i i tij, saqë shkelet dinjiteti i tij njerëzor. Situatat e vështira si varfëria apo shpresa për mirëqënie dhe një jetë më të mirë nuk njihen si arsye për azil. Azil politik në Gjermani gëzojnë vetëm njerëzit, të cilët nuk vijnë nga një vend i ashtuquajtur i sigurt origjine.
Kush vendos për kërkesën për azil?
Vendimin për kërkesën për azil e merr Enti Federal për Migracion dhe Refugjatë (BAMF). Ai vlerëson, nëse një aplikant ka të drejtën e azilit, nëse merr statusin e refugjatit apo i mohohen që të dyja. Derisa të merret një vendim, njerëzit lejohen të jetojnë vetëm në vendstrehimet e refugjatëve dhe fillimisht nuk punojnë.
Çfarë ndodh nëse refuzohet një aplikim për azil?
Nëse një kërkesë për azil në Gjermani refuzohet, dhe personi nuk njihet si refugjat, ai duhet të largohet nga Gjermania. Ai kërcënohet me dëbim të detyruar. Azilkërkuesi mund ta kundërshtojë dënimin duke ngritur padi. Deri sa të dëbohen ose në rast se largimi është i pamundur, këtyre njerëzve u jepet Duldung (qendrim i toleruar pëkohësisht). Arsyet mund të jenë sëmundje, mungesa e dokumenteve, apo situata në një vend të caktuar. Kjo vlen edhe për të miturit, që janë arratisur pa shoqërimin e të rriturve.
Kush konsiderohet në Gjermani refugjat?
Ligjërisht si refugjat – në dallim me migrantët – kategorizohen ato që përfshihen në përkufizimin e Konventës së Gjenevës për refugjatë. Refugjat është ai, i cili është i detyruar të largohet nga vendi i tij i origjinës si i rrezikuar për shkak të racës, fesë, kombësisë, mendimit të tij politik, apo përkatësisë në një grup shoqëror.
Kush konsiderohet emigrant?
Emigrant është në parim kushdo, që shkon në një vend tjetër, brenda vendit të tij apo përtej kufijve të shtetit. Për emigrantë flitet zakonisht, kur dikush largohet nga atdheu i tij, pa qenë në rrezik atje, por për shembull për të përmirësuar kushtet e tij të jetesës.
Çfarë nënkupton procedura Dublinit?
Në Gjermani nuk vendoset për çdo kërkesë për azil. Sipas rregullores evropiane të Dublinit në parim përgjegjës për procedurat e azilit është vetëm ai vend i BE-së, në të cilin azilkërkuesi ka hyrë për herë të parë. Nëse dihet se cili është ky shtet, refugjatët dërgohen zakonisht atje pa asnjë testim dhe mund ta bëjnë kërkesën për azil atje, sepse të gjitha vendet e BE-së konsiderohen vende të sigurta.
Ish kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka d...
...
Çmimi më prestigjioz për librin shkencor në Britani është fi...
Dëshmitari i mbrojtur Elvis Mataj ka dëshmuar kërcënimet që ...
Dritan Prifti ka hedhur akuza kreut të Lëvizjes Socialiste p...
Analistit Andrea Stefanit i kanë ardhur shumë mesazhe në cel...
Ish-ministri Dritan Prifti, ka deklaruar se kompjuterat e CE...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u shpreh se ish-funksion...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u shpreh se është lajm ...
Ka rrugë legale për të punuar në Gjermani, dhe për këtë nuk ...
BBC ka shkruar një artikull lidhur me ndërtimin e bunkerit n...
Siç duket nga foto e marrë nga televizori, duket se syte e E...
Deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi deklaroi se të ...
Revista prestigjioze holandeze “Elsevier” në një material të...
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=GchcFk4ZmGo&fe...
“Edhe pse në dy krahët e rrugë së Laprakës po punohet prej m...
Shqipëria sot ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në edicionin ...
Prej disa ditësh, të zënë me presh në duar nga avokatët e ve...
Kompania “Elite Consulting”, pronë e gruas së Elvis Metaj, ë...
Ka ditë që opozita po luan bukur, duke përdorur një material...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...