web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Intervista/Skënder Gjinushi flet per dekriminalizimin, nderkombetaret dhe ndryshimet ne qeveri

22 Shtator 2015, 07:25, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, gjatë një interviste për gazetën SOT, shprehet se problemi në Shqipëri nuk janë katapultimi i të dënuarve në Parlament, por të pandëshkuarit e mëdhenj. Duke komentuar dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi, dy çështjet që po dominojnë këtë sesion parlamentar, Gjinushi ka pohuar se drejtësia në Shqipëri nis duke prekur vatrën dhe kokën e saj. Sipas tij, vatra dhe koka e korrupsionit në Shqipëri janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Gjinushi ka shtuar se Sali Berisha ka arritur ta ulë shënjestrën e amerikanëve pas gjithë atyre krimeve njerëzore dhe ekonomike. Sipas tij, mbijetesa e të padënuarve në krye të politikës shqiptare bën që të vegjetojnë të pandëshkuarit edhe në nivele më të ulëta.

-Reforma në drejtësi dhe dekriminalizimi po dominojnë këtë sesion të ri parlamentar. Cilat janë pritshmëritë tuaja për këto dy nisma?  

Defekti i mosfunksionimit të drejtësisë ka qenë gjithmonë në raport me politikën. Pra, në raport me korrupsionin dhe krimet në nivelet e larta të politikës. Gjyqësori nuk është lejuar të vendosë drejtësinë. Drejtësia nuk vendoset për disa individë të caktuar, duke krijuar ?institucionin e paprekshmërisë?, ku nuk preket koka, ku nuk preket ?vatra e infeksionit?, dhe patjetër që infeksioni përhapet dhe bëhet dominues në pjesë të caktuara të shoqërisë. Mbijetesa e të padënuarve politikë bën që të vegjetojnë të pandëshkuarit në nivelet e tjera, qoftë në administratë apo në gjyqësor. Pastrimi apo goditja e fenomenit dhe përgjegjësit kryesorë, nuk ndodh as nëpërmjet gjyqësorit dhe as medias, sepse media, të gjitha skandalet i barazon, përdor fjalinë gjithëpërfshirëse që kështu është kudo. Apriori, kur gabon njëri, kështu do bënin edhe të tjerët. Këto lloj formulimesh që janë mbështetur edhe nga ndërkombëtarët, kanë bërë që të jemi në këtë situatë, ku gjyqësori përballë politikës ka dështuar, siç ka dështuar në ndëshkueshmëri, ka dështuar edhe në momentet decizive. Gjykata Kushtetuese duhet të ndajë gabimet e politikës. Kemi parë rastet kur gjykata ka zbatuar ligjin, por ka pasur edhe raste kur urdhri politik ka bërë që të merren vendime majtas dhe djathtas.

Kjo loja e barazimit është edhe në prokurori; kur hap çështje për një të majtë, duhet të hapësh edhe për një të djathtë. Gjyqësorin dhe politikën, në esencë e pastron vota.   E para, e pastron opinioni publik, media dhe pastaj vjen gjyqësori. Që të kishim një politikë më të pastër, ose politikanë gjithnjë e më pak të implikuar, ose një gjyqësor gjithnjë e më të pavarur, do duhej që çdo tendencë për të kontrolluar apo mosndëshkuar, të ndëshkohej me votë. Kjo nuk ndodh gjithmonë. Ndodh ajo që sa më i përfolur të jesh, aq më shumë vota merr, dhe sa më problematik të jesh, aq më përkrahje ke në qarqet mediatike.

Ky bashkëkompromentim ka bërë që të mos funksionojnë valvulat kryesore si vota dhe dorëheqja. Në Shqipëri, edhe një herë që u bë protesta kundër korrupsionit, u quajt e tepruar kur në tërë botën politikanët japin dorëheqjen, jo sepse janë më të ndërgjegjshëm, por janë të ndërgjegjshëm se ata ndëshkojnë partinë, janë të ndërgjegjshëm se pas atij skandali po nuk e pastruan veten, nuk mund të riciklohen. Në Shqipëri është ndryshe. Rezistoi Saliu në ?96, ?97, ?98, mbijetoi dhe u riciklua. Bëri ç?bëri Luli me Saliun në 21 Janar, kërkoi të merrte Tiranën.

Me vrasje të zbardhur dhe pa u ndëshkuar, Luli kërkoi të fitonte Tiranën. Dhe kur nuk fiton, vjedh dhe votat. Po nuk arritëm të ndëshkojmë krimin, korrupsionin apo abuzimin, atëherë bëjmë një ligj për të ndëshkuar të pandëshkuarin. Pra, në Shqipëri problem qenkan të dënuarit dhe jo të padënuarit! Reforma nuk ka shumë entuziazëm për hir të së vërtetës. Duhet një përpjekje për ç?bllokim. Është e vështirë sepse duhen të bëhen dhe ndryshimet kushtetuese. Duhet të funksionojë 60 përqindëshi i popullit.

Ne kemi problem zbatimin e ligjit. Varet sesa ligji dominon në shoqëri. Reforma reale në drejtësi është që ajo luftë që ka filluar në drejtësi të disiplinojë qytetarin, t?u binden rregullave të shtetit duke filluar që nga trafiku rrugor, në pagimin e detyrimeve të energjisë e tatim-taksave. Lufta duhet të kishte filluar paralelisht edhe nga lart. Kjo do të bënte që gjyqësori të fitonte autoritetin e duhur më shumë sesa ndryshimi i ligjeve, apo përmirësimi i legjislacionit.   

-A mendoni se SHBA dhe BE po e shtyjnë Shqipërinë në rrugën e Kroacisë dhe Rumanisë, ku janë arrestuar elitat drejtuese duke nisur nga kryeministrat?

Të implikuarit e politikës dhe përgjegjësit e gjëmave kryesore që kanë ndodhur në Shqipëri, duke nisur nga piramidat e ?96 dhe vjedhja e votës, kanë arritur që t?ia ulin shënjestrën SHBA dhe BE. Nuk është problemi a u dënuan disa ish ministra apo kryeministra, por problemi këtu është se kur dënohet një ish ministër apo një ish kryeministër nuk ka më imunitet për të tjerët. Duhet kuptuar që drejtësia ecën me precedent. Nëse një ish ministër dënohet për një abuzim të caktuar, nesër nuk mund ta mbyllë asnjë prokuror e gjykatës çështjen e një ministri tjetër. Sado mik ta ketë, mund të japë një dënim më të vogël, por jo ta evitojë.

Kur faji ndëshkohet, të gjithë të tjerët do shkojnë të paguajnë faturat e energjisë, sepse nuk do futen të gjithë në burg. Frika ruan vreshtin! Kapot nuk i prek ligji, cenohen disa të përdorur dhe asgjë nuk ndryshon. Largohen 6-7 të fortë nga Kuvendi, por nuk ndryshon asgjë në politikë. E majta është më e shkëputur se e djathta edhe pse është në pozitë, sepse Berisha di ta bëjë qimen tra. Arriti ta kthejë luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në 20 vite, në nivelin politik, drejt disave që janë dënuar jashtë vendit. Kemi një politikë më të korruptuar sesa politikanë që kanë bërë krime.

  -Mendoni se po afron ora e shembjes së murit të pandëshkueshmërisë?    

Deri më tani jo! Çka ka të bëjë me deputetë, nuk ka lidhje me ndëshkueshmërinë. Për ngjarjen që bëri më shumë zhurmë, prokuroria nuk ngriti një akuzë për korrupsion, për afera të deputetëve të caktuar, por kishte të bënte me një përplasje lidhur me një ngjarje, me një pretendim i cili vlen të hetohet deri ku është e vërteta. Nuk përbën ndonjë çudi në Shqipëri, sepse të tilla ka për javë. Madje, Berisha, nuk resht së përsërituri skenare edhe më ogurzeza, më të stisura në një mënyrë apo në një tjetër.

Shumë nxituan të thonin se me goditjen e deputetëve deri edhe në paraburgimin e tyre nga vetë Kuvendi, filloi ndëshkueshmëria, por nuk është kjo. Ndërsa me hapjen e disa kapitujve për dëme të bëra jashtë, del qartazi hipokrizia e atyre që flasin për dekriminalizim dhe për nevojën e bërjes së rezolutave, apo ligjeve ekstra. Duket qartë se nuk ka nevojë as për rezolutë, as për ligje ekstra, mjafton që gjërat t?i çosh në vend.

Nëse ka një akuzë për dikë deputet apo shqiptar jashtë, organet e drejtësisë aty janë, le të gjykohen dhe të ndëshkohen nëse dalin të fajtorë; këtë se ka penguar askush përveç politikës. Dekriminalizimi i Kuvendit, duket qartazi që është vetëm një shmangie, që nga presioni që bëhet nga opinioni publik dhe faktori ndërkombëtar, për të ndëshkuar politikanët e implikuar në afera në Shqipëri, që kanë çuar në rritjen e kriminalitetit dhe korrupsionit, dhe kanë mbrojtur veten e të tjerët, të cilët këtë goditje përpiqen ta kalojnë te disa të përdorur nga politika që mund të kenë çështje të hapura, apo gjysmë të mbyllura jashtë Shqipërisë. Kjo e dyta është vetëm pasojë, ndërsa e para është shkaku. Populli thotë se peshku qelbet nga koka, ndërsa këta vazhdojnë të merren me bishtat!.

Dekriminalizimi ka bërë që të shmanget goditja nga politikanët e implikuar, që kanë përgjegjësinë qoftë direkte apo qoftë indirekte. Kështu, Berisha, nga i sulmuar të kalojë në sulm, nga një super i akuzuar të kalojë në një super akuzues. Data 23 qershor i dha shumicës mundësinë që të pastrojë llumin tetë vjeçar të Partisë Demokratike, të krijuar në politikë dhe shoqëri, qoftë majtas apo djathtas.

Nga politikanët e pandëshkuar dhe të përjetshëm, tani gjithë objektivi kthehet te disa të dënuar jashtë dhe si t?i ridënojmë me ligj. Gjëra që nuk njihen edhe nga legjislacione të vendeve të tjera. Vota e 23 qershorit i dha shumicës mundësinë të pastronte llumin tetë vjeçar dhe implikimet kudo qofshin, ndërsa tani ngrihen ata që humbën në 23 qershor të thonë që Kuvendi ka dalë i pisët dhe jemi ne ata që bëjmë listën e atyre që duhen ndëshkuar!! Rrjedhimisht, nga ndëshkimi me gjykata e prokurori, kemi kaluar te ndëshkimi me lista që hartohen nga Partia Demokratike.

-Pse parlamentarët refuzojnë testin e drogës? Çfarë do të ndodhte nëse do të bëhej testi i drogës?

Me ligje ekstra, nuk zgjidh asgjë! Ne jemi shtet demokratik dhe duhet të shkojmë drejt normales. Kjo është si memorandumi i skafeve. Ligjet vihen në proporcion me rrezikshmërinë. Ligje të tilla cenojnë të drejtat kushtetuese. Po të ishte ligj normal, do ishte përfshirë në Kod Penal dhe do e kishte e gjithë Evropa. E ka bërë Italia sepse dihet mafia italiane si shtet më vete. Për të evituar këtë presion të madh, kanë bërë këtë ligj. Kur kam shkuar në Ukrainë si kryetar Kuvendi, atje më thanë që 1/3 e Kuvendit kishin dalë të pavarur, të cilët ishin njerëz të botës së krimit.

Kandidonin dhe futeshin në politikë. Politika ka për detyrë morale që të bëjë një ligj, që njerëz të botës së krimit të mos përfitojnë nga demokracia e madhe, të kandidojnë dhe të futen në Parlament. Partitë vetë nuk duhet të kandidojnë të dënuarit dhe as të përfolurit, dhe nuk ke nevojë të bësh ligj. Kjo nuk është zgjidhje, sepse çdo gjë fillon dhe mbaron nga kreu.

-Si e vlerësoni raportin e OSBE dhe vendimin e mazhorancës për të ndërprerë marrëdhëniet?

Nuk ishte raport, por mbledhje e thashethemeve në media! Një ëeakiliks i medias shqiptare. Ne besojmë edhe shpifjet që bëjmë vetë. Këtë e ka përdorur PD. Lëshonin ndonjë akuzë dhe një nga agjencitë i publikonte. Këto akuza i merrnin të huajt dhe citonin agjencinë. Pra, çfarëdo që thoshte kjo agjenci, merrej si e mirëqenë. Në Shqipëri shpifet aq shumë, sa nuk gjen më se cila është shpifja dhe cila e vërteta. OSBE nuk duhet ta bënte këtë gabim.

Në Shqipëri nuk thuhet se çfarë ka nevojë të flitet, thuaj çfarë ka ndodhur. Këtu ka aq shumë afera dhe çështje të mëdha të krimit politik, saqë nuk ka nevojë të merresh me të përfolurit. Po të zbardheshin ato që i dimë të gjithë, nuk do ishim këtu ku jemi. Faktori ndërkombëtar po bën dy gabime njëherësh. Ndëshkueshmërinë në nivele të lartë e nxori në plan të dytë dhe kaloi te ndëshkimi i krimeve të ndëshkuara dhe e dyta, nga kapja e disa çështjeve për të parë si kriter sa funksionojnë organet e pavarura, si 21 Janari, Gërdeci.

Hoqi dorë nga kjo dhe OSBE futi një raport çfarë thonë për njëri-tjetrin dhe tha ?gjejeni ju të vërtetën?. Dhe kur ka krime të mëdha thonë dështoi klasa politike, ka emra politika. Kur zgjidhesh kryeministër dhe thua unë i mora votat, ti duhet të mbash përgjegjësi edhe për dështimin. Në gjithë botën kur plas një skandal, nuk thonë kështu ka ndodhur, kështu kanë bërë dhe të tjerë. Çdo gjë ka ndodhur në botë. Kur u bë 21 Janari thanë se kështu kanë vrarë dhe në Amerikë.

Po more, kanë vrarë dhe do të vrasin!! Secili merret me ngjarjen e vet. Dhe nuk ka vrarë njeri me urdhër të Presidentit, nuk ka vrarë njeri në prezencë të Presidentit. Në demokraci nuk ka urdhërues për vrasjen e protestuesve. Të merren me çështje konkrete dhe superçshtje të pazgjidhura. E gjithë vëmendja është si të dënojmë disa të dënuar.

A duhet të bëhen ndryshime në qeveri?

Ndryshimet në qeveri janë të mirëpritura. Sala e ka pasur për zakon që nuk i shkulte ministrat. Boden, me piramida pa piramida, nuk e shkulte. Mashtroi një popull të tërë dhe nuk e lëvizte. Edhe vetë ministrat duan të lëvizin. Nuk është e thënë të rrish tërë jetën në një ministri. Jo gjithmonë gjërat ecin ashtu siç i mendon ti. Suksesi dhe mossuksesi nuk varet nga një ministër. Kjo qeveri e mori vendin në grahmat e fundit dhe ka konsum të madh për ta ringritur.

Qeveria e kaluar i la një borxh të madh kësaj qeverie, borxhin publik, deficitin publik, borxhin ndaj pushtetit lokal, gropën e KESH, privatizimet e paligjshme, etj. Ndryshimet bëhen për përmirësimin e qeverisjes. Ndryshime u bënë dhe në Tatime, pasi ka një barrë të madhe që përcakton ekonominë. Ndryshimet nuk bëhen vetëm me masa, por dhe me njerëz. Ligjet krijojnë kushte për të promovuar njerëz të rinj.

-Edhe pse mazhoranca qeverisëse miratoi ligjin e dosjeve, ka vendosur që ta shtyjë. Cili është komenti juaj?

Ligji i lustracionit është një ligj emergjence, siç po bëhet ligji për dekriminalizimin. Berisha thoshte se ligji ishte rrezik për Sigurimsat. Berisha e bënte gjithmonë në prag të zgjedhjeve për të goditur kundërshtarët. Ligji i dosjeve është bërja publike e një të shkuare të panjohur. Pra, kërkojnë të lajnë duart, pasi kanë ngrënë bukë!





Lajmet e fundit nga