web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Arratisje nga liria”, historia e rrallë e politikanit Ndre Legisi që u bë fermer

25 Shtator 2015, 08:46, Aktualitet CNA

Gjashtë vjet më parë ai u arratis nga ajo liri që i jepte politika dhe kërkoi  një jetë tjetër në periferi, larg vëmendjes dhe publicitetit.

Regjisori Artan Rama dhe grupi i xhirimit i ?Të Paekspozuarit? ka udhëtuar drejt fshatit Zalt, disa kilometra larg Tiranës për të sjellë jetën e Ndre Legisit, pa kostumin e politikanit, por të fermerit në ?American Farm?

Ka njerëz të cilët arratisen edhe nga liria që ne fituan në 1990. ?Ka njerëz të cilët ikin drejt një lirie tjetër të madhe?, siç thotë Erich Fromm.

?Arratisje nga Liria?

Këto fusha, një pjesë e të cilave, të lëna djerrë, shtrihen jo shumë larg Tiranës. Këtu nuk ka ujë dhe energjia elektrike mungon.

Mbi kodrat përreth, ngrihen shtëpi të pakta dhe qetësinë e luginës,e prish, herë pas here, zhurma e avionëve që ulen diku pranë.

Jemi në Zalt. Ish deputeti Ndre Legisi i cili mbërriti këtu afro gjashtë vjet më parë.

?Në 2009 së bashku me 5 kolegë të tjerë vendosëm të largoheshim nga politika e partisë nga LSI ?

I mënjanuar dhe i zhgënjyer nga miqtë e tij më të ngushtë,duke mos e pranuar nënshtrimin, ai fillon betejën me fatin

Ndre Legisi: ?Provova të bëhesha avokat, pasi më lidhte shumë si deputet por nuk arrita dot. Isha jashtë të gjitha mundësive për ta kryer këtë profesion. Alternativa e vetme ishte bujqësia , pasi kisha një eksperiencë pune 10 vjet, thotë Legisi

Si një punonjës shkencor, kishte ëndërruar të bëhej veteriner, por politika ia kishte ndërprerë ëndrrën. Dhe tani që lidhjet me të i kishte shkëputur, pasioni u rikthye. Ish politikani, vendosi të shndërrohej në fermer dhe të ndërtonte një fermë

Ndre Legisi: ?Duheshin lekë ta bëje, dhe vullnet. Vullnetin e kisha por duheshin lekët. U reklamua një projekt i AZHBR-së që jepte kredi deri në 300 mln lekë të vjetra?

Këtu në Zalt, në këto shtigje me baltë e me ferra, mes zabelëve të egër, do të kërkonteta realizonte idenë e tij Ndre Legisi. Por në këtë truall, me banorë të pakët, vetëm shtatë kilometra larg Tiranës, vështirësitë ishin të mëdha

Ndre Legisi:  ?Nuk kishte drita. Duhej të sillnim dritat,pastaj duheshin hapur puse se nuk kishte ujë, duheshin hapur rrugë se nuk kishte rrugë. Zona është një pamje shumë e bukur por I largon njerëzit. Megjithatë në atë kohë trishtimi që kisha unë, largimit nga politika, diskutimeve dhe halleve që kisha nuk më bënë përshtypje. E diskutova me djalin që mori përsipër të bënte planin e biznesit. Isha skeptik, pasi pavarësisht nga edukimi, nuk besoja se do ishte I sukseshëm e do fitonte si projekt.

Në jetë, jo të gjithë e kanë mundësinë për një shans të dytë, por kjo, jo për Ndrekën.Ndërsa përballej me vështirësitë e para, një lajm i mirë mbërrin në fshat

Ndre Legisi:  ?Pasi aplikuam u vlerësuam dhe na u dha kredia. Ishte një moment çlirimi, por dhe entuziazëm i imi, sepse fitoi projekti që bëri im bir. Kjo më rriti pasionin të punoja këtu?

Përmes projektit,ai synonte të transformonte këtë terren të vështirë në një ferme të suksesshme. Por ndoshta, në një mënyrë tjetër, ai filloi të ndryshonte edhe vetë

Ndre Legisi: ?Fakti që banka e ndoqi gjithë administrimin e parave më krijoi besimin se në këtë vend mund të marrësh kredi, dhe nëse nuk I përdor të blesh benza, vila por për zhvillimin e biznesit për të cilin ti ke fituar të drejtën të marrësh kredinë them se do kesh sukses?

Por, në terren,situata dukej jo kaq e lehtë! Për banorët autoktonë të zonës, i sapoardhuri shihej me dyshim.

Ndre Legisi: ?Ishin paragjykimet e zonës. Çfarë bën ai këtu si politikan. Unë isha në shënjestrën e tyre. Edhe kur punoja isha në shënjestrën e tyre dhe mendonin se unë po shtiresha. Ka ardhur do ikë. Këto tabu ditë pas dite filluan të binin pasi unë isha me tan ë makinë, më shikonin me bidonë e termus në krah. Më shikonin duke shpërndarë djathë. Dhe më pas e kuptuan se ky veprim nuk ishte teatër por realitet?

Në fakt beteja për tokën nuk është vetëm një betejë më ferrat. Sepse sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kanë mbetur të pazhvilluara për shkak të konflikteve mes fshatarëve.

Në fakt beteja për tokën nuk është vetëm një betejë më ferrat. Sepse sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kanë mbetur të pazhvilluara për shkak të konflikteve mes fshatarëve.

Konfliktet për tokat nuk mungojnë edhe këtu. Ndaj ish-deputeti tregohet i kujdesshëm për të shmangur pasojat e këtij ligji famëkeq.

Ndre Legisi: Ligjit 7501 vetëm sa ngatërroi çështjet e pronësisë por nuk I zgjidhi. Vetë m sa I ka konfliktuar dhenuk I bëri me pronë. Unë bëj pjesë në ato 6 deputetë që në 1992 e kam votuar kundra. Pasi votova kundra u shqetësua grupi PS dhe zoti Ruçi më kërkoi llogari. Ata tha që  janë për tokat kështu duhet të gjejnë vendin e vet. Të shkojnë në Partinë Republikane po të duan.  

U emocionova. Ishte votimi i parë që dilja kundër. Nuk kisha kulturën e Partisë së Punës, pasi nuk kam qenë anëtar i asaj partie. Nuk i dija këto rregulla dhe u bëra keq.  Më shpëtoi Pandi Majko, I cili bëri një ndërhyrje. Pusho tha Ballist! Pusho kulak! . Ky ishte kur grupi qeshi (qesh dhe ai) dhe unë shpëtova dhe kapërceva situatën nga kjo përgjegjësi politike që do të mbaja për shkak të votimit kundër.

Konfliktet për tokat nuk mungojnë edhe këtu. Ndaj ish-deputeti tregohet i kujdesshëm për të shmangur pasojat e këtij ligji famëkeq.

Ndre Legisi: Që kur e mora këtë tokë, e mora me bankë. I hapa numër llogarie dhe lekët ia kalova direkt në numrin e tij të llogarisë. Kjo bëri që kur erdhi puan për ta shitur, prona kishte origjinë. Prandaj është shumë e rëndësishme, që seicili të interesohet të paguajë taksat të ketë hipotekën. Asnjë ditë nuk kam qenë informal.

Dhe kështu, në një ditë të zakonshme, gjashtë vjet më parë, Ndre Legisi nis një punë të re. Larg salloneve të politikës dhe shkëlqimit të një jete publike së cilës i përket,ai zgjedh të shkojë në pyll. Për shumë nga miqtë e dikurshëm, ai, është një i harruar. I zhgënjyer nga njerëzit, u kthehet kafshëve.

Ndre Legisi:  ?E nisa me stallën e vjetër. Mora ca qingja në fillim. Zonën e rrethova me mjete rrethanore. Isha I përkushtuar të hapja tarraca. Mora 30 kokë, ishte mençuri e tim biri që të mos rriskoja shumë. Pasi nëse do funksiononte më vonë do të blinim të tjera.
Transformimi do të përfshinte edhe këtë kodër e cila shumë shpejt do të shndërrohej në një tarracë ullinjsh, e çliruar prej ferrave shumëvjeçare. 120 rrënjëve ekzistuese do t?u shtoheshin edhe 80 të tjera.

Vullneti për të punuar zgjoi një traditë të hershme familjare: pasioni i dikurshëm për bletët u shndërrua në një aset të rëndësishëm për fermën e sapokrijuar. Falë tij, në Zalt u shfaqën kosheret e para që prodhuan mjaltë.

Ndre Legisi: ?Ne prodhojmë jo vetëm mjaltë por dhe bletë. I ndajmë i mirëmbajmë I shtojmë dhe I shesim. Komshiu këtu poshtë i ka bletët tek unë dhe sot ka gati sa unë. Shkon në 25 mijë lekë të vjetra një bletë. Është fitimprurëse nuk ka nevojë për shërbim të madh. Gjatë dimrit merrem me këtë punë

Prodhimet në fermë u shtuan. Dhe lista e gjatë e punëve nuk mund të zbatohej ?i vetëm?.

Ndre Legisi: ?Në ndihmë kam dhe një familje këtu. Deri tani ka qenë një biznes familjar?

Në krye të një ekipi të vogël, Ndre Legisi ndryshoi gjithçka. Hapi rrugën, shpoi tokën dhe nxorri ujin. Një pjesë të pronave të fshatarëve, i mori me qera,i mbolli me jonxhë e misër për të ushqyer dhitë. Ngriti një baxho për prodhimin e djathit dhe oborrin përreth stallës e mbolli me perime. Brenda një kohe të shkurtër, lugina u gjallërua. Derisa një ditë në fermë mbërriti një vizitor i veçantë.

Ndre Legisi: Avokat Ngjela i cili pavarësisht nga kushtet e këqija kur ndodheshim në atë kohë ka qenë një mbështetës dhe frymëzues. Por më tha: Me kaq sa e ke nisur ti zotëri, nuk bën dot prokupi, po nuk e rrite dhe ti japësh dimensione nuk mjafton.

Por ndonëse në përmasa të vogla, bilanci në fermë ishte në rritje. Falë kujdesit e përkushtimit, prodhimet ishin mjaft cilësore. Ndaj suksesi i saj nuk kishte mbetur pa rënë në sy!

Ndre Legisi:  Pata disa mundësira për të zmadhuar dimensione e kësaj ferme.

Por shpesh, një mënyrë e re e të menduarit është dimensioni i duhur për një vendimmarrje të drejtë. Pikerisht koncepti i partneritetit me biznesmenë të tjerë do t?i garantonte ish politikanit zgjerimin e fermës.

Ndre Legisi:  Falë partneritetit me Maksim Caslin, një biznesmen që kishte një fermë në Lushnje hartuam një plan biznesi dhe nisëm të ndërtonim një fermë më të madhe që kisha unë  

Përmes këtij bashkëpunimi mund të sigurohej një sasi më e madhe ushqimi, mund të rritej numri i krerëve të dhive  e kështu do të zgjerohej kapaciteti i fermës.

Ndre Legisi: Bujqësia dhe asgjë tjetër nuk bëhet nëse nuk ke një bashkëpunim të sukseshëm. Nëse do të arrijmë të kemi bashkëpunim me investitorë nuk do të zhvillohemi dot. Askush nuk është I zoti që vetëm të rrisë dimensione  e një ferme. Falë këtij bashkëpunimi nuk do të arrija kurrë të kisha këtë fermë.

?American Farm? do të pagëzohej inisiativa e re. Falë kësaj ortakërie do të ndërtohej një stallë tjetër, më e madhe dhe moderne. Nevoja për jonxhë e misër do të rriste sipërfaqen e punueshme dhe kërkonte një fuqi punëtore akoma më të madhe në dispozicion.  Nga 30 krerë dhi, që kishte në fillim, numri i tyre shkoi, në rreth 700. Bashkë me to u shtua dhe shumellojshmëria e racave.

Ndre Legisi:  Dhitë alpine i blemë në Francë.  Para nesh atje ka vajtur Gjergj Bojaxhiu, Petrit Ago, Nari i Lundrës.

Por, siç tregon më tej, ? ende pa mbërritur mirë në Shqipëri, ? një një surprizë e pakëndshme ia fashiti entuziazmin.

Ndre Legisi:  Në doganë mësoj që kafshët për therrje nuk paguajnë tvsh, ndërkohë që kafshët për riprodhim paguanin. Dhe 500 kokë dhitë mund të kishin mbetur në doganë nëse partneri im nuk do ishte I gatshëm të likuidonte faturat të cilat nuk ishin pak por 44 milionë lekë

Një shumë kjo, e cila në një rast tjetër, ? shpjegon ai,- mund t?i shtohej zërave të investimeve, për të cilat ferma e re kishte nevojë. Kjo taksë e padrejtë, mund t?i rëndojë bizneset e reja dhe shkakton dyshime në premtimet e qeverisë ndaj investimeve në bujqësi, ? vazhdon më tej.

Ndre Legisi: Nëse ne do mbetemi pa mbështetje financiare nga ana e qeverisë, gjërat do të vështirësohen shumë, jo vetëm për mua por për cilin do që ka bërë investim mbi fjalën e kryeministrit që çdo investim serioz në bujqësi do të ketë mbështetjen.

Në ?American Farm? gjithçka e kanë marrë seriozisht: që nga ushqimi i përzgjedhur, sipas një diete të shëndetshme, e deri te kujdesi ndaj racës.

Për Ndre Legisin, më shumë se e tillë, ferma,është një histori ndryshimi;është një proces transformimi, së pari, se si shohim veten tonë, e së dyti, përmes mënyrës që vështrojmë realitetin, si kërkojmë të na shohin të tjerët.

Gjashtë vjet më parë ai u arratis nga ajo liri që i jepte politika dhe kërkoi  një jetë tjetër në periferi, larg vëmendjes dhe publicitetit.

Ai punoi si bujk e fermer për të siguruar ekonominë e familjes, për të siguruar të ardhmen e fëmijëve.

Ai nuk kishte, as toka e as pyje, por ofroi punën, vullnetin e këmbënguljen,për të mos u kthyer kurrë pas; ai kërkoi miq tëtjerë dhe me ta ndërtoi një biznes të suksesshëm. Ndaj sot, ai ka dhe një reflektim

Ndre Legisi:  Tani nuk do ti ndërroja me politikanët. Tani jam më i lumtur se jam me Muratin, me Fetiun me këta punëtorët këtu sesa jam ndjerë ngrohtësisht me Edi Ramënn për shkak mënyrës sit ë duan dhe të kundërshtojnë dhe mënyrës si ata të duan dhe mund të ndërtojnë një partneritet .

Këtu në Zalt, në këto kodra të buta, ku ngriti biznesin, ish politikani, zbuloi një realitet të ri. I tërhequr në kopshtin e tij ai kërkon që këtë zgjedhje ta bëjnë dhe të tjerë.

Ndre Legisi: Unë kam një problem me atë pjesë të popullit që gjatë periudhës së komunizmit janë marrë me bujqësi dhe janë larguar nga fshatrat e tyre. Në mënyrë shumë të justifikuar, pasi s?kanë pasur drita, ujë, rrugë kanë ardhur në Tiranë. Njoh shumë agronomë që shesin në trotuare njëri tjetrit, këmisha. Në fakt ata janë agromonë, veterinerë, mund të merren me tokat e tyre dhe të krijojnë të mira materiale nga toka e tyre. E di se ka vështirësitë e veta, e kam provuar vetë. Kam përshtypje se më shumë do fitonin dhe më mirë do ndiheshin nëse do të mbanin dhi në fshat sic mbaj unë ose të punojnë tokën e tyre siç  bëj unë, sesa të shesin në trotuar ku dikur policia e Edi Ramës, më vonë e Lul Bashës e tani e Veliajt I gjëmon që t?I largojë nga trotuarët. Populli të kuptojë se politika nuk hahet, hahen produktet bujqësore e blegtorale. E të jetojnë mirë më shumë se të merren me politikë të merren me bujqësi e blegtori sepse ky është zanati i të parëve tanë. Unë nuk e di zanatin e gjyshit të Edi Ramës por di cfarë zanati ka pasur gjyshi im. Nuk është turp të bësh këtë punë, turp është të rrish pa punë apo të pasurohesh pa punuar asnjëherë. Ndihesh më me personalitet. Po të flisja nga pozitat e anëtarit të kryesisë së PS-së që jam formalisht sot, nuk do guxoja të flisja kaq lehtë. Ndihesh më i lehtë. E rëndësishme është shëndeti. Unë edhe sikur të gjithë këtë që ka këtu, me inat e pa inat ta marrë pushteti, unë prapë mbijetoj. Shkoj në një mal tjetër dhe ndërtoj jetën. Nuk ka rëndësi se cfarë janë ata për mua, rëndësi ka kush jam unë për veten time.

Pas një dite të lodhshme,ai ulet në mencën aty pranë me mikun dhe fqinjin e tij. Eshtë një mencë punëtorësh dhe çmimet janë të lira. Por është një ushqimi shijshëm që sigurohet prej fermave të zonës.

Pas pak, urbani i linjës do ta kthejë në qytet. Kostumin e politikanit e ka hequr prej kohësh dhe në sytë e pasagjerëve ai është një njeri i zakonshëm. Gjashtë vjet më parë ai zgjodhi të bëhej njëri prej tyre dhe vetëm tani arriti të kuptojë me të vërtetë,se çdo të thotë të jesh i tillë.





Lajmet e fundit nga