web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkencëtarët mund të kenë gjetur kurën për të verbërit

23 Shtator 2015, 05:57, Lifestyle CNA

Kur studiuesi i Wayne State University, Dr Zhou Hua-Pan vendosi një protein alge të ndjeshme ndaj dritës jeshile në minj të verbër në vitin 2006, ai u habit kur zbuloi se ajo rivendosi shikimin pothuajse menjëherë. Tashmë në vitin 2015, ky studim është duke u aplikuar tek njerëzit, për të zhdukur verbërinë.

RetroSense Therapeutics, kompania që pati kontratë kërkimore me Dr Zhou Hua-Pan dhe kohët e fundit ka marrë miratimin nga Administrata e Ushqimit dhe Drogës për të administruar testimet tek njerëzit, pritet të fillojë testimin e proteinës në 15 pacientë deri në fund të vitit. Sipas Singularity Hub, channelrhodopsin-2 është një proteinë që ndihmon shumë për sa i përket kthimit të shikimit tek njerëzit.

Proteina vendoset direkt në retinë duke përdorur terapi të gjenit, duke lejuar që sistemi ?rod-and-cone? të anashkalohet tërësisht dhe duke i dhënë qelizave të syrit për mundësinë për të depërtuar dritën.

 





Lajmet e fundit nga