web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sarandë / Kapen 12 kg kanabis, dy të arrestuar

20 Shtator 2015, 07:55, Aktualitet CNA

Policia e Sarandës ka sekuestruar 12 kg kanabis sativa duke arrestuar dy persona.

Në pranga kanë rënë Sadik Ogiçi, 59 vjeç dhe Vasil Nune, 59 vjeç.

Uniformat blu njoftojnë se kanabisi u gjet në një thes të zi dhe ishte gati për tu shitur.

Sipas informacioneve nga Komisariati i qytetit të Sarandës, Vasil Nune punonte si bari për Sadik Ogiçin.

Ai bashkëpunonte për drogën.





Lajmet e fundit nga