web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Itaili / Plagosen 2 shqiptarë nga përplasja me armë në mes të bandave

20 Shtator 2015, 09:50, Aktualitet CNA

Dy shqiptarë janë plagosur nga një shkëmbim me armë zjarri në Oxilia tëMilanos në Itali.

Të plagosurit janë dy të rinjë shqiptarë 25 dhe 33 vjeç.

Sipas autoriteteve shkaku i ngjarjes kanë qenë disa llogari të pambyllura mes dy grupeve kriminale.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë dëgjuar krismat dhe menjëherë kanë njoftuar policinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët dhe ambulanca që ka dërguar dy shqiptarët në spital.

Ata janë jashtë rrezikut për jetën, pasi ishin qëlluar në këmbë.

Nga hetimet e para bëhet fjalë për llogari të pambyllura mes dy grupeve kriminale. Autorët të cilët kishin mbërritur aty me një makinë janë larguar pa u kapur.





Lajmet e fundit nga