Shkodër / Të majtët votojnë kandidaten e PD-së për kryetare të qarkut
Sot janë mbajtur zgjedhjet për kryetar të qarkut të Shkodrës...
Partia Demokratike ka vazhduar me sulmet e saj kundër ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në një deklaratë për shtyp, kreu i Departamentit për Sigurinë dhe Rendin Publik, Enkeleid Alibeaj shprehet se ka fakte të reja që e provojnë mashtrimin e Tahirit në lidhje me makinën e drogës.
Sipas tij, Ministri kapet në informalitet nëse e ka shitur makinën dhe nuk e ka deklaruar.
Alibeaj më pas ka treguar të dhëna që e lidhin ministrin me makinën që pretendon se e ka shitur.
Deklarata e plotë.
?Fakte të reja provojnë mashtrimin kriminal të Saimir Tahirit, në lidhje me makinën e drogës AA003GB.
Për të fshehur përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në krim, në trafikun e drogës që bëhej me makinën e tij private nga kushërinjtë habilaj, Tahiri tha se e kishte shitur mjetin në nëntor të vitit 2013.
E kishte shitur por nuk e kishte deklaruar, pra ministri kapet në informalitet.
Por ja si është e vërteta.
Me 30 gusht të vitit 2014, një vit pasi ai deklaron se e paska shitur makinën, Saimir Tahiri shfaqet në timon në pikën kufitare të Kapshticës pikërisht me audin AA003GB. Ja ku është dokumenti i sistemit TIMS, e keni edhe në ekran.
Më herët, me 16 gusht po të vitit 2014, Saimir Tahiri dhe e famshmja AA003GB, shfaqen në pikën kufitare të Qafë Botës.
Dhe me 29 gusht të vitit 2014, sërish në Kapshticë, Saimir Tahiri me audin e tij AA003GB.
Ja pra këto janë faktet. Saimir Tahiri nuk e ka shitur makinën. Ajo është prona e tij, dhe me të zhvillohet linja e trafikut të drogës, AA003GB.
Kur makinën e tij private nuk e përdorin kushërinjtë e tij Habilaj, kontigjentë policie, të njohur si trafikantët më të mëdhenj të drogës në Vlorë, e përdor Ministri i Brendshëm.
Ky mashtrim publik vërteton edhe një herë implikimin e drejtpërdrejtë të Saimir Tahirit në trafikun e drogës, madje komandimin e kësaj linje, pasi përdorimi i makinës së ministrit, është licencë, është imunitet, është garanci e paprekshmëri për bandën.
Saimir Tahiri po krijon alibi e gënjeshtra pa fund për këtë histori.
Por ngado që rrotullohet ai është në krim.
Edhe varianti i tij për ti ikur krimit të drogës, me shitjen e makinës por mosdeklarimin e saj, për shkak të vendimi gjyqësor ndaj tij, është një shkelje e rëndë.
Tjetërsimi i këtij sendi me vullnet (pra shitja e makinës) nga debitori, edhe pse është në dijeni të faktit se ajo është bllokuar për efekt të përmbushjes së detyrimit gjyqësor, përben vepër penale të parashikuar në nenin 320 të Kodit Penal.
Konkretisht, dispozita penale parashikon si më poshtë:
Neni 320:
Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës
?Fshehja, tjetërsimi, konsumimi, dëmtimi apo shkatërrimi i sendeve për të cilat është marrë një vendim prej gjykatës, ose kryerja e veprimeve të tjera të bëra me qëllim që të mos ekzekutohet ose të pengohet ekzekutimi i vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.?.
Qartësisht shitja e makinës është një veprim i bërë për të penguar ekzekutimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë. Pra për të penguar drejtësinë.
Si rregull, qoftë edhe vetëm pas këtij deklarimi publik Prokuroria duhet të kishte nisur menjëherë marrjen nën përgjegjësi penale të Ministrit të Brendshëm, për konsumimin e veprës penale të parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal. Në këtë rast, nuk ka as nevojë për hetime të thelluara, duke qenë se deklarimi është bërë nga vetë Ministri i Brendshëm, i cili është vetëinkriminuar.
Ja ku jemi pra.
Ministri i Brendshëm i zhytur në krim, në shkelje ligji, në mashtrim publik.
Saimir Tahiri duhet të largohet menjëherë nga detyra, e të hetohet plotësisht dhe deri në fund.
Çdo orë më shumë në detyrë, është një orë me shumë në pushtet, e krimit, e antiligjit?, përfundon deklarata.
Sot janë mbajtur zgjedhjet për kryetar të qarkut të Shkodrës...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka kritikuar qeverinë për par...
Komisioni i Ligjeve është mbledhur ditën e sotme.I pranishëm...
Gjykatësja e Lezhës, Parashqevi Ademi do të ketë një gjyq t...
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka vlerësuar prezencën...
Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona pasi atyre i ës...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka bërë një denoncim të ashpë...
Deputeti, Astrit Veliaj do të gjykohet vetëm për shkatërrim ...
Deputeti Armando Prenga, pasi fitoi tenderin nga Ministria e...
Për të shmangur kaosin në rrugët e qyteteve të mëdha dhe par...
Kryeministri, Edi Rama ka pritur ditën e sotme në kryeminist...
Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e Grupit Parla...
Policia e Tropojës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit ...
Pas Shkodrës, radhën e patën Kavaja e Elbasani. Tregtarët e ...
Një shqiptar 27-vjeçar pret në një vend për parkimin e vetur...
Ish-kandidatja e PS-së për deputetet në Shkodër, Rozafa Zmij...
Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës në bashkëpunim ...
Nje pije e pasur me energji, perdorimi rekomandohet per spor...
...
Aktori dhe aktivisti Richard Gere së bashku me regjisorin Or...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...